Aleksandri Vi

Papa Aleksandri VI (Rodrigo Borgia l.

1 janar 1431, Xàtiva - v. 18 gusht 1503, Roma) ishte papa i 214 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 11 gusht 1492 dhe deri më 18 gusht 1503. Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti VIII, ndërsa pasardhësi Papa Piu III. Ai është një nga papët më të diskutueshëm të Rilindjes, dhe mbiemri i tij valencian i italizuar, Borgia, u bë një legjendë për libertinizëm dhe nepotizëm, të cilat tradicionalisht janë konsideruar si ato gjëra që e karakterizojnë papatin e tij. Megjithatë, reputacioni i tij është përpiluar kryesisht nga armiqtë e tij, të prelatës italiane dhe baronëve fuqia e të cilëve u shkatërrua nga ai. Dy nga pasardhësit e Aleksandrit, Sixtus V dhe Urban VIII, e përshkruajnë atë si një nga papët më të shquar që nga Shën Pjetrit. Reputacioni i tij qëndron më shumë në aftësitë e tij të konsiderueshme si një diplomat, politikan, dhe administrator civil dhe jo si një pastor , edhe pse lidhur me këtë të fundit ai nuk ishte më pak efektiv se çdo papë tjetër.

Papa Aleksandri VI
Alessandro VI
papa i 214 i Kishës Katolike
Aleksandri Vi
Zgjedhja 11 gusht 1492
Shugurimi peshkopal 26 gusht 1492
Fundi papatit 18 gusht 1503
Kardinalë të emëruar shiko kategorinë
Paraardhësi papa Inoçenti VIII
Pasardhësi Papa Piu III
Emri Rodrigo Borgia
Lindja Xàtiva, 1 janar 1431
Vdekja Roma, 18 gusht 1503
Varrimi Kisha Shën Mëria e spanjollëve në Monserrato

Lindja dhe familja

Roderic Llançol u lind më 1 janar 1431, në qytetin e Xativa pranë Valencia-s, Spanjë, një nga mbretëritë përbërëse të Kurorës së Aragonit, në atë që është tani Spanja. Prindërit e tij ishin Jofré Llançol i Escrivà (vdiq më 24 Mars 1437) dhe gruaja e tij Aragoneze dhe kushërira e largët Isabel de Borja y Cavanilles (vdiq më 19 tetor 1468). Emri i tij i familjes është shkruar Llançol në katalonisht dhe Lanzol në kastilianisht (spanjisht). Rodrigo mori mbiemrin e familjes së nënës së tij Borja në vitin 1455 pas lartësimit si papë të dajës së tij Alonso de Borja (I italizuar si Alfonso Borgia) si Calixtus III.

Dashnoret dhe familja

Një nga të dashurat e shumta të Aleksandërit, me të cilën pati lidhje më të gjatë, ishte Vanoza (Gjovana) dei Katani, e lindur në vitin 1442, dhe gruaja e tre burrave të njëpasnjëshëm. Lidhja filloi në vitin 1470 dhe ajo i lindi katër fëmijë të cilat ai i njohu haptazi si të tijtë: Gjoavani, më pas dukë i Gandisë (lindur në 1474), Cezari (lindur në 1476), Lucrezia (lindur në 1480) dhe Gofredo ose Guifre (lindur në 1481 ose 1482). Tre nga fëmijët e tjerë të tij, Giolama, Isabella dhe Pedro-Luisi, ishin pa prindësi të sigurt. Sidoqoftë, djali i tij Bernardo, fryt i lidhjes së dashurisë me Vitoria (Viktoria) Sailor dei Venezia në vitin 1469, është më pak e njohur sepse babai i tij e mbajti të fshehtë, më shumë për shkak të turpit, pasi ai ishte kardinal, që donte të bëhej papë. Ai hoqi dorë nga fshehja e fëmijëve të tij pasi Aleksandri i bëri edhe katër të tjerë. Prandaj, Bernardo pati më pak vëmendje se vëllezërit dhe motrat e tij. Kur u bë më i vjetër, ai u hidhërua me babanë e tij dhe iku me të ëmën.

Para ngjitjes në papati pasioni i Kardinal Borgias për Vanozën në njëfarë mënyre u zvogëlua, dhe ajo bëri një jetë thuajse të pensionuar. Vendi i saj u zu nga bukuroshja Giulia Farnese (Giulia Bella), gruaja e një Orsini, por dashuria e tij për fëmijët që pati me Vanozen u bë më e madhe se kurrë dhe ishin faktori kryesor i gjithë karrierës së tij. Ai dha shuma të mëdha për ta dhe i lavdëroi ata me çdo nderë. Atmosfera në familjen e Aleksandërit është tipike për shkakun se vajza e tij Lucrezia jetonte me të dashurën e tij Giulian, e cila i lindi atij një vajzë, Laurën, në vitin 1492.

