Musa Gjylbegu: Politikane shqiptare

Musa Gjylbegu (Shkodër, 15 shtator 1904 - Burgu i Tiranës, 10 dhjetor 1950) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.

Musa Gjylbegu
Musa Gjylbegu: Politikane shqiptare
Ministër i Punëve Botore
Në detyrë
5 nëntor, 1943 – 6 shtator, 1944
Paraprirë ngaEqrem Telhaj
Pasuar ngaLefter Kosova; Rifat Begolli
Të dhëna vetjake
U lind më15 shtator, 1904
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më10 dhjetor, 1950
Burgu i Tiranës, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësimiagronom, nëpunës

Biografia

U lind më 15 shtator 1904 në Shkodër, i biri i Shaqirit të Molla begut, ndër familjet hanedane të qytetit. Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm.

Më 1927 u diplomua për Agronomi në MynihGjermanisë, dhe pasi u kthye në atdhe u mor me punë private. Më 1930-1941 qe nëpunës në zyrën e statistikës në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare. Më 1941-1942 u caktua shef i statistikës pranë po këtij dikasteri. Në vitet 1942-1943 u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të Statistikave pranë Kryeministrisë. Më 1943 qe inxhinier agronom pranë Ministrisë së Ekonomisë. Më 1 tetor 1943 u emërua zëvendësdrejtor i përgjithshëm i drejtorisë në fjalë.

U bë ministër i Punëve Botore në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, nga 5 nëntori i 1943 gjer më 16 qershor 1944 si dhe në qeverinë e Fiqiri Dines nga 18 korriku deri më 28 gusht 1944. Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, u dorëzua më 21 tetor 1946 me rastin e amnistisë. U akuzua se duke punuar në vitet 1930-1939 në zyrën e statistikës së MEK, kishte qenë «zogist i flaktë, se gjatë luftës kishte qenë në Itali për tregti, se kishte marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë si ministër, se ka strehuar 15 ditë në shtëpi Mehdi Frashërin», Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si “eksponent i Ballit dhe i Legalitetit” dhe për ”agjitacion e propagandë”, me burg të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe punë të detyruar. U dënua më 19 maj 1947 së bashku me Salih Vuçiternën me burgim të përjetshëm, duke vdekur më pas në burgun e vjetër të Tiranës më 10 dhjetor 1950.

Referime

Tags:

10 Dhjetor15 Shtator19041950Shkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PylliUjiZana e malitMuzeu Kombëtar i KosovësTulipaniTurkmenistaniBarazia gjinoreMajlinda KelmendiPerëndimi i diellitEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreKalendariKosova dhe bukuritë e sajPesë Shtyllat e IslamitPerandoria BizantineKundrinoriGjitariAtmosferaMuzika populloreLufta e ÇanakalasëAntigona (mitologji)Harry PotterSëmundja e LeukemisëLista e festave në KosovëGordana Siljanovska-DavkovaVullkaniBullgariaFitër BajramiEfekti serrëPushtimi italian i ShqipërisëLlojet e vargjevShtatë mrekullitë e botësButrintiGjarpriKongresi i LushnjesEvropa lindoreAmerika VerioreEmriArsimiPerandoria OsmaneLista e markave të automobilaveHistoriku i gjuhes letrare shqipeMatilda MakoçiVeshje popullore të KosovësMehmet FatihuTiranaShpallja e Pavarësisë së KosovësJuventus F.C.Don Kishoti i MançësHepatiti BKanceri në mushkëriShfletuesi i internetitLasgush PoradeciFoshnjaFuqia (fizikë)HIV/AIDSDokumentet e Gjuhes ShqipeMjedisiPjesët përbërëse të kompjuteritInstrumenti muzikorKarnavalet brazilianeDioksidi i karbonitBujqësiaKlimaNumriMeshariDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëEposi i kreshnikëveOrhaniMbrojtja e mjedisitGjithësiaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmTetovaThyesaSerie ADialektet e gjuhës shqipePersonat me aftesi te kufizuaraFlamuri i KosovësHolanda🡆 More