Dorëshkrimi I Ungjillit Të Elbasanit

Dorëshkrimi i Ungjillit të Elbasanit është një përmbledhje përkthimesh e shek.

XVIII të Dhjatës së Regjuhën shqipe. Megjithëse autori njihet më së shumti si Anonimi i Elbasanit, sipas Mahir Domit dhe Robert Elsie të dhënat gjuhësore dhe historike tregojnë se është vepër e Gregorit nga Durrësi. Emri i një Papa Totasi të panjohur gjendet i shkruar përmbi ballinë me të njëjtën bojë si teksti, për këtë arsye teksti i atribuohet Totasit për nga pronësia, në mos fare për nga autorësia e dorëshkrimit.

Punimi mendohet të jetë vepra më e vjetër e literaturës ortodokse shqiptare dhe përkthimi i parë i Biblës në shqip. Sipas Elsie dorëshkrimi u krijua më 1761, pak para se Gregori të bëhej Mitropolit i Peshkopatës së Durrësit (1762-1772). Selia e arqipeshkëvisë atbotë qe në Kishën e Shën Jon VlladimiritShijonElbasanit.

Dorëshkrimi përbëhet nga 30 fletë pa numër, 59 faqe të përkthimit biblik me format 10 x 7 cm. Alfabeti i përdorur është ai i Elbasanit, me 40 shkronja, shumica e të cilave krejt origjinale, dhe pa lidhje me asnjë gjuhë që rrethon atë shqipen. Megjithatë, sipas Dhimitër Shuteriqit dhe Mahir Domit, ka disa ndikime sllave e greke. Dorëshkrimi i Elbasanit është i vetmi dokument ku është gjetur përdorimi i alfabetit të Elbasanit deri më tani.

Dorëshkrimi u gjet ose u ble pak para Luftës Botërore nga Lef Nosi, që shquhej si koleksionit, dhe kishte në zotërim një bibliotekë personale mjaft të pasur. Iu konfiskua atij nga regjimi komunist më 1945 dhe tani ruhet në Arkivin e Shtetit.

Injac Zamputti transkriptoi dorëshkrimin, që mundësoi publikimin e tij në shqipen standarde për herë të parë. Pas qëmtimeve origjina mendohet të jetë në fshatin Polis pranë Librazhdit, fshat i cili në atë kohë qe pjesë e krahinës së Shpatit, sot në qarkun e Elbasanit, popullsia e të cilës u konvertua në Islam në fillimet e shek. XIX.

Referime

Tags:

Besëlidhja e ReDurrësiGjuha shqipeGregori i DurrësitMahir Domi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kalaja e KrujësAriu polarAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKallëzuesiKundrinoriSistemi i qarkullimit të gjakutAlbin KurtiNdajfoljaLista e sureve në KuranCuca e maleve (Dramë)PogradeciFamiljaAbdyl Hamiti IIKalaja e PrizrenitLugthiAventurat e Tom SojeritPërcjellësit elektrikLumi i ShalësAntigona (mitologji)Mjedisi natyrorEnergjiaPiramida (gjeometri)Merkuri (planet)Eklipsi i Hënës25 PrillPersonat me aftesi te kufizuaraMetri katrorNumriËndrraAdem JashariNdotja e ajritMatematikaInfermieriaKatroriGjeografia e ShqipërisëEnergjia potencialeKanceri në mushkëriSëmundjet e gjakutFran FrrokajMustafa Qemal AtaturkuINTELEGJENCA ARTIFICIALEDritëro AgolliArti i RilindjesHistoria e TiranësParahistoriaAhmet KrasniqiKontinentetNdarja administrative e ShqipërisëFolkloriElefantiDemokraciaSuediaRrotullimi i Tokës rreth DiellitShtatë mrekullitë e botësTetovaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreHashim ThaçiKalendari katoliko-romak i shenjtorëveShqipëria OsmaneProteinaVideosexKlima e ShqipërisëBlerim DevolliAeroplaniInternetiLufta e Dytë BotëroreTurizmiAzem ShkreliFoljaMushkëriaKanceriDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeMbretëria e IlirisëKomunikimiNjeriuArti në ShqipëriLista e festave në Shqipëri🡆 More