Arkeologjia E Ferizajt: Arkeologjia e Ferizajt

Arkeologjia e Ferizajit ashtu sikur edhe Arkeologjia e Kosovës ka një pasuri të madhe arkeologjike por në këtë fushë nevojiten akoma hulumtime të shumta institucionale.

Nejse, tani për tani hulumtimet për arkeologjinë e Kosovës janë përfshirë në Enciklopedinë Botërore të Arkeologjisë (English: Encyclopedia of Global Archeology) si shtet me trashëgime të pasura arkeologjike. Resurset e pasura natyrale e të pëlqyeshme gjeostrategjike kanë qenë ideale për zhvillimin e jetës që nga kohët prehistorike, të cilat me krenari reprezentojnë trashëgiminë e pasur dhe të bollshme arkeologjike të shtetit tonë . Në fund të shekullit të 19, për herë të parë u publikuan të dhëna shkencore për trashëgiminë arkeologjike të Kosovës, me anë të hulumtuesve: A.Evans, F.Kanitz e të tjerë si: Ami Boué, Johann Georg von Hahn, Wilhelm Tomaschek. I gjithë aktiviteti arkeologjik i Kosovës fillon pas themelit të Muzeut të Kosovës në 1949. Prej shumë arkeologëve të Europës dhe të Botës sygjerohet se ai i Komunës së Ferizajit numërohet ndërmjet rretheve se ka pasuri të vlefshme të trashëgimisë arkeologjike.

Kapaku i Sarkofagut të Nikadinit

Arkeologjia E Ferizajt: Kapaku i Sarkofagut të Nikadinit, Hyjnia e Varoshit, Shih edhe 
Pamje anësore e Sarkofagut të Nikadinit

Tre arkeolog, një arkitekt dhe një piktor, nga hulumtimet në oborrin e pasëm të Xhelal Berishës në fshatin Nikadin jo shumë larg nga qendra e Ferizajit, kanë mundësuar gjetjen e themeleve të një kishe, për të cilën besohet të jetë që nga koha paleokristiane e shekullit V dhe VI. Nga hulumtimet besohet se Kapaku i Sarkofagut të Nikadinit ishte në themelet e kishës poshtë dyshemesë. Instituti Arkeologjik i Kosovës ka deklaruar se "Kapaku i Srkofagut", është vlerësuar si një element pagan dhe si një akt i pasjellshëm i krishterëve, ata e kishin shtruar me tulla dyshemenë e kishës. Shumë arkeologë shqipëtarë i kanë vlerësuar këto gjetje si zbulime shumë të pasura të themeleve të kishave paleokristiane në Kosovë. Po ashtu, gjatë kërkimeve janë gjetur blloqe të kohës së romakëve. Edhe pse Ferizai është një qytet i ri (130 vjeçar) krahasuar me qytetet e tjera të Kosovës, është e vjetër deri në kohën e Ilirisë së vjetër. Kjo është e regjistruar në shumë harta arkeologjike të shumë shteteve të ndryshme të botës.

Arkeologjia E Ferizajt: Kapaku i Sarkofagut të Nikadinit, Hyjnia e Varoshit, Shih edhe 
Hyjnesha e Varoshit

Hyjnia e Varoshit

Ana neolitike e identifikuar e Varosh-it lokalizohet 2 km në jug-lindje nga qyteti, në fshatin e Varoshit. Jo gjatë një ekspedite arkeologjike, por duke punuar në atë rrethinë janë gjetur gjurmë të ndryshme neolitike te një lloj çeramike. Shumica e materialeve të lëvizshme arkeologjike tregojnë gjurmë të njnë bërthame neolitike të Kulturës së Starçevës dhe Kulturës së Vincës. Në disa pjesë të kësaj rrethine arkeologjike gjatë 2011, regjistrime gjeofizike, u bënë matje me magnometër dhe rezultoi me struktura nëntokësore të cilat mund të tregojnë mbetje të shtëpive neolitike. Mbetje të këtyre gjetjeve besohet se janë gjetur edhe në mbetje të civilizimeve antike. Në Varosh, 500m nga kisha gjendet Urna, e cila që nga viti 1967 qëndron në Muzeun e Kosovës. Misteret kanë qenë të shumta që nga viti 1984, ku profesori i historisë, Ymer Berisha kishte gjetur një gur të gdhendur.

Shih edhe

Referime

Tags:

Arkeologjia E Ferizajt Kapaku i Sarkofagut të NikadinitArkeologjia E Ferizajt Hyjnia e VaroshitArkeologjia E Ferizajt Shih edheArkeologjia E Ferizajt ReferimeArkeologjia E Ferizajt191949 në KosovëAmi BouéArkeologjiaArkeologjia e KosovësEnglishEvropaJohann Georg von HahnKomuna e FerizajitKosovaWilhelm Tomaschek

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AziaThyesaShkollaVenaPuna (fizikë)MikroorganizmatAlfabeti shqipKanceriPejgamberët në IslamElhamdulilahBazatIliriaSistemi OperativDurrësiSistemi i tretjesQytetet e ShqipërisëKapitalizmiMultiple sklerozaRënia e komunizmit në ShqipëriIbrahim KodraParahistoriaLufta e ÇanakalasëSistemi diellorAK-47Java (gjuhë programimi)Solomon WisemanDiabetiKundrinori-kryefjala-kallëzuesiTurbinat me erëMartin CamajLetërsia romantike shqiptareUlçera në stomakDitar (Anne Frank)YlberiEkologjiaVitamina CHormonet e gjëndrave mbiveshkoreÇSëmundjet e zemrësSikur t'isha djalëBullgariaKushtetutaSpermaMëlçiaForca e rëndesësKultura e ShqipërisëNapoleon BonapartiLista e lumenjve në KosovëNdryshimet klimatikeDrini i ZiDendësiaNdre MjedaKongresi i BerlinitLetërsia e Rilindjes EvropianeBullizmiAlpet ShqiptareCikli i UjitAnkthiPresidenti i ShqipërisëGryka e RugovësPolifoniaNacionalizmiSistemi i frymëmarrjesMekaProteinaBipolarizmiOksigjeniVlerësimi i nxënësvePrinc VidiLista e maleve të ShqipërisëEnergjia solareLindja (biologji)Harry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Arsimi në ShqipëriBjellorusiaRomeo dhe ZhuljetaEtika🡆 More