Praktikisht, ai është paraardhës i të gjitha shtëpive mbretërore të Evropës, kryesoret janë ajo e jugut dhe perëndimit, duke qenë stërgjysh i Dona Luisa de Guzmanit, gruas së Mbretit Gjoni IV i Portugalisë, i Shtëpisë së Braganzës.

Edukimi

Rodrigo Borgia studoi juridikun në Bolonja ku edhe diplomoi, jo thjeshtë si Doktor i Juridikut, por si "juristi më eminent dhe më i mençur". Pas zgjedhjes së xhaxhait të tij si Papa Kallikstusi, ai u shugurua dhjak dhe krijoi Kardinal-Djakun e Shën Nikollës në Karkeser në moshën 25 vjeçare në vitin 1456. Vitin pasues, ai u caktua apostolik i Kishës së Shenjtë Romake. Që të dy zgjidhjet ishin karakteristike për moshën e tij. Në vitin 1468, ai u shugurua në priftëri dhe, në vitin 1471, ai u bë peshkop dhe u caktua Kardinal-Peshkop i Albanos. Duke shërbyer në Roman Curia nën pesë papët - Kallikstusin III, Pius II, Paul II, Sixtus IV dhe Innocent VIII – Rogrido Borgia fitoi përvojë administrative të konsiderueshme, ndikim dhe pasuri.

Personaliteti

Rodrigo Borgia ishte njeri inteligjent që vlerësonte artin dhe shkencën dhe kishte respekt për kishën. Ai ishte i aftë dhe i kujdesshëm, dhe nga disa konsiderohet si "prift politik". Ishte orator i mirë dhe i mrekullueshëm në bisedë. Përveç kësaj, ai ishte "i njohur me Shkrimin e Shenjtë, kështu që fjalimet e tij ishin mjaft të mbushura me tekste nga Librat e Shenjtë".

Kryepeshkopi i Valencias

Aleksandri Vi 
Plaque outside the Archbishop's Palace, Valencia.

Kur xhaxhai i tij Alonso de Borja (peshkop i Valencias) u zgjodh Papë Kallikstusi III, ai "trashëgoi" postin e peshkopit të Valencias. Gjashtëmbëdhjetë ditë para vdekjes së Papa Innocentit VIII, ai propozoi Valencian si metropol dhe u bë kryepeshkopi i parë i Valencias. Kur Rodrigo de Borja u zgjodh papë si Aleksandri VI pas vdekjes së Innocentit VIII, ishte radha e djalit të tij Cesare Borgia që të "trashëgonte" posti si arqipeshkvi i dytë i Valencias. Arqipeshkvi i tretë dhe i katërt i Valencias ishin Juan de Borja dhe Pedro Luis de Borja, stërnipi dhe vëllai i Aleksandërit VI.

Përkthimi i pllakatës në anën e Pallatit të Arqipeshkvit të Valencias:

ALEKSANDËR VI
9 korrik 1492, Papa Innocent VIII, me kërkesë të Kardinal Borjes dhe Monarkëve Katolikë, e ngriti Valencian në rendin e metropoliteve, duke e bërë Rodrigon e Borjes kryepeshkopin e parë të Valencias.
1492 - 1503

Zgjedhja

Aleksandri Vi 
Desiderando nui, 1499

Me vdekjen e Papa Innocentit VIII më 25 korrik 1492, tre kandidatët ishin kardinali Borgia, si kandidat i pavarur, Ascanio Sforza për Milanezët dhe Guiliano della Rovere si kandidat pro-francez. Flitej, por pa prova, se Borgia pati sukses pasi bleu më shumë vota, dhe Sforza në veçanti është korruptuar me katër mushka të ngarkuara me ari. Kjo ishte portretizuar në TV në serinë The Borgias (2011), por është një gënjeshtër popullore për Papa Aleksandrin. Dëshmohet se Borgia udhëhiqte qysh në fillim dhe thashethemet filluan vetëm pas zgjedhjeve, dhe që Sforza dhe della Rovere ishin po aq të gatshëm dhe në gjendje për ryshfet si gjithë të tjerët. Fituesi dhe zyrat e dhëna Sforzës, për më tepër, janë me vlerë të konsiderueshme më shumë se katër mushkat me ngarkesa argjendi. Johann Burchardi, mjeshtër i fshehtë i ceremonive dhe një figurë udhëheqëse e familjes papale për disa nga papët, regjistroi në ditarin e tij se mbledhja e fshehtë e vitit 1492 ishte një fushatë e shenjtë e veçantë. Della Rovere mori një shumë prej 200,000 dukatesh nga Mbreti Karli VIII i Francës, me një shumë tjetër prej 100,000 nga Republika e Genoas. Borgia u zgjodh më 11 gusht 1492 duke marrë emrin Aleksandri VI (për shkak të konfuzioneve me statusin e Papa Aleksadrit V të zgjedhur nga Këshilli i Pizës). Giovanni di Lorenzo de Medici (më pas Papa Leo X) thuhet se është kritikuar ashpër për zgjedhjet dhe lëshoi paralajmërimin e mëposhtëm:

Tani ne jemi në fuqinë e një ujku, mbase më i pangopuri që bota ka parë ndonjëherë. Dhe në qoftë se ne nuk do të ikim, ai në mënyrë të pashmangshme do të na gllabërojë.

