Të Epërmet e Francës (frëngjisht: Hauts-de-France ; Pikardisht: Heuts-d'Franche) është rajoni më verior i Francës i krijuar prej reformës territoriale të vitit 2014 me bashkimin e rajoneve Nord-Pas-de-Calais dhe Pikardi.
Rajoni kufizohet me Belgjikën. Prefektura e saj ndodhet në Lille.
Epërmet e Francës | |
---|---|
Departamentet | |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 31.813 km2 (12,283 sq mi) |
Popullsia (Janar 2020) | |
• Gjithsej | 5.997.734 |
Faqja zyrtare | hautsdefrance.fr |
Hauts-de-France është rajoni i katërt me i populluar në Francë dhe i dyti për nga dendësia pas Ile-de-France.
Rajoni mbulon një sipërfaqe prej 31,813 km katrorë. Kufizohet me Belgjikën (Flandrën dhe Ualloninë) në veriperëndim, detin e Veriut në veri, Kanalin e La Manshit në perëndim si dhe me rajonin Grand Est në lindje-junglindje, Ile-de-France në jug dhe Normandinë në perëndim-jugperëndim. Me Mbretërinë e Bashkuar e ndan vetëm Kanali i La Manshit.
Të Epërmet e Francës përbëhet prej pesë departamenteve: Aisne, Nord, Oise, Pas-de-Calais dhe Somme.
Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) i rajonit ishte 161.7 bilionë euro në vitin 2018, duke përfaqësuar 6.9% të totalit francez. PBB për frymë i shkallëzuar për fuqinë blerëse ishte 24,200 euro ose 80% e mesatares së BE në të njëjtin vit. PBB për punëtor ishte 101% e mesatares së BE.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Epërmet e Francës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.