Shawn Corey Carter (sq:Shaun Korey Karter) lindi me 4 dhjetor 1969 në Brooklyn, New York, Shtetet e Bashkuara i njohur me nofkën Jay-Z është një reper amerikan,producent,kompozitor,Biznesmen.Jay-Z është një ndër këngëtarëve më të fashmëm të muzikës hip hop dhe rap i cili ka shitur rreth 75 milion këngë në mbarë botën nga të gjitha albumet e tij, dhe ka fituar 17 çmime Grammy dhe shumë nominime tjera.
Jay-Z | |
---|---|
Emri i lindjes | Shawn Corey Carter |
Gjithashtu njohur si | Jay-Z, Jigga, S-dot, Young Hova etj... |
Lindi | 4 dhjetor 1969 |
Origjina | Brooklyn, New York,Sh.B.A |
Zhanret | Rap, Hip hop |
Këngëtarë,Producent, Biznismen,Kompozitor | |
Labeli | Def Jam, Roc-A-Fella, Roc Nation |
Si ndërmarrës dhe investor, Jay-Z zotëron klubin 40/40, dhe është krijuesi i markës së modës Rocawear. Ai është krijuesi i lejbëlit Def Jam Recordings, Roc-A-Fella Records dhe Roc Nation. Si artist muzikor, revista amerikane Billboard e ka shpallur atë si artist me më së shumti albume në vendin e parë, i cili e mbanë rekordin me 13 albume.
Ai u martua me këngëtarën e njohur amerikane Beyoncé Knowles më 4 prill, 2008. Këta dy e kanë një vajzë me emrin Blue Ivy Carter, e cila lindi më 7 janar, 2012.
Shawn Carter vjen nga Marcy Projects, një lagje në Brooklyn,New York. Qysh në moshën e re, babai i Jay-Z e braktisi atë, dy motrat, vëllaun dhe nënën e tij. Shawn poashtu përmend në tekstet e tij se në vitin 1982, në moshën 12 vjeçare, ai e plagosi në krah vëllaun e tij më të vjetër pasi ja vjedhi një zinxhir. Shawn shkonte në shkollën Eli Whitney në Brooklyn, së bashku me reperin AZ. Në tekstet e tij, ai pohon se në atë kohë ishte involvuar në shitjen e kokainës dhe ishte plagosur 2 herë. Nëna e tij për ditlindje i kishte blerë një kasetofon, i cili e inspiroj të shkruante tekste dhe të bëjë muzikë. Në lagjen e tij, ai njhej si "Jazzy", nofkë e cila më pas ishte shëndruar në "Jay-Z".
Jay-Z u shfaq në disa këngë të reperit Jaz-O në fillimin e viteve të 90-ta, disa prej tyre ishin "The Originators" dhe "Hawaiian Sophie". Jay-Z poashtu kishte marr pjesë në disa performanca së bashku me reperin LL Cool J. Kënga e tij e parë zyrtare quhej "In My Lifetime", të cilën e lansoi me një videospot.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Jay-Z, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.