Komuniteti I Energjisë

Komuniteti i Energjisë, gjithashtu i njohur në të kaluarën si Komuniteti i Energjisë së Evropës Juglindore është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe një numër i shteteve të treta për të zgjeruar tregun e brendshëm të energjisë të BE-së në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Me nënshkrimin e tyre, Palët Kontraktuese zotohen në zbatimin e aktit e komunitetit (acquis communautaire) për energji në BE, të zhvillojnë një kornizë rregullatore adekuate dhe të liberalizojnë tregjet e tyre energjetike në përputhje me aktin sipas Traktatit.

Komuniteti I Energjisë
Vendndodhja e Komuniteti i Energjisë
Sekretariati
Austria Vjena, Austria
Anëtarësia Komuniteti I Energjisë Bashkimi Evropian

Shqipëria Shqipëria
Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina
Kosova Kosova
Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Moldavia Moldavia
Mali i Zi Mali i Zi
Serbia Serbia

Ukraina Ukraina
Liderët
 -  Presidenca aktuale Kosova Kosova
 -  Zv. Presidenca aktuale Bashkimi Evropian Komisioni Evropian
 -  Drejtori i Sekretariatit Sllovenia Janez Kopač
Krijimi
 -  nënshktimi i Traktatit 1 tetor 2005 
 -  Hyrja në fuqi e Traktatit 1 korrik 2006 
Faqja zyrtare
www.energy-community.org

Qëllimi

Komuniteti i Energjisë ka për qëllim krijimin e një tregu pan-evropian të energjisë, duke e zgjeruar the aktin energjetik të Bashkimit Evropian në territoret e vendeve të treta. Korniza ligjore e Komunitetit të Energjisë mbulon legjislacionin në fushat e energjisë, mjedisit, dhe konkurrencës të legjislacionit të BE-së.

Pas hyrjes në fuqi, akti i traktatit është zgjeruar në disa raste. Ai tani gjithashtu përfshin legjislacionin në lidhje me sigurinë e furnizimit, efikasitetin e energjisë, naftës, energjisë së ripërtëritshme dhe statistikat. Në përputhje me përditësimin në nivel të BE-së, Komuniteti i Energjisë transpozon dhe zbaton Pakon e Tretë të Energjisë të BE-së që nga shtatori i vitit 2011.

Palët, pjesëmarrës dhe vëzhguesit

Palët

Palët në Traktatin e Komunitetit të Energjisë janë Bashkimi Evropian dhe tetë Palët Kontraktuese (data e ratifikimit):

Vëzhguesit

Secili shtet fqinj më njërin ga shtetet e treta mund të marrë një status si vëzhgues pas miratimit të një kërkese të arsyetuar nga ana e Këshillit të Ministrave. Një akt i veçantë procedural rregullon të drejtat dhe detyrimet e vëzhguesve të Traktatit. Vëzhguesit në traktat janë:

Gjeorgjia është aktualisht në proces të anëtarësimit në Komunitetin e Energjisë si një anëtar i plotë.

Pjesëmarrës

Në bazë të traktatit, çdo shtet anëtar i BE-së mund të marrë statusin e një pjesëmarrësi. Duke vepruar kështu, shteti anëtar i BE ka të drejtë të marrë pjesë në Këshillin Ministror, Grupin e Nivelit të Lartë të Përhershëm, Bordit Rregullator, dhe në Fora dhe të marrë pjesë në diskutime në këto organe. Ky privilegj është përdorur nga 20 shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht

Pas pranimit të tyre në Bashkimin Evropian, tre nënshkruesit fillestare e traktatit, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, janë avancuar nga një Palë Kontraktuese në një Pjesëmarrës.

Institucionet

Institucionet kryesore të krijuara nga traktati janë:

  • Këshilli i Ministrave
  • Grupi i Nivelit të Lartë i Përhershëm
  • Bordi Rregullator i Komunitetit të Energjisë
  • Fora
  • Sekretariati

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Komuniteti I Energjisë QëllimiKomuniteti I Energjisë Palët, pjesëmarrës dhe vëzhguesitKomuniteti I Energjisë InstitucionetKomuniteti I Energjisë ReferimeKomuniteti I Energjisë Lidhje të jashtmeKomuniteti I EnergjisëAcquis communautaireBashkimi Evropian

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BronkitiLista e liqeneve në KosovëPashallëku i JaninësLahuta e MalcísDritan PriftiStambolliRryma elektrikePushtimi italian i ShqipërisëLindja e parakohshmeLista e Kryeministrave të ShqipërisëVeshkaPozicioni kalorëseQiprojaLista e kalave në ShqipëriNaum VeqilharxhiLiqenet e LurësTruriBifurkacioniFan NoliAustraliaAliteracioniDibraItaliaBalenaLëndët ushqyeseKortizoliDetiLista e vendeve sipas sipërfaqesParahistoriaKroaciaEpilepsiaADNBasketbolliMetabolizmiMiguel de CervantesPerandoria OsmaneKinaKarboniElbasaniHIV/AIDSKoniEuthanasiaAngliaPogradeciDhiaDhimbja e kokësKarnavalet brazilianeFaqja kryesoreKuzhina shqiptareDasma shqiptareHonore de BalzakEgjiptiCraig NewmarkDemografia e KosovësBakteriSistemi i frymëmarrjesDritëro AgolliTiroidetKalaja e ShkodrësNjohja ndërkombëtare e KosovësKubi (gjeometri)Bashkimi SovjetikPranveraTulipaniLista e festivaleve në KosovëTrëndafiliLëkuraShoqëriaRrëqebulliGjitariArsimi në ShqipëriKostandin KristoforidhiJohnny SinsLazeriBeni ecën vetëGreqia e lashtëRomantizmi në kulturën europianePopullsia botërore🡆 More