Silva Gunbardhi: Këngëtare shqiptare

Silva Gunbardhi njihet si një këngëtare e disa rrymave muzikore dhe fituese e disa çmimeve.

Ajo mban rekordin e këngës më të klikuar në YouTube, në një kanal muzikor shqiptar, këngës “Të ka lali shpirt”.

Silva Gunbardhi
Gjithashtu njohur siSilva[nevojitet citimi]
Lindi (1981-11-02) 2 nëntor 1981 (42 vjeç)
Vlorë, Shqipëri
OrigjinaShqipëria Shqipëri
ZhanretPop, folk
ProfesioniKëngëtare, muzikante, kompozitore, tekstshkruese
LabeliArkivaShqip

Sinopsi

Silva Gunbardhi lindi në Vlorë dhe atje kaloi fëmijërinë. Pasioni për këndimin kishte nisur herët, por për publikun u prezantua në vitin 2001. Pjesëmarrja në Festivalin e Këngës në RTSH, në duetin me Kozma Dushin e bëri fillimisht të njohur. Sot vazhdon të sjellë këngë të reja, vetëm ose në bashkëpunim dhe kënga e saj më e njohur është “Të ka lali shpirt”.

Silva është e martuar me reperin Dafi Derti dhe janë prindër të një djali të quajtur Dalvi, i ardhur në jetë me 04/07/2015.

Fëmijëria dhe studimet

Silva lindi në Vlorë ku kaloi edhe fëmijërinë e saj në lagjen “Partizani”. Pasioni për muzikën ka lindur bashkë me të dhe ka kënduar që kur ishte në kopsht. Për herë të parë u ngjit në skenë tek festivali i fëmijëve me këngën “Dy motrat”.

Në të dyja herët që ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve ka dalë me çmime. Në të parin me çmimin e tretë dhe në të dytin me çmimin e dytë.

Ajo ka përfunduar dy universitete. Fillimisht studioi për mësuesi dhe më pas për drejtësi. Kur jetonte ende në Vlorë punoi në Teatrin “Petro Marko”, më pas u shpërngul në Tiranë për të vazhduar karrierën në muzikë.

Karriera muzikore

Dalja e parë përpara publikut të gjerë ishte në festival me këngën “Grise natën”, në duet me Aurel Thëllimin. Në Festivalin e Këngës në RTSH, në vitin 2001, këndoi në duet me Kozma Dushin me këngën “Gënje por thuaj të dua”. Silva numëron disa videoklipe, ku i pari klip ishte “Plaku-Plaka”.

Silva këndon Pop dhe Folk e midis tyre nuk veçon asnjërën, megjithëse karrierën e nisi me muzikën Pop.

Ajo njihet edhe si tekstshkruese dhe i pari që shkroi ishte “I ndjej fjalët e hënës”, muzikën e të cilit e kompozoi po vetë dhe me të mori pjesë në festivalin “Këngët e Stinës”. Ajo ka njohuri edhe në violinë.

Kompeticionet dhe çmimet

Në karrierën e saj, Silva, numëron shumë bashkëpunime muzikore, dy albume dhe disa çmime. Abumi i parë “Plaku plaka” doli në vitin 2004 dhe i dyti “Trak e Truk” në vitin 2006.

Viti Kompeticioni Kenga Çmimi
2013 Zhurma Show Awards Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) Best Song
2013 Zhurma Show Awards Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) Çmimi i Internetit
2009 Netët e Klipit shqiptar Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) Best Performace
2009 Kënga Magjike Silva Gunbardhi feat. Kelly - Pyet zemrën Best Interpretation
2008 Kënga Magjike Silva Gunbardhi - Te doja shumë Best Balade
2005 Poli Fest Çmimi i Tretë
2003 Maratona e Këngës Popullore Çmimi i Dytë
2001 Festivali i madh RTSH Silva Gunbardhi & Kozma Dushi - Gënje! Por thuaj të dua Çmimi i Tretë

Pasionet, inspirimet dhe filantropia

Ajo ka pasion pikturën. Të bërit shopping dhe përse jo punët në bujqësi janë të tjera pasione të artistes.

