Bahri Omari: Politikan shqiptar

Bahri Omari (Gjirokastër, 10 shkurt 1889 - Tiranë, 13 prill 1945) ishte publicist, nëpunës, botues, ministër dhe veprimtar i Ballit Kombëtar.

Ka qenë kunati i Enver Hoxhës, diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë, i cili pas Gjyqit Special firmosi dënimin me vdekje të Omarit.

Bahri Omari
Bahri Omari: Politikan shqiptar
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
7 shkurt, 1944 – 16 qershor, 1944
Paraprirë ngaRexhep bej Mitrovica
Pasuar ngaEqrem bej Vlora
Të dhëna vetjake
U lind më10 shkurt, 1889
Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më13 prill, 1945
Tirana, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etFahrije Hoxha
FëmijëtLuan Omari, Fatosi
Punësiminëpunës

Biografia

U lind në Gjirokastër, i biri i Iljaz Hilmi Omarit dhe Rehos, i ati ishte pronar i vogël tokash. U shkollua në ruzhdijen vendase dhe më pas në idadijen e Janinës, më tej në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "Mekteb-i Mülkiye-i Şahane" në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative ku u diplomua më 1911. Asokohe ishte i abonuar në gazetën frënge Le Temps.

Në moshën 25 vjeçare u emërua nënprefekt i Himarës. Organizoi dhe udhëhoqi çetat patriotike kundër andarteve greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë së jugut që zgjati deri nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore.

Më 1915 Omari shkoi në ShBA, ku ai u bë drejtor i gazetës Dielli të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, si përfaqësues i opozitës duke i qëndruar përballë partisë së Myfit bej Libohovësprefekturën e Gjirokastrës.

Në vitin 1924, gjatë qeverisë së Fan Nolit, themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Nacionale dhe botoi redaktoi organin e saj, Shekulli.

Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe "Bashkimi Kombëtar" ku aderoi. Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar nga italianët. Në 1942 u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.

Për këtë pozicion që ai mbajti u arrestua dhe u burgos pas ardhjes në pushtet të partizanëve. Gjatë burgut luante shah, siç kishte bërë edhe gjatë emigracionit sipas Kol Tromarës - mik i ngushtë i tij qyshë nga kohët e emigracionit anti-zogist. në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Special. Prokuror i çështjes ishte Bedri Spahiu, ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant Koçi Xoxe, një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i çgraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema "Kosova" (sot "Teatri Kombëtar"), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00. U ekzekutua ditën e nesërme në një hendek tek Kodra e Priftit në Tiranë. Para pushkatimit u thirri shokëve:

    “Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.

Nderime

Më 2004, me interesimin e të dënuarve të Gjyqit Special dhe me kujdesin e Institutit të të Përndjekurve, nga qeveria Berisha u akordua një fond për ndërtimin e një përmendoreje në një varr simbolik në varrezat e Sharrës. Në atë varr të përfunduar më 2007 u depozituan ato pak eshtra të gjetura. Në përmendore u shënuan emrat e të dënuarve të Gjyqit Special, si dhe emrat e P. Anton Harapit, Maliq bej Bushatit dhe Lef Nosit.

Më 24 nëntor 2014, me propozimin e Federatës Panshqiptare Vatra për të nderuar martirët e Vatrës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi Bahri Omarit si edhe vatranëve të tjerë të martirizuar ga regjimi totalitar komunist, urdhrin "Nderi i Kombit".

Referime

Tags:

10 shkurt13 Prill18891945Balli KombëtarEnver HoxhaGjirokastraTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MigrenaZhurmat në veshRënia e komunizmit në ShqipëriFoljaGjallesat në zhdukjeKaliIliadaLista e shteteve të EvropësMetaletBajram CurriShenjat astrologjikeTeuta e IlirisëTurizmi në ShqipëriPyetja retorikeHistoria e arteveMetriVeshje popullore të KosovësShtatzëniaFlamuri i ShqipërisëKitaraKarbohidratetThethiTokaGrupet e gjakutLibrazhdiZorra e trashëSistemi i organeve të frymëmarrjesAustraliaLetërsia e vjetër shqiptareEpitetiZejtaria në KosovëTrombocitiDielliShpendëtFan NoliFiset shqiptareIsak NjutoniTulipaniRrethi i DibrësSiguria e të dhënaveFëmijaShkretëtiraKarnavalet brazilianeLibriLiqeni i OhritHistoria e ShkodrësLista e llojeve të sportitFjodor DostojevskiTurqiaGjermaniaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutPerandoria RomakeDynymKisha e Shna Ndout, LaçTundraSinonimiAleksandri i MadhRrotullimi i TokësAlbert AjnshtajniTimuriXhensila MyrtezajErnest KoliqiOutlook.comMenstruacionetMbretëria e IlirisëOrganizata e Kombeve të BashkuaraRoma e lashtëSulfuriEmriPogradeciLimfocitiKoreja e JugutBaza e të dhënaveKalaja e PrezësBimëtGreqiaHendbollQarku i DibrësTeoria e evolucionit🡆 More