Maxwell Cabelino Andrade: Futbollist brazilian

Maxwell Scherrer Cabelino Andrade (lindur më 27 gusht 1981) është një futbollist brazilian i cili luan aktualisht në Ligue 1 me Paris Saint-Germain.

Ai ka qënë lojtar i kombëtares braziliane. Pozicioni i tij natyral është mbrojtës i majtë, por ai mund të luaj edhe si anësor i majtë, gjatë kohës që ka luajtur për AFC Ajax, Interin dhe Barcelonën.

Maxwell
Maxwell Cabelino Andrade: Karriera me klube, Polemika e pasaportës, Karriera ndërkombëtare
Maxwell duke luajtur për Paris Saint-Germain në 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMaxwell Scherrer Cabelino Andrade
Datëlindja (1981-08-27) 27 gusht 1981 (42 vjeç)
VendlindjaCachoeiro de Itapemirim, Brazil
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri17
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2001Cruzeiro27(2)
2001–2006Ajax114(9)
2006–2009Internazional79(2)
2009–2012Barcelona57(0)
2012–Paris Saint-Germain90(7)
Karriera ndërkombëtare
2004Brazil U236(0)
2013–2014Brazil10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shkurt 2014

Karriera me klube

Karriera e hershme

Lindur në Cachoeiro de Itapemirim, Espírito Santo, Maxwell fitoi karrierën e tij te Cruzeiro. Performancat e mira me skuadrën braziliane bënë që ai të firmoste një kontratë pesë vjeçare me AFC Ajax në qershor 2001. Ai erdhi në Evropë që në moshën 20 vjeçare. Që në sezonin e tij të parë, ai u bë një titullar i skuadrës hollandeze, e njohur për mundësitë që i jep talentëve në formacionin e parë. Maxwell luajti sezonin më të mirë të tij te klubi në sezonin 2003–04, duke humbur vetëm tre ndeshje në Eredivisie për shkak se ishte i grumbulluar me kombëtaren, duke u shpallur Futbollisti Hollandez i Vitit. Ai pësoi një dëmtim serioz në prill 2005. Pas ekzaminimit, u konfirmua se ai do të qëndronte jashtë fushave të lojës për plot tetë muaj. Pas kësaj, ai nuk luajti kurrë më me Ajaxin. Kjo gjë solli interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane. Gjatë periudhës së tij në Amsterdam, Maxwell fitoi dy Eredivize, dy Kupa KNVB dhe dy Superkupa Hollandeze.

Internazionale

Kontrata e tij me Ajaxin ishte shkurtuar për të përfunduar më 2 janar 2006, në mënyrë që të bashkohet Interit në një transferim të lirë. Për shkak se nuk kishte nënshtetësi evropiane, ai u detyrua të nënshkrojme me Empolin deri në fund të sezonin, përpara se të transferohej zyrtarisht te Inter sëbashku me portierin Júlio César që ishte i huazuar te Chievo, i cili e kishte problemin e ngjashëm me Maxwell, ata të dy nuk luajtën asnjë ndeshje.

Në korrik 2006, Inter zyrtarisht lajmëroi blerjen e Maxwell, i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare.

Maxwell la mbresa në sezonin e tij të parë me Interin, më veçanërisht kundër ParmësSan Siro ku ai shënoi një supergol në trekendësh; ky gol u votua nga shikuesit e Inter Channel si goli i sezonit.

Duke luajtur në fillmim si mbrojtës i majtë, sezoni 2007–08 e pa atë më të avancuar në fushë me Cristian Chivu i cili e zëvëndësoi atë në rolin e parë dhe me Maxwell i cili filloi të luaj si mesfushor/anësor i majtë. Kjo gjë doli shumë efektive me Maxwell i cili u përshtat mirë me rolin në krah që e bëri duke rritur e ritmin e tij të ashpër. Në atë sezon, ai fitoi Scudetton e dytë rresht me Interin. Në sezonin 2008–09, Maxwell pësoi një dëmtim serioz që do ta mbante atë jashtë fushe për gjashtë javë. Por ndeshjet e tjera pasi ai u rikthye në aksion, ai gjithmonë ishte në formacionin startues duke shfaqur atë formë të mirëqë kishte para se të pësonte dëmtimin. Ai shënoi golin e dytë për Interin më 14 dhjetor 2008 kundër Chievos, ku Zikaltrit fituan me rezultatin 4–2 me Maxwell që shënoi golin pas një assisti të bukur të Dejan Stanković.

