Dukagjini: Krahinë në Shkodër

Dukagjini është një krahinë etnografike në Shqipërinë Veriore, në lindje të Shkodrës.

Shqipëria Dukagjini
Emri: Dukagjin
Qarku: Qarku i Shkodrës
Rethi: Rrethi i Shkodrës
Lartësia mbidetare: 220 - 2,570 m, mbi nivelin e detit.
Sipërfaqja: 607.59 km2
Komuna: Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Temal.
Kryeplak: Lefter Ruçaj -
Popullsia: 17,000 banorë, (regjistrim, 1990).
Kodi Postar: 4009
Web-faqe: http://www.shoqatadukagjini.com

Dukagjini: Gjeografia, Historia, Demografia
Maja e Ershellit dhe Pejdana

Gjeografia

Si krahinë malore në pjesë më të madhe, Dukagjini përfshin pjesë lindore dhe qendrore të Bjeshkëve të Nemuna brenda territorit të shtetit shqiptar. Lartësia mbidetare e krahinës nis nga 220 e deri në 2,570 metra mbi nivelin e detit. Qëndron me përafërsi në gjysmën veriore të Bashkisë Shkodër. Në këtë krahinë burojnë lumejtë e Shalës dhe Kirit.

Vëndbanime;

Historia

Dukagjini dhe dukagjinasit janë të hershëm në histori si emër dhe si princa. Emri Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan në Bosnje-Hercegovinë, ardhur e vëndosur në Arbëri, nga Franca (axhuinet). Emri Dukagjin rrjedh prej emrit të të parit të një dinastie princore, Gjin Tanushi. Gjin Tanushi, në vitin 1281, fitoi titullin e lartë “Dukë”. Nga Dukë Gjini, morën mbiemrin pasardhësit e tij dhe territoret që sundoheshin prej kësaj familje, morën emrin Dukagjini, kurse banorët u quajtën Dukagjinas.

Në shekullin XIV-XV, fisi i Dukagjinëve arriti apogjeun e tij me Lekën III, bëmat e të cilit, si prijës ushtarak përkrah Gjergj Kastriotit, qenë të përmendura. Në mënyrë të veçantë emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake Arbërore kundër turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, me të drejtën zakonore Arbërore (Shqiptare), të kodifikuar dhe të sanksionuar në “Kanuni”, që mban emrin e Lekë Dukagjinit. Dukagjinasit, gjithmonë kanë pas dhe kanë të drejtë të krenohen me kanunin që u la trashigim para-ardhësi i tyne, i pavdekshmi Lekë Dukagjini. Dukagjini dhe kanuja janë një e të pandamë, i një lisi legjendar. Historiografia Ballkanase dhe ajo Euorpiane, njohin vetëm një kanu Shqiptar, kanunin e Lekë Dukagjinit.

Me pushtimin turk (Osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit. Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dalë shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare këtë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanërisht në Shalë, Shosh, Nikaj e Mertur, përbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit të Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe reprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës Shkodër-Pukë-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.

Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapësirën : në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Perëndim, përfshi luginën e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka këtë ëmrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si : Mavriqi (Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Laçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret (Në vitin 2007, në fshatin Theth, është zbuluar një vëndbanim i kohës së Bronzit, n'doshta dhe 3,000-vjeçar), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.

Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum (Inferoir), herët me qendër në Sarda (Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum (Superior), herët, në qëndër në T’pla të Krasniqes.

Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vëndet malore, prej qafës së Bishkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin.

Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimtar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Bishkasit; në Veri – qafa e N'dërmajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Perëndim, deri në luginën e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e N'dërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Perëndim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u n'gushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e Sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin Turk, quhej me toponimin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve.

Pavarësisht nga lëvizjet e popullatës, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi Pultinase.

Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërit (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme. Ja disa nga momentet më kulmore, ku janë shpalosur këto vlera:

Në kuvëndin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë Arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Pultinasve : Princat Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vëndit përtej lumit Drin - Zadrimë e Sipërme e gjerë në Misinë e Sipërme; Lekë Zaharija, i cili ka mbajt si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës; Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemtë ; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin dhe princë të tjerë fqinjë, të cilët kishin nën sundim Peonët dhe Pelagonët e Sipërm gjerë në Misi, Sardanët dhe disa qytete të vogla e vënde rreth Drishtit dhe Balecit.

Në të gjitha luftërat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kastrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit ; vllezërve Lekë e Pjetër Dushmani, të cilët kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre. Në mënyrë të veçantë ka spikatur, bashkëluftëtari i Kryetrimit Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjini, për urti, për trimëri, dhe si udhëheqës, që pas vdekjes së tij, drejtoi forcat luftarake të Arbërit kundër turqve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, më 1479.

Dukagjini: Gjeografia, Historia, Demografia 
Kullë tipike Dukagjinse 300-vjeçare në Abat.