Ky është një citim i gabuar popullor. Ajo çfarë Medici tha në vërtetë është:

Ikni, ne jemi në kthetrat e botë.

Një kritikë e tillë megjithatë nuk besohet të jetë thënë nga Giovanini i ri: "Edhe pse ai ishte i zhvilluar para kohës, kardinali vështirë se mund ta ketë bërë këtë vëzhgim kur ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç."

Në kontrast me papatin e mësipërm, Papa Aleksandri VI respektohet fillimisht për administrimin e rreptë të drejtësisë dhe qeverisë së rregullt. Megjithëkëtë, ai filloi të përfshinte të afërmit e tij në kisha dhe u zgjerua në kurriz të fqinjëve të tij. Cesare Borgia, biri i tij, derisa ishte shtatëmbëdhjetë vjeç dhe student në Piza, u bë kryepeshkop i Valencias dhe Giovani Borgia trashëgoi dukën spanjolle të Gandias, shtëpinë stërgjyshore të Borgias në Spanjë. Për Dukën e Gandias dhe për Gioffren, të njohur edhe si Gofredo, Papa propozoi të ndërtohet një çiflig nga Shtetet e Papës dhe Mbretëria e Napolit. Në mesin e çifligut të destinuara për Dukën e Gandias ishin Cerveteri dhe Anguillara, fituar së fundmi nga Virginio Orsini, kreu i asaj shtëpie të fuqishme. Kjo politikë e solli Ferdinandin I, Mbretin e Napolit, në konflikt me Papa Aleksandrin VI, i cili u kundërshtua edhe nga kardinali della Rovere, kanidadatura e të cili u mbështet nga Mbreti Ferdinand. Della Rovere e fortifikoi veten në Peshkopatën e tij në Ostia në gojën e Tiberit si Papa Aleksandri VI që formoi një aleancë kundër Napolit (25 prill 1493) dhe u përgatit për luftë.

Ferdinadi bëri alenacë me Florencën, Milanin dhe Venecien. Ai po ashtu kërkoi ndihmë nga Spanja, por Spanja ishte e etur që të përshtatet me termet e papacisë që ta merr titullin e të zbuluarës së fundmi Botës së Re. Papa Aleksandri VI, në Inter caetera, më 4 maj 1493, e ndau titullin mes Spanjës dhe Portugalisë me një vi kufitare. Ky u njoh si Traktati i Tordesillasit dhe u ratifikua nga Spanja më 2 korrik 1494 dhe nga Portugalia më 5 shtator 1494. (Janë edhe disa vula të tjera që njihen si Vulat e Donacionit).

Krimi dhe Savonarola

Nuk ka dëshmi se Borgia u mor me helmime, vrasje gjyqësore apo grabitje për të financuar skemat e tyre dhe mbrojtjen e Shteteve të Papës. (Kur kardinali vidq, pasuria e tyre automatikisht i shkonte kishës). Të vetmet akuza bashkëkohore të helmimit ishin nga disa prej shërbëtorëve të Borgias, nxjerrë nën torturat nga armiku i Aleksandërit dhe pasardhësi i tij, Juliusi II.

Aleksandri Vi 
Girolamo Savonarola

Gjendja e krijuar ishte një skandal i madh. Kundërshtarët si i fuqishmi frat fiorentin Girolamo Savonarola nisi sharjet kundër korrupsionit papal he bëri thirrje për një këshill të përgjithshëm për të përballur abuzimet papale. Aleksandëri është raportuar të ketë qenë reduktuar në të qeshura kur denoncimet Savonarola-së ishin të lidhura me të. Por armiqësia e Savonarola duket të ketë qenë politike dhe jo personale, dhe frat i dërgoi një letër prekëse ngushëllimi Papës për vdekjen e dukës së Gandias: "Besimi, më i Shenjti At, është një dhe burimi i vërtetë i paqes dhe ngushëllim i vetë... Besimi sjell një ngushëllim nga një vend i largët". Por, përfundimisht, florentinasit u lodhën nga moralizimet e fratit dhe qeveria florentine e dënoi me vdekje (23 maj 1498). Shtëpitë e Kolonias dhe Orsinit, pas shumë luftimeve ndërmjet tyre, u bashkuan kundër Papës, duke e gjtur atë të paaftë për ta mbajtur rendin në zotërimet e tij.

