wikimedians Of Albanian Language User Group

Wikimedians of Albanian Language User Group ose Grupi i përdoruesve - Wikimedianët e gjuhës shqipe janë një grup përdoruesish i krijuar nga komuniteti shqiptar i projekteve të Wikimedia, të cilët janë të interesuar të rrisin cilësinë dhe sasinë e përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedia shqip.

Ne synojmë ta bëjmë këtë përmes programeve arsimore, punëtorive dhe redaktimeve, garave në online/offline, partneriteteve GLAM në nivel rajonal në territoret e Ballkanit ku flitet gjuha shqipe.

Objektivat

Që nga periudha Korrik-Dhjetor 2018 dhe më tej, jemi duke punuar në programet e mëposhtme:

Programi i Edukimit

  • formimi i bashkëpunimeve me institucione edukativo-arsimore;
  • rritja e mbështetjes në redaktimin e projekteve të Wikimedia;
  • përfshirja e nxënësve në projektet e Wikimedia;
  • rritja e sasisë së përmbajtjes në projektet e Wiki (veçanërisht Wikipedia dhe Wiki Commons);
  • përfshirja e mësimdhënësve në projektet e Wikimedia;

GLAM

  • formimi i bashkëpunimeve me institucione GLAM;
  • vetdijësimi i institucioneve GLAM për projektet Wiki si mjet mbështetës për misionin e tyre;
  • pasurimi i Wikipedia me përmbajtje të re;

Aktivitetet e hapura dhe Outreach

  • rritja e numrit të fotografive të lira të ndërlidhura me monumentet kulturore dhe natyrore të Shqipërisë dhe Kosovës në Wiki Commons;
  • rritja e numrit të artikujve në Wikipedia të ndërlidhura me këto monumente;
  • promovimi i misionit të Wikimedia-s dhe rritja e vetdijësimit për projektet e saja te shqipfolësit;
  • promovimi i konceptit të njohurisë së lirë;
  • rekrutimi i vullnetarëve dhe anëtarëve të rinj të komunitetit;
  • bashkëpunime me grupe përdoruesish në regjionin CEE (Evropa Qendrore-Lindore)

Diversity

Vazhdimi i projekteve si WikiProject LGBT dhe WikiGrate dhe nënprojektet si WomenInRed.

Wikidata

Ne kemi punuar për të mbuluar përmbajtjen e Wikidata-s për gjuhën shqipe që aktualisht mbulon 42% in the last 12 months.

Aktivitetet

Ju lutemi referojuni kësaj page për aktivitetet e mëparshme.

Më shumë mund të gjenden gjithashtu në raportet tona vjetoreː

  1. 2015-2016
  2. 2016-2017
  3. 2017-2018
  4. 2019
  5. 2020
  6. 2021
  7. 2022

Njerëzit e përfshirë

Bordi

  • Greta, Anëtar i Bordit - Tirana
  • Arianit, Anëtar i Bordit - Prishtina
  • Liridon, Anëtar i Bordit - Struga

Stafi

  • Ritamaliqi, Menaxher i Projektit për Kosovë
  • Vyolltsa, Menaxher i Projektit për Shqipëri

Anëtarët

Ju lutemi përdorni faqen e anëtarëve për të nënshkruar veten si anëtar i UG tonë.

Rregullat

Pjesëmarrja

Çdokush mund të bashkohet me grupin tonë të përdoruesve, madje edhe ata që nuk kanë një llogari në një projekt Wikimedia. Të sapoardhurit jo vetëm që janë të mirëpritur, por inkurajohen të marrin pjesë në ngjarjet dhe aktivitetet tona. Sidoqoftë, për të marrë pjesë si një anëtar i plotë në WOALUG dhe për të qenë në gjendje të përdorni fondet tona ju duhet:

  • Të keni marrë pjesë në një nga takimet tona të përdoruesve që janë zhvilluar në qytete / vende të ndryshme në Shqipëri / Kosovë ose për të takuar personalisht një nga anëtarët e grupit të përdoruesve.
  • Të bëheni një përdorues aktiv në çdo projekt të Shqipërisë / Kosovës dhe të vazhdoni të jeni një përdorues aktiv për sa kohë që jeni pjesë e ekipit.
  • Të merrni pjesë sa më shumë që të jetë e mundur në aktivitetet e grupit, për shembull në organizimin e ngjarjeve, prezantimeve dhe punëtorive, prodhimin e manualeve dhe materialeve arsimore ose mbështetjen e nevojave funksionale të Grupit të Përdoruesve, etj. Abstenimi në kontribute dhe në pjesëmarrje do të thotë që ju humbisni të drejtat tuaja për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së Grupit, si dhe për të pasur qasje në burimet administrative dhe materialet e Grupit.
  • Të dërgoni të gjitha faturat në kohë, në përputhje me shpenzimet që keni kërkuar paraprakisht, nëse keni një projekt të sponsorizuar.

