Illyrian Adventure është roman aventuristik i shkrimtarit amerikan Lloyd Alexander, ndër të tjera i përkthyer edhe në gjuhën gjermane nën titullin Abenteuer in Illyrien.
Romani aventuristik i autorit internacional të kurorëzuar nga disa shpërblime, zhvillohet në Iliri, një shtetë i vogël ballkanik i anashkaluar, në fund të shekulli XIX.
Vespa Holly, një vajzë e bukur, inteligjente me plotë elan pregadite me profesorin e saj Garret për Iliri, ashtu që të vazhdonin hulumtimet arkeologjike të ndërprera nga babi i vdekur. Në Iliri ata bien në intrigën politike që kishte shpërthyer ashpër në mes të dy grupeve të armiqësuara të popullit.
Fjalë të çuditshme kishin marrë dheun, thuhej që jetonte Vartani, i dashuri dhe heroi popullorë i mrekullueshëm Ilir nga shekulli i XII jetonte ende, po ashtu si thoshte kënga dhe këtë e besonin shumë ilirianë ? Çka është me trimin magjikë? Dhe kush është përgjegjës për atentatin mbi Vesper-in.
Vesper dhe profesori Garret nuk frigohen nga këo dhe së shpejti bëjnë një zbulim fantastikë...
Një arkeologe, e bija e një arkeologu të famshëm amerikan i vrarë në Iliri, i propozon profesorit të saj të vazhdojnë hulumtiet e të atit që një herit kishte qenë edhe mik i ngusht i profesorit të saj. Profesori edhe përkundër dyshimeve se kjo do të merte fund të mirë nuk e lë vetëm bijen inteligjente të mikut të tij, dhe kur informohet se Vespa kishte marë lejen e qëndrimit në Iliri, fillon organizimin e ekspeditës arkeologjike.
Qëllimi i vajzës ishte spastrimi i fjalëve që kishin marë dheun amerikanë për të atin e saj. Spekulime të ndryshme që thonin se në kohët e fundit i ati i saj kishte filluar të matufosej dhe të fliste teori të çmendura.
Ekspedita fillon me nisje e një trajekti kundërmues nga porti i Filadelfisë. Përderisa profesori ishte i koncetruar në punët e lejeve udhëtuese të cialt për shtete e vogla janë një breg letrash, Vespa që në barakat e doganës fillon të gjejë vetën dhe me veshjen dhe sjelljet e saja povokon jo vetëm nëpunësit por edhe popullin përreth saj.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Illyrian Adventure, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.