Zgjerimi i familjes

Është e rëndësishme të mbahet në mend se në Itali në atë kohë spanjollët nuk vlerësoheshin. Kështu, familjet e shquara italiane shikuan poshtë familjes Brogia dhe ata e refuzuan fuqinë e tyre, të cilën e kërkuan për mbrojtjen e vetvetes. Kjo është arsyeja pse Papa Kallikstusi III dhe Papa Aleksandri VI iu dhanë fuqi familjarëve për shkak se u besonin më shumë.

Në këto rrethana, Papa Aleksandri VI, duke e ndjerë se mund të mbështetet në farefisin e vet, e zgjeroi rrethin e tij familjar. Ai e prishi martesën e Lucrezias me Sforzën, i cili ishte përgjigjur në sugjerimin se ai ishte i pafuqishëm me pabarazinë kundër-pretendimit se Papa Aleksandri VI dhe Cesari ishin në marrëdhënie incesti me Lucrezian, në vitin 1497. Dhe, në pamundësi për të organizuar një bashkim mes Cezarit dhe të bijës së Mbretit Frederik IV të Napolit (i cili kishte arritur Ferdinandin II vitin e kaluar), ai e nxiti Frederikun nga kërcënimet për të rënë dakord për një martesë mes Dukës së Bisceglies, djalit të Alfonsit II, dhe Lucerias. Pasi e la kardinalitetin e tij, Cezari u dërgua në Francë me një mision në fund të vitit, duke dërguar vulën për divorcin e mbretit të ri francez Luisit XII, në këmbim për të cilën ai mori dukatin e Valentinoisit (një dukat i zgjedhur për shkak se ishte në përputhje me nofkën e tij tashmë të njohur të Valentinos), një premtim të ndihmës materiale për planet e tij në nënshtrimin e princërve feudal të papës Romagna dhe një martesë me princeshën Navarre.

Papa Aleksandri VI shpresoi që Luisi XII do ta ndihmonte për shumë shtëpinë e tij sesa Karli VIII. I zemëruar nga protestat e Spanjës dhe të Sforzën, ai lidhi aleancë me Francën në janar të vitit 1499 dhe iu bashkua nga Venecia. Në vjeshtë, Luisi XII ishte në Itali duke e dëbuar Lodovico Sforzën nga Milani. Me suksesin francez, Papa vendosi të merrej në mënyrë drastike me Romagnan, e cila edhe pse formalisht nën sundimin e papës ishte e ndarë në disa zotërime të pavarura në të cilat Venecia, Milano dhe Firenca i hidhnin sytë të uritur. Cezari i fuqishëm nga mbështetja e Francës, filloi sulmin ndaj qyteteve, njëri pas tjetrit, si i nominuar gonfaloniere (bartës i standardit) i kishës. Por dëbimi i francezëve nga Milano dhe kthimi i Sforzën i ndërprenë pushtimet e tij dhe ai u kthye në Romë në fillim të vitit 1500.

Jubilari (1500)

Në vitin jubilar 1500, Papa Aleksandri çoi porosi për hapjen e derës së shenjtë në natën e Krishtlindjeve dhe mbylljen e saj në ditën e Krishtlindjeve vitin tjetër. Pasi u konsultua me Mjeshtrin e Ceremonive, Johann Burchardin, Papa Aleksandri VI e hapi derën e parë të shenjtë në St. Peter's Basilica në natën e Krishtlindjeve 1499, dhe përfaësuesit e papës i hapen dyert në tri bazilikat e tjera patriarkale. Për këtë, Papa Aleksandri pati një hapje të krejt të krijuar në Portico në St. Peter's dhe porosit një derë mermeri. Kjo derë qëndroi deri në vitin 1618, kur u vendos një derë tjetër në bazilikën e re.

Në një ceremoni të ngjashme me të sotmen, Papa Aleksandri VI qëndroi në sedia gestatoria në St. Peter's. Ai dhe asistenti i tij, duke dërguar qirinj, në përpunimin e derën së shenjtë, si në kor këndonin Psalm 118:19-20@. Papa trokiti në derë tri herë, punëtorët e qelën ata nga brenda, dhe secili e kaloi pragun për në hyrë në një periudhë të pendesës dhe pajtimit. Kështu, Papa Aleksandri e zyrtarizoi ritin dhe filloi një traditë e cila edhe sot praktikohet. Ceremonitë e ngjashme mbahen edhe sot në të tri bazilikat.

Papa Aleksandri krijoi një rit të veçantë për mbylljen e derës së shenjtë. Në Festën e Epifanisë në vitin 1501, ky kardinalët filluan ta mbyllnin derën me dy blloqe, një të bronztë dhe një të artë. Sampietrini (punëtorët e bazilikës) e kompletuan mbylljen duke vendosur para dhe medalje në brenda murit.

