Ezequiel Muñoz: Futbollist argjentinas

Matías Ezequiel Muñoz (lindur më 8 tetor 1990) është një futbollist argjentinas i cili luan si qëndër–mbrojtës me klubin italian Sampdoria në Serie A në huazim nga Palermo.

Sampdoria">Sampdoria në Serie A në huazim nga Palermo. Pseudonimet e tij janë Il niño di Pergamino dhe El Chiquito. Ai është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të ditëlindjes 1990 nga revista sportive Don Balon.

Ezequiel Muñoz
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEzequiel Matías Muñoz
Datëlindja (1990-10-08) 8 tetor 1990 (33 vjeç)
VendlindjaPergamino, Argjentinë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniQëndër–Mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Leganés
Numri19
Karriera me të rinjtë
2004–2007Boca Juniors
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2010Boca Juniors17(0)
2010–2015Palermo131(5)
2015Sampdoria (huazim)4(0)
2015–2017Genoa49(0)
2017–Leganés19(0)
Karriera ndërkombëtare
2007Argjentina U170(0)
2009Argjentina U200(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 mars 2014 (UTC)

Ai ka në vëlla i cili pëlqen të luajë Ping Pong. Muñoz ka një pasaportë spanjolle.

Karriera me klube

Argentinos Juniors

Nga mosha pesë vjeçare e deri në moshën dhjetë vjeçare, Muñoz ka luajtur me skuadrat e moshave të Argentinos Juniors, një skuadër e vogël në qytetin e tij.

Boca Juniors

Në moshën 14 vjeçare, Muñoz u transferua te Boca Juniors, aty ai mori pseudonimin El Chiquito Muñoz. Ai luajti me skuadrën e parë që në moshën 17 vjeçare pasi në sezonin 2007–08, Muñoz luajti dy ndeshje në kampionatin argjentinas, ai gjithashtu luajti edhe një ndeshje në Copa Libertadores dhe tre në Copa Sudamericana.

Ai bëri debutimin e tij të plotë me skuadrën e parë më 24 shtator 2008 në fitoren 4–0 kundër LDU Quito, kurse debutimin në ligë e bëri më 12 prill 2009 në humbjen 1–0 jashtë fushe kundër Estudiantes de la Plata.

Me trajnerin e ri Alfio Basile, Muñoz u vendos në stolin e rezervave, kurse me ardhjen e Claudio Borghit, Muñoz e fitoi sërisht vendin e titullarit.

Palermo

Më 27 korrik 2010, argjencia argjentinase Dodici Corporation lajmëroi se Muñoz ishte transferuar te Palermo për 6 Milion $ (4.3 milion ). Mbrojtësi i ri preferoi që të lërë skuadrën e tij ku u rrit sëbashku me Christian Cellay, Juan Insaurralde dhe Matías Caruzzo vetëm për tu transferua tek klubi italian. Blerja e tij u zyrtarizua më 4 gusht, ai firmosi një kontartë pesë vjeçare me pagë 700,000 në sezon.

Ai bëri debutimin e tij me fanellën rosanero në ndeshjen play–off të Ligës së Europës kundër Mariborit, Palermo humbi ndeshjen me rezultatin 3–2. Më 29 gusht, ai bëri debutimin e tij në Serie A në barazimin 0–0 kundër Kaljarit. Më 15 dhjetor, Muñoz bëri debutimin e tij me Palermon në ndeshjen e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër skuadrës zvicerane Lausanne-Sport: ai shënoi golin e fitores në transfertë në minutën e 86të. Më 29 maj 2011, në finalen e Kupës së Italisë, Muñoz shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 1–2 kundër Interit, në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1–3. Në fund të sezonit, Muñoz kishte luajtur 42 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe kishte shënuar dy gola.

Muñoz ishte titullarë në dy ndeshjet kualifikuese të raundit të tretë të Ligës së Europës kundër skuadrës zvicerane Thun. Pas blerjes së Matías Silvestres, pas rikthimit nga dëmtimi të Mauro Cettos, dhe pas mbërritjes së trajnerit të ri Devis Mangia i cili zëvëndësoi Stefano Piolin dhe vendosjes së Giulio Migliaccios në qëndër të mbrojtjes, Muñoz priti 10 dhjetorin për të luajtur ndeshjen e parë në ligë, ai luajti në humbjen 1–0 kundër Cesenës.

