Xhamia Sulejman Pasha (sot Mesxhidi Hafiz Patel) ishte nje xhami e vogel, më çati, ne Elbasan.
Asaj iu prish minarja, por fatmirësisht i shpetoi shkatërrimit total. Në Elbasanin shumë xhami si psh.: e Agait, e Ballies, e Mbretit, e Nazireshës e shumë te tjera, u shkatërruan, ose u demtuan keq.
Ajo erdhi në një gjendje relativisht te mire deri në vitët '90 dhe u rihap si nje nder xhamitë e para.
Fatkeqsisht nuk i rezistoi shkatërrimit te atyre qe donin të ndërtonin xhami me arkitekture te re. Në vend që të riparohej dhe te ruhej për vlerat e saj arkitektonike, historike dhe mbi te gjitha si nje kujtesë e trashegimisë Islame ne Elbasan, ajo u shemb. Në vend të saj u ndërtua nje xhami e stilit te tranzicionit me arkitekture moderne. Edhe ne kete rast KMSH (Komuniteti Mysliman) nuk i doli ne krah mbrojtjes se kesaj xhamie qe do ishte një simbol tjetër i rezistencës ndaj komunizmit.
Xhamia tradicionale u prish dhe u ndertua një xhami e re. Dhe ne germimët e themelëve, dolen dhe disa rrënoja te xhamise se vjeter. Menjehere Instituti i Monumenteve nderhyri dhe bllokoi punimet, nderkohe qe nuk beri asgje qe ta ruante xhaminë sa ishte ende ne kembe dhe nuk e kishte shpallur ate Monument Kulture.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Xhamia e Pashës (Elbasan), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.