Skllavëria

Derisa hulumtuesit iniciatorë të Spanjës dhe Portugalisë ishin të shpejtë për të skllavëruar popujt indigjenë që takuan në Afrikë dhe në Botën e Re, disa papë u shprehën kundër kësaj praktike. Në vitin 1435, Papa Eugene IV lëshoi një sulm ndaj skllavërisë në vulën e tij papnor Sicut Dudum, e cila përfshinte shkishërimin e të gjithë atyre që angazhoheshin në tregtinë e skllevërve. Megjithatë, një formë e robërisë u lejua, duke qenë e ngjashme me detyrën e një fshatari ndaj zotërisë së tij në Evropë.

Në vazhdën e uljeve të Kolombos në Botën e Re, Papa Aleksandri u pyet nga monarkët spanjoll për konfirmimin e pronësisë së tyre të tokave të sapogjetura. Vulat e lëshuara nga Papa Aleksandri VI: Eximiae devotionis (3 maj 1493), Inter Caetera (4 maj 1493) dhe Dudum siquidem, ngjashëm me të drejtat e spanjollve në tokat e reja të zbuluara amerikane, ndërsa Papa Nikolasi V vazhdoi ta kundërshtonte atë me vulat Romanus Pontifex dhe Dum Diversas. Morales Padron (1979) konkludon se këto vula i dhanë fuqi vendeve të robëruara. Minnichi (2005) pohon se "tokat skllave" u lejuan për ta lehtësuar konvertimin në të krishterë. Historianët e tjerë dhe dijetarët e Vatikanit nuk pajtohen me këto akuza dhe pohojnë se Papa Aleksandri asnjëherë nuk ka aprovuar asnjë formë skllavërimi. Papët e tjerë të mëvonshëm, si Papa Benedikti XIV në Immensa Pastorium (1741) dhe Papa Gergori XVI në letrën e tij In Supremo Apostolatus (1839), vazhduan me kundërshtimin e skllavërisë.

Thomberry (2002) pohon se Inter Caetera iu propozua Requerimiento i cili iu lexua indianëve amerikanë (të cilët nuk e kuptonin gjuhën e kolonizuesve) para se të fillonin veprimet ushtarake kundër tyre. Atyre iu dha opsioni për pranimin e autoriteteve të papës dhe të kurorës spanjolle ose të përballeshin me sulmet dhe mposhtjen. Në vitin 1993, Instituti i Ligjit Indigjen e thirri Papa Gjon Palin II ta anulojë Inet Caestera-n dhe të bënte përmirësime për "këtë hidhërim të paarsyeshëm politik". Kjo u përcoll nga një apel i ngjashëm në vitin 1994 nga Parlamenti Fetar i Botës.

Vitet e fundit

Një rrezik tani u ngrit në formën e një komploti nga despotët e rrëzuar, Orsini dhe disa nga condottieri i Cezarit. Në fillim trupat e papës pësuan disfatë dhe gjërat shiheshin keq për shtëpinë Borgia. Por premtimi i ndihmës franceze shpejt e forcoi konfederatën. Cezari, nga një akt i tradhtisë, kapi udhëheqësit e rrjetit në Senigallia dhe vendosi Oliveroto da Fermon dhe Vitellozo Vitellin drejt vdekjes (31 dhjetor 1502). Kur Aleksandri VI i dëgjoi këto të reja, ai e tërhoqi Kardinali Orsin drejt Vatianit dhe e hodhi në një burg të nëndheshëm, ku edhe vdiq. Pasuritë e tij u konfiskuan dhe shumë anëtarë të tjerë të klanit në Romë u arrestuan, ndërsa djali i Aleksandrit, Gofredo Borgia udhëhoqi një ekspeditë në Campagna dhe konfiskoi kështjellën e tyre. Kështu, dy shtëpitë e mëdha të Orsinit dhe Colonas, të cilët kishin luftuar gjatë për dominimin në Romë dhe shpesh shkelën autoritetin e Papës, u poshtëruan dhe fuqia e Borgias u rrit. Cezari u kthye në romë, ku babai i tij i kërkoi që ta ndihmonte Gofredon në reduktimin e fortesave të fundit të Orsinit; kjo për shkak të disa arsyeve për të cilat ai nuk kishte vullet, më shumë për bezdinë e babai të tij; por ai përfundimisht marshoi, kap Cerin dhe lidhi paqe me Giulio Orsinin, i cili dorëzoi Braccianon.

Lufta mes Francës dhe Spanjës për posedimin e Napolit ra, dhe Papa ishte gati të lidhte aleancë me cilëndo fuqi që premtonte më shumë në atë moment. Ai ia ofroi ndihmën Luisit XII me kushtë që Sicilia t'i jepet Cezarit dhe pastaj ia ofron ndihmën Spanjës për zgjerim në Sienë, Pizë dhe Bolonjë.

