Kristo Dako

Kristo Dako (Korçë, 25 dhjetor 1880 – Tiranë, 16 dhjetor 1941) ka qenë veprimtar i mërgatës shqiptare, ministër i shtetit shqiptar dhe arsimtar.

Kristo Dako
Kristo Dako
Ministër i Arsimit
Në detyrë
7 dhjetor – 12 dhjetor 1921
Paraprirë ngaHaki Tefiku
Pasuar ngaAleksandër Xhuvani
Të dhëna vetjake
U lind më25 dhjetor 1880
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më16 dhjetor 1941
Tiranë
Nënshtetësiashqiptar
Bashkëshortja/etSevasti Qiriazi
FëmijëtAleksandër, Gjergj
Punësimiarsimtar, ministër, autor, predikues, studiues
ÇmimetKristo Dako Nderi i Kombit
NënshkrimiKristo Dako

Biografia

U lind në Korçë më 25 dhjetor 1880, i biri i Anastas Dakos. Më 1887 Dako emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme më 1898, dhe më 1902 Fakultetin e Matematikës. Nga ky vit u aktivizua në shoqëritë Shpresa dhe Dituria të kryeqytetit rumun. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi dhe mbaroi shkollën teologjike (Graduate School of Theology) në Universitetin e Oberlinit në vitet 1906-1913, ku u diplomua me Bachelor of Divinity .

Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit. Më 1913 u zgjodh president dhe redaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra më 1913. Dako mori më vonë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit më 1919. Dako është takuar dy herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, për t'i shpjeguar atij interesat kombëtare të Shqipërisë.

Më 1921-1922 qe deputet i Partisë Përparimtare dhe më pas u bë pjesë e "Bashkimit të Shenjtë". Më 1921 u caktua ministër i Arsimit në qeverinë pakditore të Hasan Prishtinës gjatë krizës së dhjetorit. Më pas u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit. Më 2 tetor 1922 hapet instituti "Kyriaz", më 11 prill 1925 iu vendos guri i themelit në godinën e re në Kamëz.

Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.

Vepra të botuara

  • Cilët janë shqiptarët? Manastir: Shtypshkronja Tregëtare Ndërkombëtare, 1911.
  • Mësimet e para të Gjeometrisë Elementare për shkollat filltare. Manastir: Shtypshkronja Tregëtare Ndërkombëtare, 1912.
  • Revista Djelli (editor, korrik–shtator 1913).
  • Revista Yll'i Mëngjezit (bashkë-editor, 1917–1920).
  • The Strength of the National Consciousness of the Albanian People, 1918.
  • Albania: the Master Key to the Near East. Boston: E. L. Grimes, 1919. (Përkthyer në shqip nga Leka Ndoja dhe botuar më 2003 me titull Shqipëria: çelësi kryesor i Lindjes së Afërme. Tiranë: Arbëria, 2003).
  • "Albania and its Unredeemed Territories" (hartë) (Boston: E.L. Grimes, 1919).
  • Liga e Prizrenit ("The League of Prizren"), Bucharest, 1922.
  • Zogu the First, King of the Albanians (A Sketch of His Life and Times). Tirana: Kristo Luarasi, 1937.
  • Shënime historike nga jeta dhe vepra e Nalt Madhërisë së Tij Zogu i Parë Mbreti Shqiptarvet. Tiranë: Kristo Luarasi, 1937.

Referime

Tags:

KorçaTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AlgjebraPashallëqet shqiptareMetaforaShkrimiNeptuniMotori DiezelSaturniPerandoria OsmaneSarandaFieriZejtaria në KosovëJaponiaAmnistiMajmuniFigura stilistikeGjitariNdotja e ujitNdotja akustikeGlobalizimiLumi i ShalësSistemi muskulorLigjet e KepleritRobotikaSëmundjaTeuta e IlirisëAlpet ShqiptareNamazi i IqindisëGjon BuzukuSistemi nervor28 Nëntori - Dita e FlamuritKrimet e regjimit komunist në ShqipëriOrganizata e Kombeve të BashkuaraTretësiratINTELEGJENCA ARTIFICIALEAndon Zako ÇajupiRoma e lashtëDramaVaginaShkrimet e para shqipeHixhameSkënderbeuItaliaTom SojerDemencaKafshëtNumrat dhjetorMatjaLeukocitShqiponjaLista e festave në KosovëHistoriografia e SkënderbeutTë drejtat e njeriutZjarriSindroma DownBashkimi Demokratik për IntegrimGjirafaPjesët përbërëse të kompjuteritKalendari katoliko-romak i shenjtorëveShkupiKolitiHelicobacter pyloriTeatriLogopediaÇrregullimi bipolarArtriti ReumatologjikKongresi i LushnjesTargat e automjeteve të KosovësLista e komunave në KosovëRrethi i MirditësTeoria e evolucionitKortizoliArti në ShqipëriNjeriuSëmundjet e trashëgueshmeTrekëndëshiMetri katrorLezhaDita Botërore e LibritLojërat Olimpike🡆 More