Licentiati

Licentiati është titulli i një personi i cili mban një gradë akademike të njohur si licencë ose licentiat. Termi rrjedh nga gjuha latine licentia - licentiatus, liria, e drejta (nga latinishtja licere, të lejosh), ishte grada e dytë akademike në Mesjetë, e cila u jepej individëve të cilët, pas dhënies së disa provimeve, fitonin të drejtën për të ligjëruar ose për të lexuar ligjërata në universitet.

Kjo ishte aplikuar në termat licentia docendi në kuptimin leje për të mësuar dhe licentia ad practicandum e cila nënkupton dikë i cili mban një certifikatë të kompetencave për ushtrimin e profesionit. Shumë vende dhe shtete kanë grada shkencore e akademike me këtë titull, por ato mund të përfaqësojnë nivele të ndryshme arsimore. Në disa nga universitetet ajo është një diplomë në mes të asaj bachelor dhe master apo doktor; në disa vende ajo është e krahasueshme me gradën doktor i filozofisë (PhD). Në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vendet tjera ishjugosllave, gradë akademike ekuivalente me licentiatin ka qenë e ashtuquajtura grada "Magjistër" e cila fitohej pas përfundimit të studimeve pasuniversitare prej një viti dhe të mbrojtjes së "tezes së magjistraturës."

Historiku

Fillimisht, për studentët në universitetet mesjetare "licentia docendi", ishte një titull i ndryshëm akademik nga titulli i cili sot quhet bachelor, master apo doktor. Ndërsa  më vonë "licentia" thënë fjalë për fjalë e drejta apo licenca për të mësimdhënie në universitet. Licentiati nuk jepej nga universiteti, por nga kisha, të mishëruara në pozitën e kancelarit të dioqezës në të cilën ndodhej universiteti i caktuar. Licentiaati jepej vetëm pas rekomandimit nga ana e universitetit, fillimisht pak para se kandidati të fitonte shkallën master apo doktor, për të cilën kërkesat e mëtutjeshme ishin vetëm të një karakteri të natyrës ceremoniale.

Me kalimin e kohës, ky dallim në mes të licentiatit në njërën anë dhe gradave bachelor, master dhe doktor, nga ana tjetër, filloi të zbehet. Në universitetet e Evropës kontinentale "licentiati" erdhi e u bë një diplomë akademike mes diplomës bachelor në njërën anë dhe master apo doktor në anën tjetër. Për më tepër, shpenzimet për marrjen e doktoraturës mund të ishin të konsiderueshme. Si rezultat i kësaj, shumica e studentëve të cilët nuk synonin një karrierë akademike, do të hiqte dorë prej doktoraturës, dhe si rezultat i kësaj "licentiati" u bë një gradë e zakonshme përfundimtare.

Një përjashtim të dukshëm prej këtij zhvillimi ishin universitetet e Oksfordit dhe të Kembrixhit, si dhe universitetet e modeluara sipas tyre.

Konventa e Bolonjës 

Në vitin 2003, Bashkimi Evropian organizoi Konventën e Bolonjës për Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë nën Konventën e Lisbonës për Njohjen, i njohur si Procesi i Bolonjës, në mënyrë që të krijojë standarde uniforme në këtë fushë në të gjithë Bashkimin Evropian. Konkluzionet përfundimtare ishin kërkesat që të gjitha universitetet Evropiane të ndryshonin programet mësimore për studimet e rregullta si dhe ato master.

Shih edhe

Referime

Tags:

Licentiati HistorikuLicentiati Konventa e Bolonjës Licentiati Shih edheLicentiati ReferimeLicentiatiGjuha latineLicenca

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ziadin SelaDielliMyshqetMeningjitiBraziliSistemi operativKarnavaletLeku shqiptarArbëreshët në ItaliKongresi i ManastiritPunime artizanaleKuvendi i Maqedonisë së VeriutMali i TomoritBeteja e KosharesLiqeni i PrespësAtletikaLista e bimëveVloraEkonomiaSerbiaDita e ÇlirimitRrethi i TropojësKoniRrethiSistemi periodik i elementeveKundrinori-kryefjala-kallëzuesiUshtria Çlirimtare e KosovësLufta e ÇanakalasëLionel MessiLufta e KosovësBektashiFan NoliDemografia e KosovësLekë DukagjiniQiprojaFestivali i 11-të i Këngës në RTSHNgjyraDialektet e gjuhës shqipeMuzeu i LuvritZvicraPresidenti i Maqedonisë së VeriutFaik bej KonicaAli AhmetiSëmundja e ParkinsonitVaksinimi i fëmijëveCikli i UjitMenopauzaPlani i biznesitLufta e FtohtëHolokaustiPlazma e gjakutSlloveniaMerkuri (planet)NeurologjiaKodi RrugorKaliMajat më të larta malore në KosovëMusine KokalariGreqiaSistemi i organeve të frymëmarrjesPesë Shtyllat e IslamitAbdyl FrashëriZvarranikëtLigjet e NjutonitBujqësiaLista e lumenjve në KosovëLëvizja Nacional-ÇlirimtareSëmundjaZhurmat në veshLista e personaliteteve ilireBulimiaTuberkuloziDita e Shën GjergjitHepatiti CBesimet folklorike shqiptareDomatjaPlutoni (planet)Historia e Jehudëve në ShqipëriKopra🡆 More