Beteja E Velikës

Beteja e Velikës ka qenë një betejë në kuadër të Betejave për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Gjatë zbatimit të vendimeve të Kongresit të Berlinit, kur Principata e Malit të Zi kishte marrë Plavën dhe Gucinë (së bashku me vendet e tjera), popullsia shqiptare përreth nën maskën e osmanëve sulmoi forcat malazeze në Velikë në dy raste, më 9 tetor dhe 22 nëntor 1879. Osmanët u mundën.

Beteja e Velikës
Pjesë e Betejat e Plavës dhe Gucisë
Data9 Tetor — 22 Nëntor 1879
Vendodhja
Velika
Pasoja E panjohur.
Palët pjesëmarrëse
Beteja E Velikës Mali i Zi Lidhja e Prizrenit
Ndihmë nga:
Beteja E Velikës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Teodor Milani
Fuqia ushtarake
~4,000 ~2,000

Hyrje

Sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit, territoret e Plavës dhe Gusinjes (atëherë Vilajeti i Shkodrës i Perandorisë Osmane) iu dhanë Malit të Zi. Megjithatë, osmanët nuk siguruan kushte që Mali i Zi të merrte Plavën dhe Gusinjen. Zyrtarisht synonin të respektonin vendimet e kongresit, por në të vërtetë osmanët mbështetën Lidhjen e Prizrenit që krijuan, edhe për të shmangur përmbushjen e detyrimeve që morën në Kongresin e Berlinit. Guvernatori osman i Shkodrës i dërgoi municione popullatës lokale myslimane të Gusinjes me qëllim që ata t'i rezistonin Malit të Zi.

Preludi

Deri në tetor 1879, forcat malazeze mundën të marshonin në Gusinje pa rezistencë. Kur Mali i Zi përgatiti forcat për një ekspeditë të tillë, osmanët ndërhynë te Fuqitë e Mëdha për ta ndalur atë, me justifikimin për të shmangur konfliktet eventuale. Oficeri ushtarak osman Muhtar Pasha mbërriti në Prizren në nëntor 1879, ku kishte 15 batalione. Osmanët informuan Malin e Zi se ato forca do të përdoreshin vetëm për të siguruar transferimin paqësor të Plavës dhe Gusinjes në Mal të Zi, i cili çmobilizoi disa nga forcat e tij bazuar në këtë informacion. Ndërkohë në Gusinje u mblodhën rreth 15.000 vullnetarë të parregullt shqiptarë. Ambasadori britanik në Stamboll A.H. Layard informoi qeverinë e tij se Porta nuk bëri asgjë për të parandaluar dyndjen e bandave të armatosura në rajonin e Gusinjes dhe theksoi se Porta do të mbante përgjegjësi për pasojat e këtij sulmi.

Milovan Đilas theksoi se fiset shqiptare të veriut kishin aspirata territoriale drejt fushës pjellore përgjatë lumit Lim në Plavë dhe Gusinje. Pas Kongresit të Berlinit, synimi i tyre ishte të zbrisnin në luginë përpara se institucionet zyrtare të Malit të Zi të kapnin kontrollin e fortë mbi të.

Pasojat

Beteja e Murinës ndodhi rreth një muaj më vonë pas betejës së Nokshiçës (4 dhjetor 1879) ndërsa komanda e lartë osmane po përgatitej të dërgonte trupa nga Manastiri nën drejtimin e Ahmed Muhtar Pashës për të qetësuar rezistencën lokale ndaj aneksimit. Forcat malazeze lëvizën nga Pepiqi kundër pozicioneve shqiptare në Metej, afër Plavës, kur u ndaluan nga Lidhja e Prizrenit. Pas përleshjes, forcat malazeze u tërhoqën në Sutjeskë, afër Andrijevicës dhe vullnetarët e parregullsitë shqiptare dogjën vendbanimet Vasojevići, Velika, Ržanica dhe Pepiqi. Të dyja palët pas betejës pretenduan fitoren.

Shih edhe

Referime

Tags:

Beteja E Velikës HyrjeBeteja E Velikës PreludiBeteja E Velikës PasojatBeteja E Velikës Shih edheBeteja E Velikës ReferimeBeteja E VelikësBetejat e Plavës dhe GucisëGuciaKongresi i BerlinitPlavaPrincipata e Malit të Zi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Përcjellësit elektrikGjuha shqipeRigoniAlgjebraSëmundja e ParkinsonitSëmundjet e zemrësDhimbja e kokësSistemi diellorDhëmbët e njeriutÇarls DarvinZemraVideosexParahistoriaTiranaYlli detarLufta e Dytë BotëroreSemundja e malariasSistemi muskulorNaum VeqilharxhiPëremriFiset ilireAutobiografiaZambaku shqiptarArben RakipiPeshku i kuqLiqeni i PrespësInsulinaPerandoria BizantineFotosintezaVjosaBraziliKundrinori-kryefjala-kallëzuesiJaponiaPjetër BogdaniArmët e SkënderbeutViktor HygoRiciklimiMbretëria e IlirisëPikëçuditsjaLindja (biologji)HidrocentraletShtetet e para ilireHolandaAndon Zako ÇajupiArbëria në MesjetëPingpongJelekuVera (stinë)Nënrajoni VerilindorLista e shkrimtarëve shqiptarëVullkaniIsmail KadarePerandoria OsmaneRusiaDomatjaËKryefjalaPlani i biznesitFjodor DostojevskiZënia e Diellit (Eklipsi)Shkollat e para shqipeAli Baba dhe Dyzet HajdutëtSkeleti i njeriutGjenerali i ushtrisë së vdekurFizikaGjeografia e EvropësLiqeni i OhritInxhinieria gjenetikeShumëllojshmëriaEnergjia e erësOksigjeniMbrojtja e mjedisitLetërsia shqipeNoizyBashkimi SovjetikRrezet ultravjollcë🡆 More