Barcelona

Më 15 korrik 2009, u lajmërua se Barcelona dhe Inter kishin arritur një marrëveshje, me Maxwell që iu bashkua klubit katalantas për 4.5 milion . Dy ditë më vonë u lajmërua se Maxwell firmosi një kontratë pesë-vjeçare dhe u prezantua si lojtari i ri i Barçës. Maxwell bëri debutimin e tij të plotë me Barcelonën në ndeshjen e dytë të 2009 Supercopa de España duke luajtur 90 minuta. Ai ndihmoi skuadrën e tij që të mposhte Athletic Bilbao 3–1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5–1 për të fituar trofeun e tij të parë në Spanjë. Ai fitoi trofeun e tij më 28 gusht 2009, pasi Barcelona fitoi 1–0 pas kohës shtesë me ukrainasit e FC Shakhtar Donetsk për të ngritur lartë Superkupën e Europës, në këtë ndeshje Maxwell nuk luajti asnjë minutë. Ai kishte një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të sezonit pasi Éric Abidal ishte i dëmtuar dhe ai ndihmoi Barcelonën në La Liga.

Më 29 korrik 2010, Maxwell shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës në një fitore 4–2 jashtë fushe në një ndeshje miqësore kundër skuadrës norvegjeze Vålerenga Fotball. Maxwell luajti ndeshjen e parë zyrtare në sezonin 2010–11 në ndeshjen e parë të 2010 Supercopa de España kundër Seviljes, ai e nisi ndeshjen si startues në pozicionin e anësorit të majtë dhe dhuroi assistin e golit të shënuar Zlatan Ibrahimoviç, ndeshja u mbyll me humbjen 3–1. Më 26 tetor 2010, Maxwell shënoi golin e parë zyrtar me fanellën e Barcelonës në një fitore 2–0 jashtë fushe kundër Cuetas në ndeshjen e raundit të 32-tave të Copa del Rey. Ai e mbylli sezonin e dytë me 41 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe vetëm një gol.

Maxwell e nisi sezonin 2011–12 me fitimin e 2011 Supercopa de España kundër Real Madrid, ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Më 26 gusht 2011, Maxwell fitoi Superkupën e Europës pasi Barcelona fitoi 2–0 me Porton. Ky sezon nuk do të ishte më i miri për të pasi ai luajti gjithsej vetëm 666 minuta në të gjitha kompedicionet. Golin e vetëm e shënoi në fitoren 0–4 kundër katarasve të Al-Sadd më 14 dhjetor 2011 në gjysmë–finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube. Më vonë Barcelona triumfoi në këtë kompedicion duke mundur Santos në finale me rezultatin 0–4. Ai më pas u largua në merkaton e dimrit nga Barcelona duke e mbyllur karrierën e tij me katalanasit me 89 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet dhe vetëm dy gola të shënuara.

Paris Saint-Germain

Më 12 janar 2012, Maxwell firmosi një kontratë tre-vjeçare me francezët e Paris Saint-Germain pasi kaloi me sukses testet mjekësore. Klubi francez pagoi 3.5 milion për lojtarin. Ai u bashkua sërisht me shokun e tij të ngushtë Zlatan Ibrahimoviç pasi kishin luajtur sëbashku me AFC Ajax, Inter dhe Barcelona.

Maxwell debutoi me fanellën e Paris Saint-Germain në një ndeshje kundër Toulouse FC vetëm disa ditë pasi kishte mbërritur në Paris, ndeshja u mbyll me fitoren 3–1. Më 6 maj 2012, ai shënoi golin e parë me Paris Saint-Germain në një fitore 3–4 kundër Valenciennes FC në Ligue 1.

Pas një fillimi të vështirë, ai u vendos në anën e majtë të mbrojtjes të skuadrës, për tu bërë një titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Më 12 maj 2013, Maxwell dhe Paris Saint-Germain fituan Ligue 1, kjo ishte liga e katërt e huaj që Maxwell fiton në karrierën e tij pas ligave të fituar në Hollandë, Itali dhe Spanjë. Më 6 gusht 2013, ai fitoi edhe Trophée des Champions pasi Paris Saint-Germain fitoi 2–1 kundër Bordeaux, Maxwell luajti në të gjithë ndeshjen. Më 9 gusht 2013, Maxwell shënoi golin e parë për sezonin 2013–14 në barazimin 1–1 kundër Montpellier. Ai duhej të luftonte me Lucas Digne për vendin e titullarit, me trajnerin Laurent Blanc i cili i besoi më shumë Maxwell.

Më 28 shkurt 2014, Maxwell rinovoi kontratën e tij deri në qershor 2015. Më 2 mars 2014, ai shënoi golin e parë pas një pasimi të Ibrahimoviç në fitoren 2–0 në Parc des Princes kundër rivalëve të Olympique de Marseille.