Ngjarje Historike;

  • Pjesëmarrja në kryengritjet antiosmane në vitet 1501-1602, ku kanë marrë pjesë mbi 2656 krerë nga e gjithë Shqipëria.
  • Pjesëmarrja në vitet e rilindjes Kombëtare, si ato në vitin 1835-1836, në vitet 1854 e 1883, me 300 luftëtarë në malin e Taraboshit.
  • Pjesëmarrja në vitet 1878 në mbrojtje të tokave shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, e Grudës, me rreth 200 luftëtar.
  • Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Dukagjinit, më në krye Mark Lula, Marash Kola e Gjek Gega, me 15 qershor 1878-të, në Lidhjen e Prizrenit.
  • Krijimi i “Djelmnis së Shalës” (dhe i Dukagjinit gjithashtu) me 1890-të, më në krye Mehmet Shpendin, ku përfaqësoi atë në përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë përkrah Dedë Gjo Lulit, Isa Boletinit dhe Bajram Currit.
  • Beteja e Qafës së Agrit e udhëhequr nga strategu popullor Mehmet Shpendi, ku Treva e Dukagjinit sfidoj ushtrin e pathyeshme të Shefqet Turgut Pashës.
  • Dukagjinasit me të marrë vesh lajmin e gëzuem për Shpalljen e Pavarësis së Shqipëris dhe ngritjen e flamirit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë, ishte data e 28 Nëntorit 1912-të, ku Mehmet Shpendi së bashku me shumë trima Shaljan dhe Dukagjinas ngritën Flamurin Kombëtar në logun e Kuvëndit të burrave të Shalës në Abat. (Revista Hylli i Dritës, Shkodër 1942, nr. 5 fq. 252).
  • Veprimet luftarake mbrojtëse kundër ushtrisë Malazeze, në korrik të vitit 1915-të, në të cilat dhanë jetën 104 luftëtarë.
  • Traditat atdhetare janë reflektuar më së miri tek “Besa e Prekalit”, me 25 shtator 1919-të, që u bë simbol besëlidhjeje në të gjithë Malësin e Veriut.
  • Këto vlera janë shfaqur në Kongresin e Lushnjës, me 1920-të; në lëvizjen Noliste në qershor të vitit 1924; në lëvizjen antizogiste në nëntor të vitit 1926; në luftën për çlirimin e Shqipërisë kundër nazi-fashizmit, me Çetën Partizane të saj, e cila u krijua me 5 nëntor të vitit 1943, me 32 luftëtar.

Tu folë për trimnin dhe patriotizmin e Dukagjinit dhe të prijsëve të tyne, At. Gjergj Fishta tek(Lahuta e Malcis, Kangë e 16-të; Kulshedra) thotë;

    ...Dymijë djelm çoj Dukagjini,
    Në luftë t'rrufeshmëm porsi Drini,
    Kah diktohet turbull zallit,
    Mjaft me i thanë Shala mizore,
    N'za për pushkë, k'jo, e bukën n'dorë,
    Ai Mark Lula na u ka pri,
    Kallushan musteqe zi,
    N'log për mënd e për urti,
    Për urti e për trimni,
    N'kaçaturr, edhe n'allti,...

Demografia

Në periudhën e pavarësisë, Dukagjini përfaqësohej në administratën Shqiptare si nënprefekturë, me qendër në Kodër të Shën Gjergjit, që përfshinte Shalë, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir, Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri në vitin 1953. Pas këtij viti, deri në vitin 1972, ka qenë e ndarë në dy njësi administrative, në dy lokalitete: lokaliteti i Dukagjinit, me qendër në Breg-Lumi dhe lokaliteti i Shllakut, me qendër në Gegaj.

Në vitin 1967-të, në Malësi u krijuan kooprativat bujqësore, që pas vitit 1972, me krijimin e kooperativave të bashkuara, u krijuan edhe Këshillat e Bashkuara : Shala, Shoshi, Pulti dhe Shllaku. Pas vitit 1990-të, me kalimin në sistemin shumë Partiak dhe në ekonominë e tregut, Dukagjini përbëhet nga 5-së komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.

Dukagjini, ka 40-të fshatra dhe me një sipërfaqe prej 607.59  km 2. Në fund të vitit 1990-të, ka pasur 5,204 familje, me rreth 17,000 banorë. Në vitet 90-të, shumica e tyre kanë zbritur në fusha e qytete, për një jetë më të mire. Pjesa dërmuese e tyre janë vëndosur në qytetin e Shkodërs, në lagjen “Mark Lula“, në “Kiras”, në lagjen “Partizani”, dhe në komunën e Rrethina. Dukagjinasit, janë vëndosur edhe në Tiranë; në Kurbin, në të cilin sot në këtë rreth janë mbi 400 familje; në Lezhë; në Malësi e Madhe, e në qytete e rajone të tjera fushore. Një pjesë e tyre janë në emigracion dhe shumë prej tyre, kanë krijuar familjet e tyne që nga Evropa, në SHBA dhe deri tek Australia e largët.

