Besnik Maroca lindi në Kamenicë më 10 tetor 1975, emër ky që pushka dhe rezistenca e Besnik Marocës (nofka SYLA) dhe bashkëluftëtarëve të tij e kthyen në Dardanë.
Rrjedh nga një familje me traditë të pasur atdhetare të cilën e karakterizon një e kaluar e lavdishme përballë shumë shkelësve të mëhershëm Osman, atyre serbë e së fundi për ta vulosur me gjak fjalën LIRI, pas-ardhësi i Ramës, Xhaferit e Zeqir Marocës të cilët ishin Kaçak dhe bashkëluftëtar të denjë të Mulla Idriz Gjilanit bashkë me Haki Efendinë e Muharrem Fejzën nga Hogoshti.
Besnik Maroca dhe shume bashkëluftëtarë te tij pikërisht ne lagjen e Haxhollëve në Bullaj të Marecit, pas një lufte të rreptë përballë forcave ushtarake armike, Besniku po i printe në tërheqje një njësiti të Zonës për të dalur nga rrethimi i hordhive çetnike, strategjia e tij arriti ta çajë rrethimin por Besniku pasi nuk i shef disa bashkëluftëtarë afër vetes, sërish hynë në rrethim për t'i nxjerrur të tjerët por kësaj radhe hyri në altarin e Lirisë për të mbetur gjithmonë i pavdekshëm.
Besnik Veli Maroca ra heroikisht me 21 prill 1999 si pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Karadakut.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Besnik Maroca, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.