Iljaz Bej Vrioni: Politikan shqiptar

Iljaz ose Ilias bej Vrioni (Berat, janar 1882 - Paris, 17 mars 1932) qe latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.

Iliaz bej Vrioni
Iljaz Bej Vrioni: Politikan shqiptar
Kryeministër
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 16 tetor, 1921
Paraprirë ngaSulejman bej Delvina
Pasuar ngaPandeli Evangjeli
Në detyrë
30 maj, 1924 – 10 qershor, 1924
Paraprirë ngaShefqet bej Vërlaci
Pasuar ngaFan Noli
Në detyrë
24 dhjetor, 1924 – 5 janar, 1925
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaAhmet Zogu
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 16 tetor, 1921
Paraprirë ngaMehmet bej Konica
Pasuar ngaPandeli Evangjeli
Në detyrë
3 mars, 1924 – 10 qershor, 1924
Paraprirë ngaPandeli Evangjeli
Pasuar ngaSulejman bej Delvina
Në detyrë
24 dhjetor, 1924 – 6 janar, 1925
Paraprirë ngaSulejman bej Delvina
Pasuar ngaGjergj Koleci
Në detyrë
12 shkurt, 1927 – 18 prill, 1929
Paraprirë ngaHysen bej Vrioni
Pasuar ngaRauf Fico
Të dhëna vetjake
U lind më1882
Berat, Perandoria Osmane
Vdiq më17 mars 1932
Paris, Francë
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etXhemile hanëm Dino
FëmijëtNihal, Ali, Jusuf Vrioni (l. 1916)
PunësimiPolitikan
NënshkrimiIljaz Bej Vrioni: Politikan shqiptar

Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d'Honneur.

Biografia

Leu në Berat në oxhakun e Vrionasve, djalë dëshiri i rilindasit Mehmet Ali pashë Vrionit dhe gruas së tij të dytë, Hysnije hanëm Vokopola. Më 1890 i vdiq i ati, duke e lënë kësodore Iljazin jetim, kësodore u rrit në mesin e të bijëve të xhaxhait të tij, Aziz Pashës. Në mjediset e shtëpisë mori mësime shqipeje nga mësuesi shkodran Kolë Kraja.

Nxuri në ruzhdijen e vendlindjes, shkollimin e mesëm e vazhdoi në idadien e Janinës, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës "Mylkie"kryeqytetin e perandorisë. Ku u diplomua më 1905.

Pas Hyrrijetit, qe ndër vitet 1908-1911 kryetar i bashkisë së Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit.

Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile hanëm Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin.

Më 1920 qe delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjes, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi qe kryeministër dhe min. i Punëve të Jashtme. Iljaz bej Vrioni qe gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disamujore u përqëndruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.

Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare - pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë.

Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë qe përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për djetë ditët para së të ndodhte Lëvizja e qershorit.

U largua nga Shqipëria, qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike.

Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si min. i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 kur emërohet Imzot Gjergj Koleci.

Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 qe ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926.

Ndërroi jetë nga infrakti në Paris, u varros në Berat. Iu gatit një tyrbe nga usta Sinan Hasan Dibra ngjitur me Xhaminë e Plumbit të qytetit.

Në vitin 1946, regjimi diktatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t'i hedhur ato në lumin OsumBeratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.

Referime

Tags:

17 Mars18821932BeratiBeuDeklarata e Pavarësisë së ShqipërisëKryeministërParisi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëVerdhëzaTartufi (komedi)FliaKosova dhe bukuritë e sajFrancaRryma elektrikeEpilepsiaRrugaPerandoria BizantineKundrinori-kryefjala-kallëzuesiAli AhmetiLopaFigura stilistikeKalendari katoliko-romak i shenjtorëveLista e komunave në KosovëEnergjia kinetikeAziaYlliTom SojerMetabolizmiKryeministri i Maqedonisë së VeriutBosnja dhe HercegovinaAlbert AjnshtajniQelizat staminaleZambakuAvullimiPeshkopiaArtan GrubiMuji dhe HaliliButrintiSistemi i tretjesShahuTë drejtat e fëmijëveMultiple sklerozaNaim FrashëriLindja (biologji)Teoria e probabilitetitNjësia matëseDrini i BardhëBujar OsmaniParahistoriaBallkaniNdihma e parëMilanoItaliaMeshariRevolucioni industrialFabulaMorfinaAstronomiaShezai RrokajAfrikaMiguel de CervantesArben RakipiAtomiMona LizaLemzaVeshjet popullore shqiptarePermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitShqiponjaFjaliaIlirëtLidhja e PrizrenitKonventa për të Drejtat e FëmijësPrincipata e ArbëritKrahasimiDokumentet e Gjuhes ShqipeNjohja ndërkombëtare e KosovësLumi i BunësGjeografia e EvropësKarboniFadil VataBifurkacioni i lumit të NerodimësDritëro AgolliIsak NjutoniInteligjenca artificialeKundrinori🡆 More