Hamdi Bardhi (Prizren, 21 Janar, 1932- 18 Janar, 2006) ka qenë piktor shqiptar, mësimdhënës i artit figurative, dhe ka punuar në edukimin e artistëve të rinjë.
U lind më 21 Janar, 1932 në Prizren. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Prizren. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Figurative – Pikturë në Prishtinë, Kosovë. Gjatë studimeve ka punuar si mesimdhënës i artit figurativ në disa shkolla fillore në Rahovec dhe Prizren. Në vitin 1979, Bardhi përfundoi Akademinë e Arteve, por dëshira për edukimin e të rinjëve e bëri të vazhdonte punën ne arsim. Bardhi punoi si profesor i artit në Gjimnazin e Prizrenit prej diplomimit deri ne vitin 1994. Edhe pse u pensionua ne vitin 1991, pas 40 vite pune në arsim, ai punoi edhe tre vite pas pensionimit në të njejtin gjimnaz.
Pas një pune si mësues në periudhën e pasluftës, Hamdi Bardhi ka ndjekur Shkollën e lartë të Arteve Figurative në Beograd. Që nga viti 1965 ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës si dhe tre here nga 4 vite, është zgjedhur anëtar I kryesisë së SHAAFK–së. Nga viti 1997 ishte bashkëputor i revistes "Fidani" që botohet në në Prizren.
Për një periudhë 10 vjeçare, ka punuar me SHKA “Agimi” në Prizren në edukimin e artistëve të rinjë. Hamdi Bardhi është i njohur për paraqitjen artistike, dhe herë pas here fiktive, të elementeve arkitekturës, që e dominojnë veprimtarinë e tij artistike gjatë viteve të 1960-1970.
Enciklopedia e Artit të Jugosllavisë – Botuar në Zagreb, 1982;
Enciklopedia e Artit Bashkëkohor të Kosovës, Botuar në Bergamo, 2000;
Referime
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hamdi Bardhi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.