Roman Dasma

Dasma njohur edhe si Lëkura e daulles është roman nga Ismail Kadare i botuar për herë të parë më 1967 në revistën Nëntori, kurse si libër më vete në vitin 1968 nga shtëpia botuese Naim Frashëri.

U përkthye në anglisht dhe u dramatizua nga radio BBC e Londrës në vitin 1969 me titullin "Dasma dhe fantazma".

Dasma
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Zhanriroman
Botoishtëpia botuese "Naim Frashëri"

I shkruar në kushtet e klimës së pafavorshme për krijimtari të lirë dhe rrezikut që u kanosej shkrimtarëve të cilët shkelnin vijën e partisë, romani u botua në vitin 1967. Romani është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikë prandaj disa studiues e interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist. Pipa e quan «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist» dhe sipas tij është shkërbim romani përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet.

Sfondi dhe përmbajtja

Ne gjysmën e dytë të viteve '60 Shqipëria pati versionin e saj të revolucionit kulturor kinez, ku shkrimtarët shqiptarë u detyruan të shkonin në "bazë" e të njiheshin nga afër me jetën e popullit. Të njëjtin fat e pati edhe Kadareja, i cili më 1966 u dërgua në qytetin e Beratit të jetonte "pranë popullit".

Prej tri romaneve të mëhershme të Kadaresë, i pari Qyteti pa reklama kishte mbetur pa u botuar, i dyti, Gjenerali i ushtrisë së vdekur ishte kritikuar ngaqë nuk e kishte prekur temën e ndërtimit të socializmit, kurse i treti, Përbindëshi ishte ndaluar. Në kushtet e ngricës së re politiko-ideologjike, shkrimtarët dhe intelektualët viheshin në rrezik të madh nëse shkelnin vijën e partisë. I përballur me klimën e pafavorshme për krijimtari të lirë dhe i gjetur nën trysni për të shkruar diçka për të "tashmen e gëzuar", gjatë qëndrimit në kombinatin e tekstilit në Berat Kadare mendon në duhet të braktisë letërsinë, apo të bëjë lëshime dhe të shkruajë nën trysninë e dogmës. Në këtë sfond merr formë romani "Lëkura e daulles" i cili si bërthamë kishte tregimin e pabotuar "Dasma e çuditshme" që Kadare e kishte shkruar disa vite më parë, por nga kjo bërthamë në fund nuk do të mbetej pothuajse asgjë.

Romani botohet fillimisht në revistën Nëntori nën titullin "Lëkura e daulles" kurse një vit më vonë del si libër më vete nën titullin "Dasma". Në faqet e romanit shpaloset një pasqyrë e "Shqipërisë së re"; ndeshen punëtorë, kantiere ndërtimi, punë riedukuese; pastaj ndeshen tema të asaj kohe si emancipimi i gruas, lufta kundër martesave me mblesëri dhe lufta kundër fesë. Romani përshkohet nga atmosfera festive, një gjë e pazakontë kjo për veprat e Kadaresë. Romani megjithatë është i mbushur me situata groteske dhe dialogë komikë, që i ka shtyrë disa studiues ta interpretojnë si tallje me aktualitetin komunist. Poashtu kritikon burokracinë.

Reagimet

Romanin e shkroi pa dëshirën e tij. U botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori", në kulmin e revolucionit kulturor. Kritika zyrtare e priti me entuziazëm dhe e cilësoi si një sukses në "riedukimin" e shkrimtarëve. Romani u prit me entuziazëm nga kritika letrare zyrtare e kohës dhe u pa si sukses në riedukimin e shkrimtarëve. Për këtë arsye Kadare e mori zët dhe e quajti romanin e tij më të keq.

Më 1968, Bilal Xhaferri u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Mirëpo meqenëse këtë akuzë e bënte një njeri me "njolla" në biografi, autoritet komuniste nuk e pritën mirë. Fadil Paçrami e qortoi rëndë Xhaferrin duke i kujtuar se ishte biri i një armiku të rendit. Arshi Pipa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësonte «nuk është roman i mirë, madje as nuk është roman, por thjesht një shkërbim romani përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet; ishte e kundërta e plotë e asaj që mburrte Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist»; madje duke e quajtur «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist». Ndërsa kritika shqiptare dhe ajo e huaj e ka parë si veprën më real-socialiste të autorit. Sipas Elsie, romani Dasma, krijim i Revolucionit Kulturor shqiptar të viteve 1966-1969, është vepër me vlera artistike të kufizuara, ndonëse është me interes si dokument i kohës.

Në vitin 1981 Kadare ripunoi veprën duke e përgjysmuar por pa i prekur aspektet politike (heqjet do të zgjonin dyshime) dhe kthehet në versionin e parë.

Përkthimet

Ndonëse vepër e shpërfillur nga autori, vepra u përkthye në disa vende perëndimore nga botues të majtë, përpara "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur". Për qëllim propagandistik është përkthyer anglisht nga Ali Cungu, Tiranë 1968, Nju Jork 1972; norvegjisht, Oslo 1976; suedisht, Stokholm 1976; holandisht, Roterdam 1979 dhe spanjisht më 1985.

Referime

Tags:

Roman Dasma Sfondi dhe përmbajtjaRoman Dasma ReagimetRoman Dasma PërkthimetRoman Dasma ReferimeRoman Dasma196719681969Ismail Kadare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Adem JashariLetërsia shqipeInteligjencaNumëroriPiter PanPolianaXha GorioOksigjeniMasaParisiKohaKombëtarja polake e futbollitFinlandaLista e komunave në KosovëKokainaSkënderbeuDritan Hoxha (gazetar)EkosistemiBletaDuhaniPesë Shtyllat e IslamitXhyzeLëkuraKështjellëBudizmiFiset ilireHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)PoloniaPubertetiTenisiRekordet Botërore GuinnessPlakatZvicraLista e vendeve sipas sipërfaqesMbretëria ShqiptareMitologjia ilireOrganizata e Kombeve të BashkuaraVullkaniBelgjikaEvropaReaksioni kimikParalelogramiÇifteliaFlamuri i KosovësKlimaFotosintezaArtan HoxhaGjethjaShtypjaInteligjenca artificialeRoma e lashtëKaliumiIftariDhëmbët e njeriutNënë TerezaSëmundjaSteve JobsFolkloriMekaPjesëtimiMatjaShkodraZemraMësonjëtorja e KorçësAriSimbolet shtetërore të KosovësJezusi27 MarsHonore de BalzakShenjat astrologjikeTanzimatiElbasaniPneumoniaQelizaQeniBazatDendësiaStatuti organik i Shqipërisë🡆 More