Arben Theodhosi lindi në Tiranë më 1953.
Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në Maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit, i titulluar "Sfidë ndaj Kufijve", në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.
Pikturat e Theodhosit ndodhen në koleksione private në shumicën e shteteve të Evropës perëndimore si dhe në USA. Një ndër veprat më të vlerësuara është pktura në vaj "Purple Crucifix", e cila bën pjesë në koleksionin e artit modern të Muzeut dioqezan Albino Luciani" në Vittorio Veneto (Itali). Aktualisht Theodhosi punon si specialist restaurator në sektorin e artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës 'Gani Strazimiri'.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Arben Theodhosi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.