Mesha Selimoviq

Mehmed Mesha Selimoviq (Tuzlla, 26 prill 1910 - Beograd, 1982) ka qenë partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore, figurë e kulturës së pasluftës dhe shkrimtar jugosllav.

Kryevepra e të cilit Dervishi dhe vdekja është ndër kryeveprat e letërsisë në Jugosllavinë e pas Luftës së Dytë Botërore, përkthyer së pari në shqip nga Esad Mekuli dhe Tajar Hatipi, botuar në Prishtinë më 1968; dhe më pas në një variant tjetër nga Ben Andoni (Baftjar Luzati), botuar në Tiranë më 2008.

Biografia

U lind në gjirin e një familje të nderuar myslimane nga Bileqa, i biri i Aliut dhe Pashes. Babai i tij u lind në Visoko, gjatë zhvendosjes së familjes së tij nga Bileqa në verilindje të Bosnjës, ku ata kishin prona të konsiderueshme. Mesha u lind në Tuzlla, ku ndoqi dhe kreu shkollën fillore dhe atë të mesme. Më 1930 ai u regjistrua në degën e Gjuhës serbo-kroate dhe Letërsisë jugosllave në Fakultetin e Filozofisë, Beograd. Më 1934 u diplomua dhe nga 1935 deri më 1941 dha mësim në shkollën qytetëse të vendlindjes, e cila sot mban emrin e tij; asokohe u aktivizua edhe me organizatën atletike Soko.

Më 1941 u emërua drejtor i saj, por u arrestua për bashkëpunim me lëvizjen popullore antifashiste partizane. Pasi u lirua, kaloi në territoret e liruara dhe u anëtarësua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe qe pjesë e agjitpropit për Bosnien lindore. U caktua komisar politik i detashmentit partizan në Tuzlla; pas luftës u zhvendos në Beograd me detyra politike dhe kulturore.

Më 1947 u vendos në Sarajevë ku qe profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe Fakultetit Filologjik, drejtor artistik i Bosnia Film, shef i seksionit të dramës në Teatrin Kombëtar dhe kryeredaktor i shtëpisë botuese Svjetlost. I pezmatuar nga konflikt me disa figura politike dhe intelektuale lokale, u zhvendos më 1971 edhe njëherë në Beograd, ku jetoi deri më 1982.

Vepra

Referime

Tags:

1910198226 PrillBen AndoniBeogradiEsad MekuliLufta e Dytë BotërorePrishtinaTajar HatipiTiranaTuzlla

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LiqeniPiramidat e EgjiptitSistemi OperativStreptokoketMasturbimiAziaErnest HemingwayIslamiIluminizmiSylvio Mendes Campos JuniorAcidiNumrat romakëSistemi urinarPoseidoniSëmundja infektiveGjethjaTrupi i njeriutRugova (rajon)Deklarata Universale për të Drejtat e NjeriutAcidi klorhidrikAktiviteti fizikKrimet e regjimit komunist në ShqipëriUmrejaQarqet e ShqipërisëPerandoria RomakeTargat e automjeteve të KosovësXhensila MyrtezajQeniMikroorganizmatMbretëria ShqiptareMarie KrajaFormat e pashtjelluara të foljesDefiKuvendi i VlorësVitamina DAmerika VerioreGreqiaQelizaHebrenjtë në ShqipëriPerandoria OsmaneKaliEpilepsiaJakup AsipiNjeriuFaqja kryesoreFotosintezaKimia organikeOksidetFrancaMbreti Zogu IHektoriSpermaSkeleti i njeriutRajoni JuglindorPjesët përbërëse të kompjuteritGreqia e lashtëHamletiPankreasiKoordinatat gjeografikeSteve JobsKokainaVeprat kushtuar SkënderbeutMësonjëtorja e KorçësKompjuteriNumriBateriaParajaAndon Zako ÇajupiSistemi i imunitetitShefqet KrasniqiJupiteriOqeaniEgjipti i lashtëDua LipaMarsiJetëshkrimiAnatomia e njeriutFamilja🡆 More