Besnik Sulaj

Besnik Sulaj është një prej 10 sipërmarrësve më të njohur në Shqipëri. Ai është pronar i disa kompanive të rëndësishme në vend. Prej vitesh ai investon në fusha si energjia, ndëtimi dhe turizmi. Ai ka lindur në 26 janar të 1969 në qytetin e Rrethi i Mallakastrës. Besniku e ka nisur karrierën e tij si sipërmarrës që në fillim të viteve 90, menjëherë pas rrëzimit të regjimit komunist. Ai ka qenë presidenti i klubit të futbollit KS Dinamo që prej vitit 2001 për 10 vite rrjesht. Nën presidencën e tij skuadra e KS Dinamo është shpallur 3 herë kampion.

Besnik Sulaj
U lind në1969
KombësiaShqiptar
ProfesioniBiznesmen
Fëmijë2

Biografia

Besnik Sulaj lindi në 26 janar të 1969 në qytetin e Rrethi i Mallakastrës. Ai e nisi karrierën si sipërmarrës në fillim të viteve 90 me tregëtinë e hidrokarbureve. Vitet që pasuan do ta shndërrojnë Besnikun në një prej investitorëve më të rëndësishëm në fusha si energjia apo ndëtimi. Sulaj që pas viteve 90 jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Investiment

Taiwan sh.p.k

Në vitin 2000 Besnik Sula ndërton kompleksin Taiwan, një investim serioz në fushën e tregëtisë së bareve, restoranteve e hotelerisë. Me një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katror, i pozicionuar në zemër të kryeqytetit, kompleksi “Taiwan” përmbledh një sërë restorantesh, baresh luksoze dhe ambjentesh argëtuese me lojëra si bilardo, videogame, bowling etj.

Regency International Casino Tirana

Në vitin 2005, Sulaj në partneritet me Thanasis Laskaridis fituan nëpërmjet një konnkursi ndërkombëtar licensën për hapjen e kazinosë së parë në Shqipëri “Regency Casino International”. Ky biznes operon në Tiranë në fushën e lojërave të fatit.

Aquadrom Tirana

Në maj të 2007, Besnik Sulaj investon në një tjetër biznes, duke u bërë pronari i Aquadrom të Tiranës. Kompleksi Aquadrom Tirana është i vendosur në një nga zonat më të bukura në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Në një hapësirë të gjelbërt prej 40 mijë metrash katrorë janë ndërtuar në harmoni me natyrën 6 pishina, 4 restorante, 3 bare, 5 fusha futbolli, lojëra për fëmijë dhe së fundmi një Irish Pub dhe Restorant, më i riu në kryeqytet.

Delvina Gas

Besnik Sulaj është presidenti i kompanisë “Delvina Gas”. Kjo kompani në shkurt të 2016 bleu të drejtat ekskluzive për ekplorimin dhe përpunimin e gazit natyral në bllokun e Delvinës nga bilioneri Malone Mitchel.

Tirana Parking

Në maj të 2016 kompania Taiwan shpk merr koncension nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e një parkimi nëntokësor me kapacitet 1500 vende parkimi. Tirana Parking një projekt i së ardhmes, synon t’ju vijë në ndihmë drejtuesve të mjeteve duke krijuar hapësira parkingu në kryeqytet.

FK Dinamo

Besnik Sulaj ka qenë president i Klubit të Futbollit Dinamo . Gjatë presidencës së tij ky klub futbolli ka fituar 3 herë titullin kampion . Në vitin 2009 Sulaj bën një prej investimeve më serioze për klubin, duke punësuar si trajner kroatin Zlatco Dalic i konsideruar si një prej trajnerëve më të mirë në botë. Dalic ka drejtuar kombëtaren e Kroacisë në finalen kundër Francës në kupën e botës në futboll në 2018.

Referime

Tags:

Besnik Sulaj BiografiaBesnik Sulaj InvestimentBesnik Sulaj ReferimeBesnik Sulaj

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LeukocitDante AligieriPushtimi italian i ShqipërisëKanabisi (Drogë)Lufta e Dytë BotëroreGjeniVeshjet popullore shqiptareZënia e Diellit (Eklipsi)SportiBajram CurriAlkooliTelefoniLiturgjia bizantineJeronim de RadaAK-47Petro MarkoLuljaAgjërimiKushtetuta e KosovësEnergjia kimikeBimëtTiranaStreptokoketPlutoni (planet)Figura stilistikeLista e sureve në KuranLigjet e NjutonitPranveraAustraliaHistoria e fesë islameKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeMigrenaTragjedia e OtrantosPellazgëtParahistoriaNamazi i Iqindisë1874 në muzikëAdem JashariTuberkuloziKoalaShpyllëzimiLloziNatriumiTanzimatiKalaja e BeratitGjeografia e AndorrësHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiNjeriuNjohja ndërkombëtare e KosovësUltësira Perëndimore e ShqipërisëDita e VerësBullizmiPesë Shtyllat e IslamitSulfuriYmer efendi PrizreniTigriCilindriVenaTingulliFejaFyelliRexho MulliqiPubertetiTruriKoordinatat gjeografikePasqyratIslamiWikipedia shqipFiset ilirePrincipata e Gjon KastriotitGrupet e gjakutFluturaRepublika Popullore e ShqipërisëRobotikaUiliam ShekspirKomunizmiHistoria e arteve🡆 More