Qemal Lame

Qemal Lame (Elbasan, 1949) është publicist shqiptar, autor i disa librave memoaristikë për periudhën e komunizmit.

Në vitet 1982-1992 shërbeu si Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë.

Biografia

Ka lindur në Elbasan, më 11 shtator 1949.Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinë Ushtarake, Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1982-1992 shërbeu si Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë. U shkarkua në vitin 1992. Është studiues, analist, opinionist, publicist, autor i disa monografive, teksteve dhe librave. Aktualisht jeton në Gjermani, ku ka marrë azil politik dhe i është dhënë shtetësia gjermane.

Veprat

Në vitin 2014 botoi librin Kur shembeshin themelet duke rrëfyer për vitin e fundit të komunizmit në Shqipëri.

Në vitin 2020 Lame botoi librin Dritëhijet e kohës ku dëshmon për përndjekjen e Kadaresë në vitet 1982-1983. Lame tregon që më 24 shtator 1982 në mbrëmje ka marrë një telefonatë nga Enver Hoxha ku i dha urdhrin për arrestimin e Kadaresë: "Të arrestohet! Mos veproni menjëherë! Do ta diskutojmë!" Tre ditë më vonë, me 27 shtator 1982, në ora 18:00, në një mbledhje të kupolës së lartë komuniste të Shqipërisë, ku Lame qe i pranishëm bashkë me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain, sipas Lames, Enver Hoxha ka shpërthyer kundër Kadaresë: .

»[...]Të arrestohet ai Kadareja! Të bisedojmë e të vendosim për këtë qelbësirë. Boll ka livadhisur. I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në h... të gomerëve!? [...] I ka ardhur koha. T’ia përveshim edhe atij[...] Të arrestohet!

Sipas Lames, janë dhënë dy urdhra konkretë nga Enver Hoxha për arrestim, të cilët u anuluan në çastin final të ekzekutimit të tyre. I pari u dha më 1982. Për Kadarenë ishte përgatitur arkivoli, predikimi ligjor në sallën e gjykimit të burgut, ekzekutimi në errësirën e mesnatës, zhdukja që të mos i gjendeshin as eshtrat dhe as një varr për ta kujtuar familjarët, njëlloj si me ish-Kryeministrin. Në vitin 1983 në kupolën komuniste shqiptare erdhi prapë në rend të ditës arrestimi i Kadaresë por urdhri prapë u anulua. Sipas Lames, arrestimi i Kadaresë u la për më vonë.

Lista e veprave

Referime

Tags:

Qemal Lame BiografiaQemal Lame VepratQemal Lame ReferimeQemal LameElbasan

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Alfabeti shqipLidhëzaQytetet më të vjetra të ShqipërisëIslami në ShqipëriShtatë mrekullitë e botësAnastas JanullatosiDynymHolokaustiIlir Shaqiri (balerin)KundrinoriIslamiManastiri i ZvërnecitGentiHarun AliuAfrikaNaim FrashëriSistemi i qarkullimit të gjakutKortizoliLista e kryeqyteteveNamazi i IstiharesCristiano RonaldoKinaBeratiKukësiNumrat romakëPrejardhja e shqiptarëveBasketbolliFrancaTë nxënët përmes lojësStimulim me gjoksAleksandri i MadhLista e Kryeministrave të ShqipërisëWilliam ShakespeareQemal StafaTumori i truritAlgjebraNjeriuA.C. MilanLedion LiçoTetovaIbrahim RugovaVerdhëzaKrishtërimi në ShqipëriKërpudhatKulla EiffelDispepsiaLista e elementeve kimikëOrkideaNjerëz dhe FateDita e EvropësBurimet natyroreLumi i DrinitAnës lumenjveSëmundja e LeukemisëPsikologjiaGegërishtjaDukagjiniFlutura AçkaFatmir SpahiuHepatitiThe DamnedBeteja e KosharesShteti i PalestinësTroftaHungariaShpallja e Pavarësisë së KosovësLista e viteveLuljaIliriaSistemi nervorGjithësiaVendkalimet kufitare të ShqipërisëMuhammediAgim Krasniqi🡆 More