Polemika e pasaportës

Është pretendruar se Maxwell nuk ka qënë i regjistruar me nënshtetësi evropiane gjatë viteve 2006–2009 me Interin, por kur u ble nga Barcelona si një lojtar pa NE (Brazil), Maxwell nuk paraqiti një pasaportë nga një vend evropian. UEFA filloi të hetojë rastin në gusht 2010, por në fakt Inter e bleu atë si transferimi i brendshëm dhe arriti në Itali si lojtar pa NE dhe luajti për Empolin, dhe nuk kishte shkelur rregulloren e Federatës Italiane të Futbollit (FIF). Më 25 gusht 2010, Inter deklaroi që Maxwell ka qënë gjithmon një lojtar pa NE në klub.

Karriera ndërkombëtare

Maxwell u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane në tetor 2004 për një ndeshje kualifikuese të 2006 Kupë së Botës, por nuk arriti që të bëjë një debutim zyrtarë.

Ai bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në moshën 31 vjeçare më 14 gusht 2013, duke hyrë si zëvëndësues në ndeshjen miqësore kundër Zvicrën.

Jeta personale

Maxwell njihet të jetë një nga shokët më të ngushtë të Zlatan Ibrahimović; ata kanë luajtur bashkë me AFC Ajax, Interin dhe Barcelonën dhe Paris Saint-Germain. Ka disa anekdota rreth tij në autobiografinë Ibrahimoviç, unë jam Zlatan.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 15 Mars 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ajax
2001–02 24 0 2 0 2 0 28 0
2002–03 30 4 1 0 10 0 41 4
2003–04 31 2 2 0 7 0 40 2
2004–05 29 3 4 0 5 0 38 3
2005–06 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 114 9 9 0 24 0 147 9
Internazionale
2006–07 22 1 0 0 2 0 24 1
2007–08 32 0 0 0 7 0 39 0
2008–09 25 1 0 0 4 0 29 1
Gjithsej 79 2 0 0 13 0 92 2
Barcelona
2009–10 25 0 4 0 7 0 36 0
2010–11 25 0 9 1 7 0 41 1
2011–12 7 0 2 1 3 0 12 1
Gjithsej 57 0 15 2 17 0 89 2
Paris Saint-Germain 2011–12 14 1 1 0 0 0 15 1
2012–13 33 2 5 0 10 1 48 3
Gjithsej 47 3 6 0 10 1 63 4
Gjithsej karriera 297 14 30 2 64 0 391 16

Kombëtarja

Kombëtarja braziliane
Viti Ndsh Gola
2013 7 0
2014 3 0
Total 10 0

Trofe

  • Copa do Brasil: 2000
  • Eredivisie (2): 2001–02, 2003–04
  • KNVB Cup (2): 2001–02, 2005–06
  • Superkupa Hollandeze (2): 2002, 2005

Personale

  • Futbollisti Hollandez i Vitit (1): 2004
  • Ligue 1 Skuadra e Vitit (1): 2012–13

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Maxwell Cabelino Andrade Karriera me klubeMaxwell Cabelino Andrade Polemika e pasaportësMaxwell Cabelino Andrade Karriera ndërkombëtareMaxwell Cabelino Andrade Jeta personaleMaxwell Cabelino Andrade Statistikat e karrierësMaxwell Cabelino Andrade TrofeMaxwell Cabelino Andrade ReferimeMaxwell Cabelino Andrade Lidhje të jashtmeMaxwell Cabelino Andrade198127 gushtAFC AjaxF.C. Internazionale MilanoFC BarcelonaKombëtarja braziliane e futbollitLigue 1Mbrojtësi (futboll)Paris Saint-Germain F.C.Sulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shkencat natyroreArmët e SkënderbeutMagnetizmiElbasaniMasturbimiHarry PotterHistoria e kompjuteritZambaku shqiptarEnergjia kimikeLlojet e vargjevLloji (biologji)Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutAnne FrankDramaHidrografia e ShqipërisëGjermaniaPresidenti i ShqipërisëLiturgjia bizantineKëngët e MilosaosQarku elektrikGreqiaMusine KokalariMjedisi natyrorLigji i PaskalitÇarls DarvinAdolf HitleriKitaraLufta e TrojësTurizmiNgarkesa elektrikeDritaAlbert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e RelativitetitPunime artizanaleEkonomiaAktoriGjeografia e GjermanisëShtetet anëtare të OKB-sëApoloniaGoogle PlayLista e shteteve sipas popullsisëSergio RamosRryma elektrikeGjethjaDhëmbët e njeriutAbdesiFilozofiaOksidet bazikeSëmundjet e gjakutLidhja e PrizrenitSportiIluminizmiRamazaniGjakuRryma elektrike alternativePerandoria OsmaneLufta e FtohtëEposi i kreshnikëveAngliaLidhëzaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenPushtimi italian i ShqipërisëÇSyri i kaltër, DelvinëLista e lumenjve në KosovëKanadajaLufta e ÇanakalasëNënë TerezaDita Botërore e ujitAdem JashariDreriHidrosferaLigjiNumrat e plotëLiburnaLudwig van BeethovenInflacioniHolokaustiKokaina🡆 More