Pjesëmarrja ju refuzohet, nëse kundërshtoni pozicionet ose veprimet tuaja ndaj vlerave thelbësore të WMF, krijoni pengesa funksionale për projektet WMF, ose veproni me keqbesim në Grupin e Përdoruesve.

Kodi Universal i Sjelljes dhe Etikës

Kodi Universal i Sjelljes dhe Etikës ofron modelin e sjelljes për bashkëpunim në projektet e Wikimedia-s anembanë botës. Ai përmban politika të ndryshme që mbështeten në kontekstin lokal dhe kulturor. Ky kod zbatohet njëlloj për të gjithë Wikimedian-ët pa asnjë përjashtim, duke përfshirë edhe eventet e Grupit tonë online dhe offline (fizikisht). Veprimet që bien ndesh me Kodin Universal të Sjelljes dhe Etikës mund të rezultojnë në sanksione. Këto mund të imponohen nga funksionarë të caktuar (sipas rastit në kontekstin e tyre lokal) dhe/ose nga Fondacioni Wikimedia-s si pronar ligjor i platformave. Për më tepër, lexoni lidhjen këtu.

Kontaktet dhe media sociale

Pyetjet me email në lidhje me grupin duhet të dërgohen tek [email protected].

Media sociale

  • Ne kemi një kanal publik në Telegram Telegram channel nëse doni të bashkoheni dhe të diskutoni për gjëra të lidhura me projektet Wikimedia. Ju nuk keni nevojë të jeni anëtar për të qenë pjesë e këtij kanali.

Nëse dëshironi të shihni më shumë rreth aktiviteteve tona, mundeni të na ndiqni nëː


Tags:

wikimedians Of Albanian Language User Group Objektivatwikimedians Of Albanian Language User Group Aktivitetetwikimedians Of Albanian Language User Group Njerëzit e përfshirëwikimedians Of Albanian Language User Group Anëtarëtwikimedians Of Albanian Language User Group Rregullatwikimedians Of Albanian Language User Group Kodi Universal i Sjelljes dhe Etikëswikimedians Of Albanian Language User Group Kontaktet dhe media socialewikimedians Of Albanian Language User GroupWikipedia shqipmetawiki:Wikimedians of Albanian Language User Group

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Energjia e erësAndon Zako ÇajupiMeningjitiSpermaDeti AdriatikKërpudhatPellazgëtPozita gjeografike e ShqipërisëEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreSëmundja infektiveHepatitiTulipaniVullkaniIliadaNjohja ndërkombëtare e KosovësEozinofiliaHamletiMetaletQelizaParahistoriaLionel MessiSëmundjet e zemrësHënaCikli i UjitTeuta e IlirisëNdërtimi i brendshëm i TokësLufta e Parë BotërorePopullsia botërorePresidenti i Maqedonisë së VeriutBujar OsmaniTumori i truritArtizanati ShqiptarYlli detarHolandaPashallëqet shqiptareHumanizmiBeratiFerma VIPHidrografia e ShqipërisëZana e malitSarandaRomeo dhe ZhuljetaLahutaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutRobotikaZambakuShkencaLigji i OmitLiqeni i OhritKonferenca e Londrës (1912–1913)Numrat e telefonit në KosovëSinuzitiDiabetiPeshkaqeniFibroza kistikeHistoriku i gjuhes letrare shqipeVallet shqiptareMerkuri (planet)Shkollat e para shqipeDermatiti atopikTemperaturaShkupiKuvendi i Maqedonisë së VeriutKupa e futbollit e ShqipërisëElektricitetiAbdyl Hamiti IILeku shqiptarDuhaniEgla CenoLuaniAtmosferaRombiBasketbolliKalendari katoliko-romak i shenjtorëveAlpet ShqiptareLekë Dukagjini🡆 More