Jhvh

JHVH (ode YHWH) është katërshkronjëshi që përdoret nga hebrenjtë në biblën e tyre Tanah për emrin vetjak dallues të Perëndisë së Izraelit.

Ky emër përbën për besimtarët hebrenj dhe besimtarët e krishterë, Zotin (Perëndinë) e vetëm të mbarë botës, krijuesin e tyre, shpëtuesin, gjykuesin dhe shëlbuesin. JHVH është për ta "Çlirimtari i mëshirshëm" dhe "Besëlidhësi i drejtë" i popullit të zgjedhur të Izraelit, siç e paraqet Urdhëresa e 1 tek (Dalja 20:2):

Jhvh
Katërshkronjëshi JHVH në shkrimet e gjuhës fenikase, aramike dhe hebraike (nga lart poshtë).
    Une jam JHVH, Perëndia jote, që të ka nxjerrë nga robëria e Egjyptit. Ti s´duhet të kesh Perëndi tjeter përveç meje.

Këto shkronja shqiptohen në alfabetin hebraik kështu: י (jod´h) ה (heh) ו (vav) ה (heh) ose יהוה (JHVH).

Emri JHVH

Nga të gjithë emrat e Perëndisë, të përdorur në biblën hebraike, JHVH shfaqet 6.823 herë, sipas Enciklopedisë hebraike. Bibla Hebraike dhe Bibla Hebraike Shtutgartese të Shkrimeve hebraike e përmbajnë katërshkronjëshin 6.828 herë.

Jahudizëm, katërshkronjëshi JHVH është emri i pashprehshëm i Perëndisë, dhe prandaj nuk duhet të lexohet me zë të lartë. Për t´u lexuar me zë të lartë nga shkrimet apo në lutje, ai është zëvendësuar me fjalën Adonai (Zot). Trajta të tjera shkrimi si י (jod) ו (vav) (JV ose Jav); ose י (jod) ה (heh) (JH ose jah) lexohen në të njëjtën mënyrë.

Jashtë lutjes së drejtpërdrejte, fjala " ’ǎdônây" (אֲדֹנָי) nuk flitet nga disa judenj sepse përmendja kot e emrit të Zotit është dhunim i urdhëresës së tretë (Dalja 20:7). Prandaj, fjala lexohet shpesh si HaShêm (הַשֵּׁם), që do të thotë "Emri", ose në disa raste ’ǎdô-Shêm , një përbërje e ’ǎdônây dhe HaShêm. Nga judenjtë përdoret edhe fjala ’ělôhîym (Perëndi) për mos përmendjen e katërshkronjëshit JHVH.

Lidhje të jashtme

Tags:

Dhjetë urdhëresatIzraeliKrishterimiPerëndiaZoti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SinuzitiOrganizmiVaso pashë ShkodraniBig Brother Albania 2Gjergj FishtaLidhja e PrizrenitTretjaDhunaNaim FrashëriQarku elektrikKuvendi i VlorësHolokaustiKurrikulaMagnetizmiHumanizmiBipolarizmiShiu acidikBaladaRrotullimi i Tokës rreth DiellitMajlinda KelmendiKompjuteriSuediaMarin BarletiKiblaVeneraHijaHonore de BalzakBashkitë e ShqipërisëFyelliTiranaVeshkaLuiz EjlliRomeo dhe ZhuljetaPopullsia në BotëLiberalizmiMali i TomoritKështjellëKantoni Saint-Amand-MontrondDrejtkëndëshiDemografia e ShqipërisëDita e TokësNexhmije PagarushaAlfabeti arabMerkuri (planet)BronkitiSulfuriForcat e Armatosura të ShqipërisëKalaja e BeratitKripëratNeolitiRebelimi i vitit 1997Albert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e RelativitetitOrganizata e Kombeve të BashkuaraLlojet e vargjevSëmundja seksualisht të transmetueshmeFutbolliAristoteliEnergjia solareEgjipti i lashtëGjakovaSistemi i qarkullimit të gjakutMikroorganizmatPozita gjeografike e ShqipërisëKantoni Verdun-sur-le-DoubsFilozofiaParalelogramiEkosistemiVaçe ZelaLista e shfaqjeve teatraleMalësorjaDinozauriKimia makromolekulareDreriLista e komunave në KosovëLiturgjia bizantineKontaminimi i tokësHIV/AIDSMëlçiaGjeometria🡆 More