Lindja E Shqipërisë, Nacionalizmi Etnik, Fuqitë E Mëdha Të Luftës Së Parë Botërore Dhe Lindja E Pavarësisë Shqiptare

Lindja e Shqipërisë, Nacionalizmi Etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe Lindja e Pavarësisë Shqiptare (Origjinali: The birth of Albania).

Gjinia: Histori. Autori: Nicola Guy. Shqipëroi: Krenar Hajdëri. Shtëpia botuese: "Pegi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 404. ISBN 978-9928-162-17-5

Mbi librin

"Çështja Shqiptare" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje lidhur me historinë e kohëve të fundit të këtij rajoni, studimi i periudhës së Pavarësisë së Shqipërisë rreth viteve të Luftës së Parë Botërore, deri tani është lënë shumë pas dore.

"Lindja e Shqipërisë" eksploron se si mundi të lindte për herë të parë Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Osmane më 1912. Nicola Guy përqendrohet veçanërisht në arsyet pse gjatë peridhës vendimtare të Luftës së Parë Botërore, territori "shqiptar" u nda midis disa shteteve, aq sa pothuaj pushoi së ekzistuari krejtësisht. Ndoshta, në një mënyrë mjaft kuptimplote për historinë e kohëve të fundit të rajonit, ajo trajton gjithashtu edhe çështjen e rëndësishme se përse shqiptarët etnikë u ndanë në vende të ndryshme të Ballkanit.

Përmes ndërthurjes së studimit të zhvillimeve të brendshme shqiptare me ngjarjet ndërkombëtare të kohës, "Lindja e Shqipërisë" gjurmon historinë shqiptare nga periudha e Luftërave Ballkanike të vitit 1912, Konferenca e Londrës, Pakti i Londrës i vitit 1915, për të arritur më në fund, në periudhën e pasluftës deri në Konferencën e Paqes në Paris, në Konferencën e Ambasadorëve dhe në formimin e Lidhjes së Kombeve.

Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Medha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë për shpjegimin e "çështjes ende të pazgjidhur shqiptare".

Tags:

Nicola Guy

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Bunkerët në ShqipëriLista e aktorëve të teatrit shqiptarDita e VerësDashuriaDelfiniAmerika VerioreAli Pashë TepelenaPopullsia në BotëLetërsia shqipeTuberkuloziCristiano RonaldoPopullsia e BotësPikësimiVeshkaShiu acidikFlamuri i ShqipërisëShtypjaDjegiaFabulaSami FrashëriTraktati i fshehtë i LondrësEnkelejd AlibeajRelieviMëlçiaRrotullimi i TokësKaliPellazgëtMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëSpermaMjedisiAzotiToy StoryDeti AdriatikBeni ecën vetë (libër)Perandoria RomakeAutizmiADNPankreasiJupiteriBiosinteza e proteinaveZvicraGjermaniaDemografia e ShqipërisëRryma elektrikeEnergjia elektrikeHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiLiqeniKonferenca e Londrës (1912–1913)NATOSistemi i organeve të frymëmarrjesPneumoniaBurimet e parinovueshmeEzaniEnët e gjakutRekordet Botërore GuinnessDita e TokësShqipëria e MadheTretësiratZemraBig Brother Albania 2Fazat e Rilindjes ShqiptareNamazi i IqindisëEkonomia e ShqipërisëRilindjaKomedia HyjnoreProdhimi i Brendshëm BrutoProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreKrujaLufta e TrojësAli PodrimjaGjethjaVitamina DLigji i PaskalitAdelina MamaqiZbulimet e medha gjeografikeKompjuteriProdhimi i elektricitetitNamazi🡆 More