Asidenti është një term që rrjedh nga greqishtja: ἀσύνδετον - i palidhur, dhe është një element letrar, ku me qëllim nuk përdoren lidhëza dhe zëvendësohen me presje në fjali për t'i dhënë gjallëri e intonacion të shpejtë. Asidenti është e kundërta e polisidentit, ku përdoren të gjitha lidhëzat për të lidhur gjymtyrët, që renditen njëra pas tjetrës në fjali.
Në aspektin gramatikor, asidenti është dukuri e renditjes dhe vargëzimeve, pra listave të gjymtyrëve të cilat ndahen me presje dhe pa lidhëza.
Nëna, motra, nusja dalin. Ngrehin krahët që ta ndalin... (Fan Noli, Rend or Maratonomak)
Në këto vargje nuk janë përdorur lidhëzat, por janë përdorur presjet që shpreshin asidentin. Ashtu si Maratonomaku që vrapon për të shpurë sa më shpejt lajmin e gëzuar të fitores, ashtu siç dalin me shpejtësi dhe nga njëra pas tjetrës nëna, motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidhëza ecën me ritëm të shpejtë.
Pra, në këtë renditje pa lidhëza nuk theksohet asnjëra prej gjymtyrave, edhe pse fjalia e fundit ka më shumë peshë. E njëjta gjë ndodh edhe në shembullin e mëposhtëm, ka ritëm dhe intonacioni është gjithmonë në rritje.
Do të vjetroheshin papiruset dhe gjërat e përditshme, do të harroheshin luftërat, uria, epidemitë, vonesa e Nilit, aleancat, dekretet, skandalet e pallatit. (Ismail Kadare, Piramida)
Ajo karakterizohet nga mungesa e lidhëzave dhe fjalëve lidhëse midis fjalive përbërëse, nga rëndësia e lidhjes kuptimore midis fjalive dhe llojeve të intonacionit të shqiptimit. Asidentikisht mund të bashkohen fjali të pavarura, fjali të kryesore ose të varura.
Në ligjërimin e folur periudha asidentike karakterizohet nga intonacioni i veçantë që shërben si mjet për dallimin e marrëdhënieve që vendosen midis fjalive përbërëse.
Sipas marrëdhënieve dallohen këta lloje periudhash:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Asidenti, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.