Kohën e ka gjetur edhe për bamirësi. E ndjeshme ka qenë sidomos në rastin e fëmijëve me probleme shëndetësore. Ka dhuruar rroba, veshëmbathje dhe vlera monetare të konsiderueshme. Rasti më i fundit është ai i mbulimit të shpenzimeve për ndërhyrjen në sy të një djali 3-vjeçar.

Jeta personale

Silva është e martuar me reperin Dafi Derti. Ata u njohën dhe u martuan në vitin 2013, dhe prej vitit 2015 janë prindër të një djali të quajtur Dalvi.

Silva dhe Dafi kanë sjellë disa projekte muzikore me videoklipe së bashku.

Diskografia

Albumet

  • 2006: Trake truke
  • 2005: Plaku, Plaka

Kengët/Single

  • 25 Tetor 2018: Kolazh dasme (feat Irini Qirjako)
  • 22 Qershorë: Hajde Shqipe (feat Dafi)
  • 11 Maj 2018: Fati
  • 12 Janar 2018: Marak (feat Defri)
  • 21 Korrik 2017: I Love You (feat. Dafi Derti)
  • 17 Korrik 2017: Kolazh Dasme
  • 2017: Digje Zemrën
  • 2017: Lalushe (feat. Defri)
  • 2016: Ding Dong
  • 2016: Bebeğim (feat. Serkan Kaya & Dafi Derti)
  • 2014: Lule bardhë
  • 2014: Kunatat
  • 2014: Tequila (feat. Dafi Derti)
  • 2014: Uromë baba
  • 2014: Unaza
  • 2014: Dije se të dua (feat. Nik-T)
  • 2013: Rritu vajzë
  • 2013: Vdeksha unë për syrin tënd
  • 2013: Lemza
  • 2012: Nënë e bijë (feat. Paro)
  • 2013: Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti)
  • 2012: Djemtë e Vlorës
  • 2010: Trak e truk
  • 2010: Plaku, plaka
  • 2009: Pyet zemrën (feat. Kelly)
  • 2008: Të doja shumë
  • 2007: Je ti
  • 2006: Dua të jem
  • 2001: Gënje! Por thuaj të dua (& Kozma Dushi)

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Silva Gunbardhi SinopsiSilva Gunbardhi Fëmijëria dhe studimetSilva Gunbardhi Karriera muzikoreSilva Gunbardhi Kompeticionet dhe çmimetSilva Gunbardhi Pasionet, inspirimet dhe filantropiaSilva Gunbardhi Jeta personaleSilva Gunbardhi DiskografiaSilva Gunbardhi Lidhje të jashtmeSilva Gunbardhi ReferimeSilva Gunbardhi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

QelizaNoizyAcidet dhe BazatKrahasimiYlli detarSkizofreniaLui PastërMbretëria e DardanisëShpella e GadimësJupiteriStreptokoketSistemi i qarkullimit të gjakutOqeaniVullkaniNamazi i SabahutGreqiaAntibiotikuDritan PriftiJohnny SinsNumrat dhjetorDiskriminimiGjeografia e EvropësParahistoriaGjakuUlçera në stomak?ShkupiShqipëria OsmaneMikroorganizmatSaturniHamletiPingpongLufta e Dytë BotëroreÇrregullimi bipolarAriuLahuta e MalcísKuvendi i Maqedonisë së VeriutRusiaPikëçuditsjaNdotjaLumi i BunësEnergjia e ripërtëritshmePenisiQiprojaPesë Shtyllat e IslamitCraig NewmarkShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraGrupet e gjakutEmrat e bukur të AllahutGreqia e lashtëEnergjia kinetikeMorfinaZhurmat në veshSasia e nxehtësisëBashkimi SovjetikDelfiniKarakteristikat e zeritShtetet e para ilireMiguel de CervantesPeshkopiaLista e Kryeministrave të ShqipërisëKorçaPasaporta e ShqipërisëAndon Zako ÇajupiPozicioni mbrapshtPianojaPlisi (lashtësi)Muzika shqiptareEklipsiLiqeni i PrespësNjësitë federative të GjermanisëLista e gjeografive të shteteveKrujaTrekëndëshiPHPogradeciPlaku dhe detiNexhmije PagarushaMalet e Sharrit🡆 More