Zihni Sako

Zihni Sako (Gjirokastër, 27 mars 1912 - 16 shkurt 1981) ka qenë folklorist, poet, tregimtar dhe novelist, hartues tekstesh të folklorit, propagandist i ateizmit shkencor, profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Zihni Sako
Zihni Sako & Stephan Hermlin, 1954

Biografia

U lind në Gjirokastër më 1912. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, ndoqi në Athinë studimet e larta për filologji gjatë viteve 1931-1936.

Më 1938 punoi si mësues në gjimnazin e Gjirokastrës dhe më pas në Korçë e Berat. Mori pjesë aktive në Luftën Nacional-Çlirimtare si agjitator dhe propagandist dhe më 1943 u hodh në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku pati funksione drejtuese. Po këtë vit u pranua anëtar i PKSH.

Pas Çlirimit, Sakoja qe drejtor shtypi i Ministrisë së Kulturës dhe më 1949 u emërua kryetar i komisionit të Folklorit të Institutit të Shkencave, që i paraprinte Universitetit të Tiranës. Nga viti 1960 deri në vitin 1979 ka qenë drejtor i Institutit të Folklorit. Figurë qendrore në folkloristikën e kohës, redaktoi dhe botoi vëllime të shumta të letërsisë gojore, ku përfshihen vëllimet Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, 1635-1912 (Tiranë, 1961-62) si dhe përmbledhjen katërvëllimëshe Proza popullore (Tiranë, 1963-1966). Bashkëpunoi gjithashtu me botimet në gjuhën frënge të vargjeve popullore Trésor du chansonniere populaire albanais (Tiranë, 1975) dhe Chansonniere des preux albanais (Tiranë, 1967). Së bashku me Gjikë Kuqalin dhe Besim Levonjën çmohet ndër autorët e parë të teatrit partizan socialist.

Pas Kongresit IV të Partisë në Shqipëri më 1961 qe ndër shkruesit e artikujve të propagandës komuniste që orvateshin të shpjegonin lidhjen midis besimeve fetare dhe të ashtuquajturave modele të sundimit dhe shfrytëzimit. U zgjodh gjithashtu deputet në disa legjislatura të Kuvendit Popullor dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Ndërroi jetë më 16 shkurt 1981.

Nderime

Për merita pune dhe krijimtarie i janë dhënë titujt «profesor» dhe «Mësues i Popullit», Çmimi i Republikës i Klasit të Parë, Urdhri i Lirisë i Klasit të Dytë, Urdhri i Punës i Klasit të Dytë e të Tretë, Medalja e Kujtimit, Medalja e Trimërisë, etj.

Teatrit të qytetit të lindjes së tij iu vendos më 27 nëntor 1968 emri “Zihni Sako”, në nderim të tij.

Referime

Zihni Sako  Commons: Zihni Sako – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

16 shkurt19121980198127 MarsGjirokastraTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dua LipaLidhëza bashkërenditëseJudaizmiKimia organikeRilindja Kombëtare ShqiptareZeusiHidrografia e ShqipërisëKëngët e MilosaosStatistikaEfekti serrëTretësiratHimni i FlamuritPjesëtimiVaginaShefqet KrasniqiTuberkuloziTrëndafiliPashkëtMutacioniMorfologjia (gjuhësi)ZvicraAksioniNamaziBashkimi SovjetikIftariKundrinoriErnesto SabatoRimaDemencaDrejtkëndëshiRripi i KuiperitTeuta e IlirisëLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeTë drejtat e njeriutLuaniBipolarizmiMitologjiaLista e shteteve sipas popullsisëMjedisiPeshaPejgamberët në IslamGjuhë programimiMuhammediHonore de BalzakPenisiRomaLista e futbollistëve shqiptarëNamazi i IqindisëAktiviteti fizikNumëroriGjuha shqipeRomeo dhe ZhuljetaArmët e SkënderbeutGryka e RugovësDielliFiset ilireSpermaAcidi klorhidrikSolomon WisemanTrashëgimia kulturoreSistemi periodik i elementeveSyfyriSkënderbeuSëmundjet e syritLinda RamaFotografiaDramaLiqeniMitologjia grekeLista e shfaqjeve teatraleSistemi diellorTrashëgimiaEnergjia e erësKitaraBasketbolliBig Brother Albania 2Kubi (gjeometri)Ibrahim Kodra🡆 More