Vdekja

Aleksandri Vi 
The tomb of Pope Alexander VI
Aleksandri Vi 
Jacopo Pesaro being presented by Pope Alexander VI to Saint Peter, painting by Titian

Cezari po përgatitej për një tjetër ekspeditë në gusht të vitit 1503 kur, pasi ai dhe babai i tij darkuan me Kardinalin Adriano da Corneto më 6 gusht, ata u sëmurën nga ethet disa ditë më vonë. Cezari, lëkura e të cilit thuhet se u rrjep si pasojë e masave të caktuara drastike për ta shpëtuar atë, përfundimisht u rikuperua; por Papa i moshuar duket se kishte pak shanse. Ditari i Burchadit ofron disa detaje të sëmundjes përfundimtare të Papës dhe vdekjes:

Të shtunën, më 12 gusht 1503, Papa u ndje i sëmurë që në mëngjes. Pas orës mbrëmjesore, mes orës gjashtë dhe shtatë, ethet u paraqitën dhe mbetën përgjithmonë. Më 15 gusht ia morën disa pika gjaku dhe ethet e tij veçsa acaroheshin. Të enjten, më 17 gusht, në orën nëntë ai mori mjekimin. Të shtunën, më 18 gusht, në mes orës nëntë dhe dhjetë, ai pranoi Peshkopin Gamboa të Carignolës, i cili ia lexoi meshën. Pas Kungimit të tij ai ia dha Eukaristinë Papës që ishte ulur afër tij. Pastaj ai e përfundoi meshën ku ishin prezent pesë kardinal, Serra, Juani dhe Francesko Borgia, Kazanova dhe Lorisi. Papa iu tregoi atyre se ndihej shumë keq. Në orën e mbrëmjësores pas Gamoa dha Extreme Unciton-in, ai vdiq.

Papa ishte 72 vjeçar.

Sa për gabimet e tij të vërteta, të njohura vetëm nga ai të cilit iu rrëfye, Papa Aleksandëri VI vdiq më të vërtetë i penduar.. The bishop of Gallipoli, Alexis Celadoni, spoke of the pontiff's contrition during his funeral oration Peshkopi i Galipolit, Aleksis Keladoni, foli për pendimin e Papës gjatë ligjeratës në funeralin e tij të zgjedhjes së pasardhësit të Aleksandërit, Papa Piut III:

Kur në fund Papa po vuante nga një sëmundje shumë e rëndë, ai spontanisht kërkoi, njëri pas tjetrit, secilin prej sakramenteve të fundit. Ai së pari e bëri një rrëfim shumë të kujdesshëm të mëkateve të tij, me një zemër të penduar dhe është ndikuar edhe në derdhjen e lotëve; ai pranoi Kungimin e Trupit më të Shenjtë dhe Epshet Ekstreme.

Mosmarrëveshjet tragicionale të dhunës dhe trazirat midis dy mbretërive filluan përsëri. Cezari, shumë i sëmurë për ta udhëhequr biznesin vet, e çoi Don Misheliton, kuzhinierin e tij bravo, për të kapur thesaret e Papës para se vdekja të publikohet. Ditën tjetër trupi iu ekspozua njerëzve dhe klerikëve të Romës, por ishte mbështjellë me një tapiseri të vjetër (antiquo tapete), duke u bërë i shpërfytyruar në masë të madhe nga dekompozimi i shpejtë. Sipas Rafael Volterranos: "Ishte një skenë revoltuese ta shihej në atë deformim, kufoma e nxirë, u rrit mrekullisht dhe lëshonte një erë infektive; buzët dhe hunda e tij ishin të mbuluara me jargë të kafta, goja e tij ishte e hapur së tepërmi, dhe gjuha e tij, e fryrë nga helmi, ra mbi mjekrën e tij: prandaj nuk ka fanatik apo besimtar që guzoi të puthte këmbët ose duart e tij, sikur të kërkohej kështu." Ambasadori venecian vërejti se trupi ishte "më i shëmtuari, më monstruozi dhe më i tmershmi që kishte parë ndonjëherë, pa asnjë formë njerëzore."

Është sugjeruar se, duke marrë parasyshë nivelin e pazakontë të dekompozimit, Aleksandri VI u helmua aksidentalisht për vdekje nga djali i tij, Cezari, me cantarellë (e cila u përdor për eliminimin e Kardinalit Adriano), edhe pse ka dyshime në këto përshkrime dhe thuhet se Papa vdiq nga malarja, atëherë e përhapur në Romë, ose nga ndonjë murtajë e ngjashme. Ambasadori i Ferraras i shkruan Dukës Ercole se nuk ishte çudi që Papa dhe duka ishin sëmurë për shkak se secili në Romë është i sëmurë nga ajri i keq ("per la mala condictione de aere").

Pas një qëndrimi të shkurtër, trupi u hoq nga dhoma e nëndheshme e St. Peter's dhe u vendos në një kishë më pak të njohur, kishën kombëtare spanjolle të Shën Marisë së Monserratit.