Me ardhjen në stol të trajnerit Bortolo Mutti, Muñoz i erdhi mundësi për të luajtur sërisht dhe e mbylli sezonin me 21 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet (19 kampionat dhe 2 në Ligën e Europës). Në këto 21 ndeshje, ai arriti të shënoj një gl në javën e 28të në barazimin kundër Lecces; ai e shënoi golin pas një gjuajtje me kokë e cila përfundoi në cepin e portës. Për shkak të dëmtimit të Eros Pisanos, Muñoz u detyrua të zhvendosej në të dhjathtë të mbrojtjes.

Sezoni 2012–13 nuk do të ishte i mirë për klubin siçilian, ata në javën e 37të ranë zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 1–0 kundër Fiorentinës.

Për sezonin 2013–14, ai u emërua zëvëndës–kapiten mbrapa Edgar Barretos nga trajneri i ri Gennaro Gattuso. Një dëmtimi e mbajti atë jashtë fushave të lojës për ndeshjet e para të sezonit. Më 13 tetor 2013, Muñoz shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 1–0 kundër Pescarës; ai e shënoi golin në minutën e parë me kokë pas krosimit të Paulo Dybalas. Më 14 dhjetor 2013, Muñoz shënoi dy gola për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultatin 3–1 kundër Cittadellas, kjo ishte hera e parë që ai shënonte dy gola në një ndeshje. Ai i shënoi golat në minutën e 23të dhe 26të.

Karriera ndërkombëtare

Në vitin 2009, ai u thirr nga trajneri i Argjentinës Diego Maradona për një ndeshje miqësore kundër Panamasë. në këtë ndeshje, Maradona kishte vendosur që të luanin vetëm lojtarët e ligës kombëtare argjentinase. Ai nuk arriti dot të bëjë debutimin e tij për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Statistikat e karrierës

Redaktuar më 17 nëntor 2013

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Argjentinë Ligë Kupa Kontinenti Total
2008–09 Boca Juniors Primera División 2 0 0 0 5 0 7 0
2009–10 15 0 0 0 0 0 15 0
Total Argjentina 17 0 0 0 5 0 22 0
Itali Liga Kupa Kontinenti Total
2010–11 Palermo Serie A 34 0 4 1 4 1 42 2
2011–12 19 1 0 0 2 0 21 1
2012–13 32 0 0 0 0 0 32 0
2013–14 17 3 0 0 0 0 17 3
Total Itali 107 4 4 1 6 1 112 6
Karriera në total 119 4 4 1 11 1 134 6

Referime

Lidhje të jashtëme

Tags:

Ezequiel Muñoz Karriera me klubeEzequiel Muñoz Karriera ndërkombëtareEzequiel Muñoz Statistikat e karrierësEzequiel Muñoz ReferimeEzequiel Muñoz Lidhje të jashtëmeEzequiel Muñoz19908 tetorSerie AU.C. SampdoriaU.S. Città di Palermo

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RomaFormat e shtjelluara të foljesMuhammediFeja në ShqipëriDhelpraEmpatiaLeje DrejtimiDemografia e Maqedonisë së VeriutHistoria e ShqipërisëBurimet natyroreEmrat e bukur të AllahutMuzeu Kombëtar i KosovësMali i TomoritZejtariaAzem ShkreliLeku shqiptarMetri katrorMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikVektoriHashim ThaçiDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutIndiaMuri i Madh KinezYlli detarLibriOktapodiGjirafaShtatzëniaInstrumenti muzikorFan NoliBimët me farëFieriVlerësimi i nxënësveReaksioni kimikNaim FrashëriJohnny SinsShiu acidikMujiMagnetiPjesëzaHistoria e kompjuteritTikTokAriu polarBashkësitëEposi i kreshnikëveTiroidetKapitalizmiElefanti afrikanIsmail KadareLëvizja Nacional-ÇlirimtareArbëria në MesjetëRomeo dhe ZhuljetaKujdesi shëndetësorKolesteroliTermocentraliEvropa lindoreEvropaDermatiti atopikElefantiGjermaniaHistoriografia e SkënderbeutMatjaNdryshimet klimatikeKosova dhe bukuritë e sajKanceriSistemi operativNumri piPikëpresjaZef PllumiSistemi i qarkullimit të gjakutBronkitiShkollaWilliam ShakespeareShqipëria OsmanePërrallaHormonetIliriaMultiple sklerozaSyri i kaltër, Delvinë🡆 More