Dukagjinasit kanë filluar të mësojnë shkrim e këndim Shqip, me hapjen e shkollës së parë shqipe, në vitin 1917-të në Theth, krijuesi i së cilës ishte At’ Shtjefën Gjeçovi. Në mesin e viteve 30-të filloi ngritja e shkollave në nivel filloreje në të gjithë Dukagjinin. Në fund të vitit 1990-të, ka pasur 5 shkolla të Mesme të profilit të përgjithshëm dhe profesional, 35-së shkolla 8-Vjeçare e fillore; Spital rajonal në Breg-Lumi, me të gjitha repartet e tij; Spital në Pult, në Shosh, dhe në Shllak ; qëndra shëndetësore në çdo fshat, etj. Qindra nxënës Dukagjinas kanë vazhduar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitetet e Tiranës. Sot ka mbi 500 Dukagjinas, që kanë mbaruar studimet e larta në të gjitha specialitetet dhe që janë të aftë për të kontribuar në të gjitha fushat e jetës Politike, ekonomike dhe shoqërore të vëndit e shoqërisë Shqiptare. Me 10-tra Dukagjinas, janë me grada shkencore, që bëjnë pjesë në elitën intelektuale të vëndit.

Njerëz të shquar;

Dukagjini gjithmonë ka nxjerrë figura të ndritura, ku n'dër të cilët mund të Veçojmë; Shtatë Shaljant, Mehmet Shpendi, Çun Nika e Marash Delia; Mark Lula, Gjek Gega, Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi ; Dodë Tahiri, Vat Gjeloshi, Mhill Beqaraj e Binak Vata; Mark Prelë Ujka e Voc Deda ; Gjon Marashi e Bal Marku; Zina Frani, Kolë Prela e Martin Camaj; Mikel Koliqi dhe Ernest Koliqi, i madhi i letrave shqipe i Rilindjes Kombëtare Zef Jubani (dëshmuar në artikullin «Kujtime të Zef Jubanit» , lexohet se të parët e tij rridhshin nga Abati), Vas Kiri, Dedë Thani, Qerim Delia,Xhur Kola,Avdi Kola,Zef Avdia,Gjon Micani,Mican Vata, Vogel Noka Lallinaj e Ndok Gjeloshi; Ndue Mëhill Logu, Ndrek Luca e Pjetër Gjoka, Paulin Selimi, Gjon e Lec Shllaku; Tinka Kurti, Guljelm Radoja dhe Marie Shllaku; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini; Luigj Marlekaj e Daniel Gjeçaj; Pal Mirashi, Lin Shllaku, Mirash Vuksani e Jak Marlekaj.

Në vazhdimësin e figurave të Dukagjinit, sot janë : Deputeti i parë pluralist; Kolë Tonaj, Piktori i merituar Zef Shoshi, Profesor-doktor Lekë Sokoli; Këngëtari i merituar Mhill Çuni, Frederik Ndoci dhe Rita Ndoci, aktorët e skenës dhe ekranit; Zef Deda dhe Julian Deda, Katerina Biga, shkrimtarët dhe poetët Lazër Stani, Prelë Milani e Lazër Kodra, Tone Deda, Studiuesit dhe historianët Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, Prelë Milani e shumë të tjerë.

Panorama;

Shih edhe këtë

Lidhje të jashtme

Tags:

Dukagjini GjeografiaDukagjini HistoriaDukagjini DemografiaDukagjini Shih edhe këtëDukagjini Lidhje të jashtmeDukagjiniKrahinaShkodraShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MamuthiKulla EiffelInstrumenti muzikorMiguel de CervantesFyelliKomunikimiPneumoniaLista e bimëveFotosintezaLogopediaVaginaHidrogjeniLista e kalave në ShqipëriSistemi muskulorRusiaKalaja e PrizrenitShtatzëniaPellazgëtVeshjet popullore shqiptareHistoria e DurrësitBletaPërcjellësit elektrikDelfiniFoshnjaVarfëriaAziaGjon BuzukuPlakatEritrocitiDrini i BardhëMultiple sklerozaUjiKësulëkuqjaMultimediaPiter PanShkretëtiraAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianRomeo dhe ZhuljetaMotra ToneSiguria kibernetikeKanceri i gjiritRomantizmi në kulturën europianeQemal StafaMuri i Madh KinezBullizmiNaum VeqilharxhiSali BerishaMamuthi leshatorHistoria e gjeometrisëLushnjaFoljaMona LizaAli Pashë TepelenaBakteriMartin Luther KingDita e ÇlirimitPërcaktoriBateriaAkiliMagnetiApoloniaGreqia e lashtëPogradeciLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeLista e lumenjve më të gjatëKromozomiShpella e piratëve (roman)Andon Zako ÇajupiOqeaniFejaShpallja e Pavarësisë së KosovësShkollat e para shqipeRomeo VeshajNumrat dhjetorIshemiaMasakra e TivaritHënaTiroidetNelson Mandela🡆 More