Trashëgimia kulturore

Aleksandri Vi 
Detail of fresco Resurrection in the Borgia Apartments, showing Alexander VI humbly in prayer.

Pas vdekjes së Aleksandrit VI, Juliusi II tha në ditën e zgjedhjeve: "Unë nuk do të jetoj kurrë në dhomën e njëjtë ku jetoi Borgiasi. Ai e përdhosi Kishën e Shenjtë si askush më parë. Ai uzurpoi pushtetin e papës me ndihmën e djallit dhe unë do të shkishërojë secilin që flet ose mendon për Borgian përsëri. Emri i tij duhet të harrohet. Ai duhet të nxirret nga çdo dokument dhe përkujtimore. Mbretërimi i tij duhet të zhduket. Të gjitha pikturat e bëra nga Borgias ose për ta duhet të mbulohen me tyl të zi. Të gjitha varret e Borgive duhet të hapen dhe trupat e tyre duhet të çohen atje ku duhet - në Spanjë." Apartamentet e Borgias mbetën të mbyllura deri në shek. XIX.

Nganjëherë neglizhohet fakti se Aleksandëri VI vendosi mbi reformat e Curia-s. Ai i vendosi së bashku në një grup kardinalët më besimtarë me qëllim që ta lëvizë procesin. Reformat e planifikuara përfshinin rregullat e reja në shitjen e pronës së kishës, kufizimin e kardinalëve në një peshkopi dhe kode të rrepta morale për klerikët. Sikur të qëndronte në detyrë më gjatë, mund të kishte pasur më shumë sukses në miratimin e këtyre reformave.

Aleksandri VI ishte i njohur për mbrojtjen e tij ndaj artit, dhe në ditët e tij filloi një erë e re arkitekturore në Romë me ardhjen e Bramantit. Rafaeli, Mikelanxhelo dhe Pinturiço punuan për të. Ai porositi Pintruiçion të pikturojë një suitë dhomash në Pallatin Apostolik në Vatikan, të cilat sot njihen si Apartamentet Borgia. Ai shfaqi interes të madh në teatër, dhe ai edhe performoi Menaechmin në apartemetet e tij.

Përveç artit, Aleksandri VI ishte po ashtu i përfshirë në zhvillimin e arsimimit. Në vitin 1495, ai lëshoi vulën papnor me kërkesë të William Elphinstone, Peshkopit të Aberdenit, dhe Mbretit Xhejmsi IV të Skocisë, themelues i King's College, Aberdeen. Kolegji i Mbretit tani paraqet një element integral të Universitetit të Aberdenit.

Aleksandri VI, sipas papës rival Giuliano della Rovere, ishte një marrano, gjë që e tregoi vetë me sjelljen e mirë ndaj hebrenjve. Pas vitit 1492 dëbimi i hebrenjve nga Spanja, rreth 9,000 hebrenj të varfër zbarkuan në kufijtë e Shteteve të Papës. Aleksandëri iu uroi mirëseardhje në Romë, duke deklaruar se ata ishin "të lejuar të udhëhiqnin jetën e tyre, të lirë nga ndikimi i kristianizmit, për të vazhduar me ritet e tyre, të fitojnë pasuri dhe të gëzojnë shumë privilegje të tjera." Ai ngjashëm e lejoi imigrimin e hebrenjve nga Portugalia në vitin 1497 dhe nga Provenca në vitin 1498.

Është vënë në dukje se shkeljet e supozuara të Aleksandërit VI janë të ngjashme për nga natyra me ato të princave të tjerë të Rilindjes, me një përjashtim nga pozicioni i tij në Kishë. Siç tha De Maistre në veprën e tij Du Pape, Këta të fundit sfalin asgjë, sepse çdo gjë pritet prej tyre, prandaj veset e kaluara mbi një Luis SIV bëhen më fyese dhe skandaloze në një Aleksandër VI."

Bohuslav Hasištejnský z Lobkovic, një poet humanist bohemian (1461 - 1510) ia dedikon këtë poemë latine Aleksandërit:

Epitaphium Alexandri Papae

Epitaf Papes Aleksander

    Cui tranquilla quies odio, cui proelia cordi
    et rixa et caedes seditioque fuit,
    mortuus hac recubat populis gaudentibus urna
    pastor Alexander, maxima Roma, tuus.
    Vos, Erebi proceres, vos caeli claudite portas
    atque Animam vestris hanc prohibete locis.
    In Styga nam veniens pacem turbabit Averni,
    committet superos, si petat astra poli.
    Kush ka sakrifikuar i qetë në urrejtje, me një zemër luftëtare,
    që nuk u ndal në grindje, luftëra dhe masakra,
    është shtrirë këtu në arkivol për të gjithë njerëzit të gëzohen,
    Papa yt suprem Aleksandër, oh, kryeqyteti Roma.
    O prelatë Erebus dhe Qiell, mbyllini dyert tuaja
    dhe ndalojeni shpirtin nga hyrja në faqet tuaja.
    Ai do ta prish paqen e Styxit dhe do ta shqetësojë Avernusin,
    dhe do të mposhtë shenjtorët, nëse ai hyn në sferën e yjeve.

