Anëtarësimi I Turqisë Në Bashkimin Evropian

Turqia është duke negociuar pranimin e saj në Bashkimin Evropian (BE) si një shtet anëtar, pas aplikimit të saj për herë të parë në Komunitetin Ekonomik Evropian, paraardhësin e BE, më 14 Prill 1987.

Pas dhjetë anëtarëve themelues, Turqia ishte një nga vendet e para që u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1949. Vendi ishte gjithashtu një anëtar i asociuar i Bashkimit Evropian Perëndimor që nga viti 1992 deri në fund të tij në vitin 2011. Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të Bashkimit Doganor me BE në vitin 1995 dhe është njohur zyrtarisht si një kandidat për anëtarësim të plotë më 12 dhjetor 1999, në Samitin e Helsinkit të Këshillit Evropian .

Anëtarësimi I Turqisë Në Bashkimin Evropian
Logo e Aplikacionit të Turqisë në Bashkimin Evropian
Anëtarësimi I Turqisë Në Bashkimin Evropian
Bashkimi Evropian dhe Turqia

Bisedimet për anëtarësim të plotë filluan më 3 tetor 2005. Progresi ishte i ngadaltë, dhe nga 35 kapitujt e nevojshëm për të përfunduar procesin e pranimit vetëm 16 ishin hapur dhe një ishte mbyllur deri në maj 2016. Marrëveshja e hershme lidhur me çështjen e refugjatëve në vitin 2016 midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian kishte për qëllim të shpejtojë negociatat pas ngecjes së mëparshme dhe të lejojë udhëtimin pa viza nëpër Evropë për qytetarët turqë.

Që nga viti 2016 negociatat e pranimit kanë ngecur. BE ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe deficite në sundimin e ligjit. Në vitin 2017, zyrtarët e BE u shprehën se politikat e planifikuara turke shkelin kriteret e Kopenhagës të pranueshmërisë për një anëtarësim në BE. Më 26 qershor 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE deklaroi se "Këshilli vëren se Turqia është duke u larguar më tej nga Bashkimi Evropian. Negociatat e pranimit të Turqisë kanë ngecur dhe asnjë kapitull tjetër nuk mund të konsiderohet për hapje ose mbyllje dhe asnjë punë e mëtejshme për modernizimin e Bashkimit Doganor BE-Turqi nuk është paraparë.”

Shih edhe

Referime

Linqe te jashtme

Tags:

Bashkimi EvropianHelsinkiKëshilli i EvropësTurqia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Gjeografia e ShqipërisëAlesia XhemalajVenusiPashallëku i ShkodrësPikëçuditsjaFestaPlazma e gjakutPiramida e KeopsitVjosaUlqiniTretësiratShenjat astrologjikeMiguel de CervantesKatroriKonferenca e Londrës (1912–1913)Shqipëria në Luftën e Dytë BotëroreSistemi i organeve të frymëmarrjesSistemi i frymëmarrjesKaliKallëzuesiPogradeciSulfuriDhimbja e kokësElektricitetiAeroplaniADNPula (shpend)Hans Kristian AndersenPerandoria OsmaneErnest HemingwayFan NoliEnergjia potencialeSami FrashëriSistemi operativQarqet e ShqipërisëNeurologjiaShëndetiKryefjalaKromozomiBifurkacioniHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLeku shqiptarTeknologjiaLejlekuShumëllojshmëriaNumëroriForcat e Armatosura të ShqipërisëHistoria HebrejeGjeometriaHekuriPeshkopiaProteinaHistoria e ShqipërisëLista e vendbanimeve ilireKanceri i gjiritShtjefën GjeçoviArti i RilindjesBashkimi EvropianRomeo dhe ZhuljetaLista e lumenjve në KosovëGjirokastraGjuhët indo-evropianeAmerika JugoreRiciklimiOksigjeniTrashëgimia kulturoreKulla EiffelVideosexFruthiTiranaMuri i Madh KinezVerdhëzaMetabolizmiToskërishtjaBujar OsmaniShiuKryeministri i Maqedonisë së Veriut🡆 More