Tempulli I Artemidës Në Efes

37°56′59″N 27°21′50″E / 37.94972°N 27.36389°E / 37.94972; 27.36389

Tempulli I Artemidës Në Efes
Tempulli i Artemidës në Efes

Tempulli i Artemidës i njohur gjithashtu edhe si Tempulli i Dianës, ishte një tempull kushtuar një forme të lashtë dhe lokale të perëndeshës Artemis (lidhur me Dianën, një perëndeshë romake). Ajo ndodhej në qytetin bregdetar të Detit Egje, Efes (afër qytetit modern të Selçukut në Turqinë e sotme). Tempulli u rindërtua plotësisht dy herë, një herë pas një përmbytje shkatërruese dhe treqind vjet më vonë pas një akti zjarrvënie, dhe në formën e tij përfundimtare ishte një nga Shtatë Mrekullitë e Botës Antike. Nga viti 401 pas Krishtit ajo ishte shkatërruar. Vetëm themelet dhe fragmentet e tempullit të fundit kanë mbetur në vend.

Historia e ndertimit

Në shekullin VI para e.s., ky qytet ka qenë gjithmonë qendra e kultit të Afërditës, e quajtur më vonë Diana nga romaket. Flitet për perëndeshën e natyrës dhe kafshëve të egra dhe paraqitet e shoqëruar nga një sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston një tempull i dedikuar perëndeshës. Por në shekullin VII para e.s., qyteti pësoi një sulm nga cimerët. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkatërrua. Gjithçka ishte në duart e mbretit të Lidias, Kreso. Po, është i njëjti që ka shpikur disqet e çuditshme prej metali të quajtura "kreseidas". Asnjë nuk e di se ku do ndalojnë këto shpikje moderne... por Kreso ishte një mbrojtës i shenjtëve dhe artistëve dhe ai propozoi të ngrihej një tempull i ri i Artemisës, më i mirë se i pari. Për këtë u bë një thirrje publike ku u kërkohej të gjithë qytetarëve që të dhuronin para për tempullin e ri. Më në fund tempulli u ngrit.

Llogariste 127 kolona të mrekullueshme nga 20 m lartësi, diçka e jashtëzakonshme për kohën, gjithashtu përmbante dhe skulptura të Eskopes. Ky tempull shkëlqeu qytetin e Efesit gjatë dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia : në vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkatërroi tempullin duke e ndezur thjesht për famë. Pa dyshim që ky pionier i famës e arriti atë që kërkonte, provë është që ende i kujtohet emri edhe sot. Por në atë kohë arriti diçka më shumë se fama : duke u treguar të gjithë njerëzve që për çudi Escopa ka një Erostrato dhe që mrekullitë e ndërtuara nga njerëzit duhet të jenë të mbrojtura nga vetë njerëzit. Kjo histori ka një epilog : kur rreth 20 vjet më vonë, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dëgjoi historinë e tempullit dhe zbuloi që tempulli ishte shkatërruar në të njëjtën ditë që kishte lindur ai. Kjo koincidencë e bëri që ta rindërtonte tempullin gjatë kohës që ishte në Efes, duke u përpjekur të krijonte një qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (bëhet e treta herë me këtë rindërtim) nuk e rimori kurrë të shkuarën e tij të shkëlqyer.

Shih edhe

Referime


Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Epoka e IluminizmitDrini i BardhëAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveToskërishtjaProblemet mjedisore në ShqipëriArtriti ReumatologjikDhimbja e kokësFizikaGrupet e gjakutLeje DrejtimiPinguiniRilindja Kombëtare ShqiptareTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriSëmundjet e zemrësLidhëza bashkërenditëseIlirëtHashim ThaçiLibriTuberkuloziGjarpriShtetet anëtare të Bashkimit EvropianShpikje te ndryshmePlanetiMiniera e TrepçësDurrësiVenaJohnny SinsSkizofreniaHidrocentraletPrincipata e ArbëritBullizmiFibroza kistikeShpella e GadimësZambakuHistoria e ShqipërisëDermatiti atopikMuri i Madh KinezGjenerali i ushtrisë së vdekurAstronomiaHistoria e kompjuteritAli Pashë TepelenaGegërishtjaHIV/AIDSHepatitiNënrajoni VerilindorMaria AntonetaHistoria e TokësMali i TomoritNjohja ndërkombëtare e KosovësFotosintezaPubertetiMjedisi natyrorKodi RrugorTartufi (komedi)Teorema e PitagorësLista e gjeografive të shteteveËndrraVerdhëzaTrekëndëshi i BermudësRiciklimiAlbert AjnshtajniNeurologjiaFutbolliDashuriaAziaTrupi i njeriutShpallja e Pavarësisë së KosovësBimët me farëKosova dhe bukuritë e sajZvarranikëtRobin HoodKryefjalaMushkëriaMorfologjia (gjuhësi)Fazat e detitLuljaPresidenti i ShqipërisëPirro i EpiritAlgjebra🡆 More