Stig Kjell Olof (Ola) Ullsten (23 qershor 1931 - 28 maj 2018) ishte një politikan dhe diplomat suedez i cili ishte kryeministër i Suedisë nga viti 1978 deri më 1979 dhe kryetar i Partisë së Popullit nga viti 1978 deri më 1983.
Ai gjithashtu shërbeu si zëvendës kryeministër për pak kohë në vitin 1978 dhe pastaj përsëri nga viti 1980 deri më 1982 dhe shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga viti 1979 deri më 1982.
Ola Ullsten | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 18 tetor 1978 – 12 tetor 1979 | |
Monarku | Carl XVI Gustaf |
Zëvendës | Sven Romanus |
Paraprirë nga | Thorbjörn Fälldin |
Pasuar nga | Thorbjörn Fälldin |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 12 tetor 1979 – 8 tetor 1982 | |
Kryeministri | Thorbjörn Fälldin |
Paraprirë nga | Hans Blix |
Pasuar nga | Lennart Bodström |
Kryetar i Partisë së Popullit | |
Në detyrë 4 mars 1978 – 8 tetor 1982 | |
Paraprirë nga | Per Ahlmark |
Pasuar nga | Bengt Westerberg |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 23 qershor 1931 Umeå, Suedi |
Vdiq më | 28 maj 2018 (86 vjet) Öja, Suedi |
Partia politike | Liberalët |
Bashkëshortja/et | Evi Esko (m. 1961; div. 1981) Louise Beaudoin (m. 1989) |
Fëmijët | Me Evi Esko: Maria Ullsten Katarina Ullsten Me Louise Beaudoin: Nicolas Beaudoin-Ullsten Christian Beaudoin-Ullsten |
Shkollimi | Socialhögskolan (pjesë e Universitetit të Stokholmit) |
Ai më vonë ka shërbyer si ambasador suedez në Kanada, i akredituar gjithashtu në Bahamet nga viti 1984 deri më 1989 dhe Itali, gjithashtu i akredituar në Shqipëri nga viti 1989 deri më 1995.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ola Ullsten, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.