Acquis communautaire (shqip: Akti Komunitar) nënkupton bazën ligjore të Bashkimit Evropian, e cila është në ndryshim të vazhdueshëm.
Ajo përfshin parimet dhe objektivat politike të traktateve; legjislacionin e përshtatur në zbatim të tyre si dhe jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë; deklaratat dhe rezolutat e miratuara në kuadrin e Bashkimit Evropian; aktet e ndryshme të miratuara në fushën e drejtësisë, të çështjeve të brendshme, të politikës së jashtme dhe të sigurisë; marrëveshjet ndërkombëtare të Komunitetit si dhe marrëveshjet e lidhura midis vetë vendeve anëtare në fushat e veprimtarisë së BE-së.
Pranimi i «acquis communautaire» nga vendet anëtare është parakusht për aderimin e tyre në BE. Kjo gjë nënkupton përshtatjen e legjislacioneve kombëtare me normat e KE-së dhe zbatimin e tyre që në momentin e aderimit. Kjo gjë nënkupton përshtatjen e legjislacioneve kombëtare me normat e KE-së dhe zbatimin e tyre që në momentin e aderimit.
Akti Komunitar ndahet në tre tipe: legjislacion parësor; legjislacion dytësor; dhe jurisprudenca. Së bashku, ato formojnë legjislacionin e BE-së, i cili duhet të adoptohet nga vendet kandidate (duke ndryshuar legjislacionin e tyre përkatës) para se të bëhen anëtare të BE-së.
Akti është një strukturë në zhvillim të përhershëm dhe përbëhet kryesisht nga:
parimet dhe objektivat politikë të Traktateve mbi të cilat bazohet BE-ja;
legjislacioni dhe vendimet e miratuara në përputhje me Traktatet, dhe juridiksioni i ECJ-së;
akte të tjera ligjore, ligjërisht të detyrueshme ose jo, të miratuara në kuadër të Bashkimit Evropian, të tilla si marrëveshjet ndër-institucionale, rezolutat, deklaratat, rekomandimet, udhëzimet;
aksione të përbashkëta, pozicione të përbashkëta, deklarata, konkluzione dhe akte të tjera në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë;
aksione të përbashkëta, pozicione të përbashkëta, konventa të nënshkruara, rezoluta, deklarata dhe akte të tjera të nënshkruara në kuadër të politikës mbi çështjet e brendshme dhe drejtësisë;
marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara nga Komunitetet, midis Komuniteteve dhe Shteteve Anëtare, Bashkimit Evropian, dhe ato të nënshkruara nga Shtetet Anëtare midis tyre në lidhje me aktivitetet e Bashkimit Evropian.
Legjislacioni parësor
"Legjislacioni Parësor" konsiston në Traktatet e ndryshme, të cilat janë negociuar dhe ratifikuar nga Shtetet Anëtare. Traktatet përcaktojnë kuadrin kushtetues të BE-së dhe funksionet përkatëse të institucioneve/organeve të përfshira në procesin e vendimmarrjes si dhe procedurat për hartimin dhe implementimin e legjislacionit të BE-së.
Legislacioni dytësor
Legjislacioni dytësor përbëhet nga:
Rregulloret: Rregulloret janë drejtpërsëdrejti të zbatueshme dhe detyruese në të gjithë BE-në. Ato nuk duhet të transpozohen në legjislacionin kombëtar, ashtu si ligjet kombëtare;
Direktivat: Direktiva është detyruese për Shtetet Anëtare përsa i përket objektivave për t'u arritur, por u jep Shteteve Anëtare lirinë për të zgjedhur mënyrën se si do të zbatohen masat legjislative në legjislacionin kombëtar. Direktivat kanë forcë ligjore dhe efekt ligjor pas mbarimit të periudhës së transpozimit (koha që u jepet Shteteve Anëtare të zbatojnë masat ligjore). Rrjedhimisht, pas kësaj kohe, legjislacioni kombëtar duhet të interpretohet dhe të zbatohet në përputhje me Direktivën. Kur një Shtet Anëtar nuk e zbaton një Direktivë brenda një periudhe të përcaktuar, Komisioni Evropian mund të fillojë procedura gjyqësore kundër tij në ECJ;
Vendimet: Vendimet janë tërësisht detyruese dhe drejtpërsëdrejti të zbatueshme për ato Shtete të cilave u drejtohen. Për këtë arsye, nuk kërkohet transpozim kombëtar. Vendimi mund të kërkojë ndërmarrjen e një aksioni ose jo dhe të njohë të drejta të caktuara ose të vendosë detyrime;
Opinionet dhe Rekomandimet: Rekomandimi është një sugjerim për një veprim të veçantë që duhet të ndërmerret nga Shteti të cilit i drejtohet. Ndërsa Opinioni përfshin vizionin e institucioneve të BE-së mbi një çështje të veçantë. Këto masa nuk janë detyruese dhe kanë vetëm një natyrë bindëse;
Rezolutat dhe Deklaratat: Rezolutat nënvizojnë vizionet/qëllimet e përbashkëta të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, dhe Këshillit të BE-së. Rezolutat parashtrojnë drejtimin politik të veprimit të ardhshëm të Këshillit. Deklaratat janë të dy llojeve, domethënë ato që lidhen me zhvillimin e BE-së dhe ato që përshkruajnë më në hollësi vizionet e anëtarëve të Këshillit mbi interpretimin e vendimeve të Këshillit;
Çështjet Juridike: Çështjet juridike përfshijnë vendime gjyqësore nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Parë Evropiane e Apelit.
Kapitujt negociues
Gjatë procesit të aderimit të një shteti të tretë në Bashkimin Evropian, Akti komunitar është i organizuar dhe strukturuar në 35 kapituj negociues. Kapitujt janë:
Kapitulli 1: Lëvizja e Lirë e Mallrave
Kapitulli 2: Liria e Lëvizjes së Punëtorëve
Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të ofruar Shërbime
Kapitulli 4: Lëvizja e Lirë e Kapitalit
Kapitulli 5: Prokurimi Publik
Kapitulli 6: E Drejta e Shoqërive Tregtare
Kapitulli 7: E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Kapitulli 8: Politika e Konkurrencës
Kapitulli 9: Shërbimet Financiare
Kapitulli 10: Shoqëria e Informacionit dhe Media
Kapitulli 11: Bujqësia dhe Zhvillimi rural
Kapitulli 12: Politika e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare
Kapitulli 13: Peshkimi
Kapitulli 14: Politikat e Transportit
Kapitulli 15: Energjia
Kapitulli 16: Tatimet
Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare
Kapitulli 18: Statistikat
Kapitulli 19: Politika Sociale dhe Punësimi
Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale
Kapitulli 21: Rrjetet Trans-Evropiane
Kapitulli 22: Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturorë
Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi
Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura
Kapitulli 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimaterike
Kapitulli 28: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit
Kapitulli 29: Bashkimi Doganor
Kapitulli 30: Marrëdhëniet me Jashtë
Kapitulli 31: Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes
Kapitulli 32: Kontrolli Financiar
Kapitulli 33: Dispozitat Financiare dhe Buxhetore
Kapitulli 34: Institucionet
Kapitulli 35: Çështje të tjera
Burimi
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Acquis communautaire, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.