Sidoqoftë, pavarësisht nga armiqësia e Juliusit II, baronët roman dhe famullitarët e Romangnas nuk ka qenë kurrë problem i njëjtë për papatin dhe sukseset e Juliusit i detyrohen shumë themeleve të vendosura nga Borgias. Ndryshe nga Juliusi, Aleksandëri nuk bënte luftë nëse nuk ishte absolutisht e nevojshme, duke preferuar negociatat dhe diplomacinë.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Shënimet

Referime

  • John Burchard, Diaries 1483–1492 (translation: A.H. Matthew, London, 1910)
  • Eamon Duffy, Saints & Sinners: A History of the Popes (Yale Nota Bene, 2002)
  • Peter de Rossa, Vicars of Christ: The Dark Side of the Papacy (Corgi, 1989)
  • Encyclopædia Britannica, 11th edition.
  • Borja or Borgia (in Spanish) Arkivuar 22 dhjetor 2019 tek Wayback Machine
  • DIARIO BORJA BORGIA (Spanish)
  • "That the world may believe: the development of Papal social thought on aboriginal rights", Michael Stogre S.J, Médiaspaul, 1992, ISBN 978-2-89039-549-7
  • "The Historical Encyclopedia of World slavery", Editor Junius P. Rodriguez, ABC-CLIO, 1997, ISBN 978-0-87436-885-7
  • "Black Africans in Renaissance Europe", Thomas Foster Earle, K. J. P. Lowe, Cambridge University Press, 2005, ISBN 978-0-521-81582-6
  • "A violent evangelism", Luis N. Rivera, Luis Rivera Pagán, Westminster John Knox Press, 1992, ISBN 978-0-664-25367-7
  • "Indigenous peoples and human rights", Patrick Thornberry, Manchester University Press, 2002, ISBN 978-0-7190-3794-8
  • John Julius Norwich, Absolute Monarchs: A History of the Papacy, Random House, 2011, ISBN 978-1-4000-671
Tituj të Kishës katolike
Parardhësi 
papa Inoçenti VIII
Papë
11 gusht 149218 gusht 1503
Pasardhësi 
Papa Piu III

Tags:

Aleksandri Vi Lindja dhe familjaAleksandri Vi Dashnoret dhe familjaAleksandri Vi EdukimiAleksandri Vi PersonalitetiAleksandri Vi Kryepeshkopi i ValenciasAleksandri Vi ZgjedhjaAleksandri Vi Krimi dhe SavonarolaAleksandri Vi Zgjerimi i familjesAleksandri Vi Jubilari (1500)Aleksandri Vi SkllavëriaAleksandri Vi Vitet e funditAleksandri Vi VdekjaAleksandri Vi Trashëgimia kulturoreAleksandri Vi Shiko edheAleksandri Vi Lidhje të jashtmeAleksandri Vi ShënimetAleksandri Vi ReferimeAleksandri Vi1 janar11 gusht14311492150318 gushtLista e papëvePapa Inoçenti VIIIPapa Piu IIIRomaXàtiva

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Tom SojerIliriaÇrregullimi bipolarShpikje te ndryshmeRomaMbreti Zogu IMira MuratiHënaDita e TokësDritaUrani (planet)Siguria e të dhënavePrizmi (gjeometri)KarizmaSarandaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreProblemet mjedisore në ShqipëriHistoria e Jehudëve në ShqipëriPiter PanKortizoliVullkanet dhe termetetJudaizmiButrintiFerma VIPShtjefën GjeçoviEkonomia e ShqipërisëADHDRilindjaGjithësiaAtmosferaLetërsia shqipeLista e Kryeministrave të ShqipërisëUjiA.C. MilanEvropa lindoreDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialePetro MarkoAriuPirro i EpiritNumrat natyrorëIsmail QemaliMujiBashkia TiranëLëvizja Nacional-ÇlirimtareShkollaFruthiTiroidetShëndetiDita Ndërkombëtare e PunëtorëveAriu polarEpitetiPeshkuRilindja Kombëtare ShqiptareKoreja e JugutGjeniLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoBurimet natyroreKosova dhe bukuritë e sajGjenerali i ushtrisë së vdekurSistemi i frymëmarrjesGjeografia e ShqipërisëFilozofiaNATORiciklimiFigura stilistikeDiabetiFibroza kistikeMagnetiLushnjaDita e VerësAcidiMali i TomoritArkimediLegjenda e gurit të “Bletës”Muzika shqiptare🡆 More