Idriz Gjilani: Politikan shqiptar

Mullà Idriz Gjilani (Velekincë, 4 qershor 1901 - 25 ose 26 nëntor 1949) ka qenë ulema dhe patriot shqiptar i Kosovës.

Cilësohet një ndër tre shqiptarët në mesin e 100 personaliteteve botërore muslimane në enciklopedinë "100 great Muslim leaders of 20 century" përgatitur nga 40 akademikë muslimanë dhe botuar në Nju Delhi më 2005.

Idriz Gjilani: Politikan shqiptar
Mulla Idriz Gjilani

Më 11 qershor 2012, me rastin e Ditës së Lirimit të Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dekoroi pas vdekjes Mulla Idriz Gjilanin për kontributin e lartë për liri të Kosovës me dekoratën "Urdhri i Lirisë". Më 20 janar 2015 u nderua edhe me dekoratën "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani me rastin e 70 vjetorit të Masakrës së Gjilanit.

Biografia

U lind në Velekincëkazanë e Gjilanit në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Hajrullah Hasanit i vëllazërisë Kurteshi dhe i Sale Smakajt nga Cërnica. Mësimet e para i mori në mejtepin e Mulla Halim Cernicës, pasi i kreu më 1911 vijoi studimet në Ruzhdijen e Gjilanit për punë administrative. Lufta Ballkanike ia pengoi shkollimin dhe më pas nuk mundi të ndiqte më shkollimin e mëparshëm sepse shkolla u mbyll. Vijoi shkollimin e tij në medresen Atik në Gjilan. Pas shërbimit ushtarak në vitet 1924-'25, u diplomua më 1926 me Ixhezetnamé duke u bërë imam dhe marrë titullin mullà. Ishte në kontakt me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe përkrahte partinë Xhemijeti të Ferhat bej Dragës, ku ndihu në mosdëbimin e popullsisë shqiptare në Mbretërinë Jugosllave. Kreu detyrën e imamit në xhaminë e Pidiçit në Karadak në vitet 1927-'32 dhe më pas në Hogosht të Moravës së Poshtme deri më 1938 kur shkoi në detyrën e anëtarit i Mexhlis Ulemasë në Shkup, që e administronte jetën fetaro-arsimore të viseve shqiptare nën administrimin shtetëror të Jugosllavisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si i pari i besimtarëve të fesë islame në Nënprefekturën e Gjilanit, Myfti dhe Nënmyfti, e si imam ushtarak i Regjimentit IV të Ushtrisë së Mbretnisë Shqiptare, në Prishtinë. Drejtoi forca paraushtarake nën flamurin e Mbretnisë Shqiptare duke luftuar për Shqipërinë etnike kundër jugosllavëve dhe bullgarëve deri në vjeshtën e 1944. Më pas jetoi i fshehur, deri kur natën e 25-26 nëntorit 1949 Mulla Idrizi u dogj i gjallë nga serbët.

Referime

Literaturë

  • Mohammad Manzoor Alam (2005). 100 great Muslim leaders of the 20th century (në anglisht). New Delhi: Institute of Objective Studies. fq. 411. ISBN 9788185220062.

Tags:

1901194926 Nëntor4 QershorMollàUlemaVelekinca

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KolesteroliToskërishtjaLeku shqiptarHistoria e arteveKorçaFizikaRomeo dhe ZhuljetaMamuthiPërralla e shqiponjësHIV/AIDSJelekuGjeometriaHidrografia e ShqipërisëKlitoriHamletiLista e lumenjve në ShqipëriBeratiEkologjiaBetametazoniLista e kalave në ShqipëriSeksi analBujqësiaNatyraLista e vendeve sipas sipërfaqesLista e komunave në KosovëBletaHarry PotterMenstruacionetAfrikaFinlandaShqipëria OsmaneRacizmiHidrokarburetRobin HoodMuri i Madh KinezHasan PrishtinaNeptuni25 PrillNatriumiBifurkacioniAli Baba dhe Dyzet HajdutëtBusullaKarafiliBullizmiLemzaNamazi i SabahutSindroma DownShtatë mrekullitë e botësShqiptarët në Maqedoninë e VeriutBallkani PerëndimorPaneli diellorDardanëtHistoria HebrejeTrashëgimia kulturoreLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutBraziliNdre MjedaOqeaniGalileo GalileiLëndët ushqyeseLëvizja Nacional-ÇlirimtareRelieviGjitariSpermaAtomiDashuriaPiramida e KeopsitAudiArtizanati ShqiptarKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeAdoleshencaDetiLufta e Parë BotëroreLetërsia shqipeStalaktitet dhe stalagmitetShkodra🡆 More