Tregu i Kosovës është hapësira në të cilën shiten produkte të ndryshme dhe që i shtrohen sistemit tatimorë të Kosovës.
Tregu i brendshëm në Kosovë është unik dhe rregullohet me ligjet e Kosovës. Të gjithë perosnat që ushtrojnë veprimtari komerciale trajtohen pa dallime, diskriminime ose privilegje dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji.
Gjatë kohës së paraluftës deri në vitet 2000 tregu industrial dhe ai i pemëve furnizohej me produkte të prodhuara jashtë vendit. Me kalimin e kohës dhe me rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës në tregun e Kosovës huhen gjithnjë e më tepër edhe produkte të prodhuar në vend. Përshake të shpenzimeve (çmimi i prodhimit të produktit) të larta të prodhimit me çka është i lidhur edhe çmimi e shitjes produkte e prodhuar në Kosovë të plasuar në treg kishin në fillim një përqindje të vogël të hapësirës.
Tregu i Kosovës pas luftës ka qenë shpesh i ndikuar edhe nga zhvillimet politike rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Kështu për shembull pas disa deklaratave të politikanëve Slloven në vitin 2002 banorët e Kosovës për disa muaj me radhë kanë bojkotuar produktet Sllovene. Gjë që ka bërë që edhe kërkesat për këto produkte dhe deklaratat e tilla të bien në minimum. Po ashtu edhe ftesat e lëvizjes VETËVENDOSJA kanë bërë që një përqindje e produkteve të prodhuara në Serbi të bojkotohet dhe më këtë edhe përqindja e produkteve vendore në tregun e Kosovës ka pësuar ndryshime.
Për rritjen e konsumimit të produkteve vendore ka ndikuar edhe pasiguria e konsumatorëve. Kështu gjatë viteve 2003-2006 me përparimin e gjendjes ekonomike të përgjithshme dhe me krijimin e institucioneve vendore kjo pasiguri ka filluar të shndërrohet në një siguri të konsumatorëve. Deri në vitin 2006 nuk ishin të rralla futja ilegale e produkteve nga Serbia. Kështu një përfaqësues i agjencisë së mirëbesimit lajmëronte qytetarët në programin e mëngjesit të Radio Kosovës (21 shtator 2006, 9:55) për depërtimin e produkteve të vezëve nga Serbia nëpërmjet Maqedonisë në tregun e Gjilanit. dhe Ferizajt. Reagimet e shpejta të policisë së tregut shihen nga konsumatorët si i vetmi shërbim që jo siguron atyre blerjen e produkteve të nivelit të lartë.
Lëvizja Vetëvendosa menjëherë pas luftës ka propaganduar bojkotimin e produkteve të prodhuara në Serbi po ashtu edhe ftesat propagandistike të prodhuesve të Kosovës për blerjen e produkteve vendore kanë gjetur blerësit e tyre. Mirëpo edhe përkundër këtyre ftesave pasi që prodhuesit vendorë nuk ishin në gjendje të plotësonin në shumë segmente kërkesat e konsumatorëve tregun e Kosovës e dominojnë produkte e jashtme.
Nga banorët e Kosovë iniciativa e kësaj lëvizjes llogaritet si krijimi i shoqërisë së mbrojtjes së konsumatorëve. Lista me të cilat ka publikuar lëvizja kanë qenë befasuese për konsumatorët pasi që ata krahas bojkotimit kanë paraqitur edhe çmimet.
(Delta M, Beograd)
(Henkel Merima, Krushevc)
(Henkel Memria, Krushevcë)
, (Austri)
, MERE xtra Balsam (Henkel Merima, Krushevc), MER ULTRA 500 ml (Henkel Merima, Krushevc), DUEL Fresh 1L (Delta M, Beograd )
(HenkeMl erima, Krushevc), ETISAN 1 L, (Biser, Kumane)
(Henkel Merima, Krushevc), GLAJAX, 750ml (Biser, Kumane),
(Biser, Kumane)
dhe TE-EL ACTIVE 750 gr (Inter Promet, Kikinda)
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Tregu i Kosovës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.