Kombinatorika

Kombinatorika merret me studimin e bashkësive të fundme, me grupimin e elementeve të tyre sipas ndonjë kriteri të caktuar, me renditjen e elementeve etj.

Kuptimet themelore të kombinatorikës janë permutacioni, kombinacioni, variacioni, multibashkësia etj. . Ajo është e lidhur ngushtë me degë tjera të matematikës si Algjebra, Teoria e gjasës, dhe Gjeometria, dhe ka zbatime të shumta në Shkencat kompujterike në Statistikë etj. Aspekte të kombinatorikës konsistojnë në llogaritjen e numrit të objekteve të cilat plotësojnë ndonjë kriter të caktuar përbën objektin e studimit të Kombinatorikës numerike, Gjetjen e elementit ose objektit më të madh ose më të vogël ose zgjedhjen optimale këto probleme i studjon Kombinatorika ekstrmale, poashtu zhvillimi dhe gjetja e strukturave të cilat i plotësojnë objektet kombinatorike, i studjon Kombinatorika algjebrike.

Kombinatorika më shumë merret me zgjidhjen e problemeve se me ndërtimin e një teorie, por kjo nuk do të thotë se gjatë këtij zhvillimi nuk është ndërtuar një teori e fuqishme e kombinatorikës sidomos në fund të shekullit XX . Njëra nga pjesët e kombinatorikës është edhe Teoria e grafeve.

Matematikani i cili është i specializuar në kombinatorikë quhet kombinatorist.

Historia e kombinatorikës

Gjurmë të kombinatorikës gjejmë te Xhainistët në Indi, matematikani Pingala e zbuloi metodën e përcaktimit të numrit të kombinacioneve të një numri të dhënë shkronjash, prej të cilave zgjedhim 1, 2, etj. Mahavira rreth vitit 850 i dha formulat e përgjithshme për gjetjen e numrit të permutacioneve dhe kombinacioneve të një bashkësie të fundme. Bhaskaracharya për kombinatorikën përdorte emërtimin Anka Pasha në Lilavati. Ai dha disa formula të reja në kombinatorikë. Disa arritje të rëndësishme janë dhënë nga grekët e vjetër dhe kinezët. Disa matematikan arab dhe çifut kanë përdorur konceptet e permutacionit dhe kombinacionit gjatë vështrimeve astronomike p.sh. Rabbi ben Ezra rreth vitit 1140). Libri i parë modern i shkruajtur me subjekt kombinatorikën është Ars Conjectandi i shkruajtur nga matematikani i shquar Jacob Bernoulli i cili u botua në vitin 1713.

Kombinatorika numerike

Kombinatorika numerike është fusha më klasike e kombinatorikës, ajo merret me llogaritjen e numrit të konfiguracioneve të cilat përkufizohen nga elementet e një bashkësie të caktuar objektesh. Shumica e problemeve të cilat hasen në kombinatorikën numerike kanë formulim të thjeshtë kombinatorik p.sh disa prej tyre janë Numrat e Fibonaccit, Numrat e Catalanit, Numri i permutacioneve, kombinacioneve, Particioni i numrit natyral Particioni i bashkësisë, Kompozicioni i numrit natyral etj.

Kombinatorika analitike

Kombinatorika analitike merret me studimin e strukturave kombinatorike duke shfrytëzuar konceptet nga Analiza komplekse dhe nga Teoria e gjasës. Përderisa kombinatorika numerike nxjer formula eksplicite duke i shfrytëzuar p.sh funksionet gjeneratrisa kombinatorika analitike përfundimet i jep me formula asimptotike.

Referimet

Shënim

Lidhje të jashtme

Tags:

Kombinatorika Historia e kombinatorikësKombinatorika numerikeKombinatorika analitikeKombinatorika ReferimetKombinatorika ShënimKombinatorika Lidhje të jashtmeKombinatorikaAlgjebraGjeometriaKombinacioniPermutacioniStatistikëTeoria e gjasës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EkuatoriKristaletMehmet FatihuLidhëzat në gjuhën shqipePlaku dhe detiParisiLista e maleve të ShqipërisëPeshkuQyteti i KukesitMuzeu Kombëtar i KosovësPikësimiRrethiJeta XharraEgjiptiRacizmiIzet MexhitiPjesëzaBashkimi SovjetikLufta e Dytë BotëroreSpanjaDemokraciaArtriti ReumatologjikLuljaLigji i OmitPranveraButrintiEdi RamaDynymMenopauzaFolkloriAthinaAtmosferaLejleku SqepgjerëPlanetiShkencaFazat e Rilindjes ShqiptareQelizaPerandoria OsmaneAzia LindoreKuzhina shqiptareLazeriAdolf HitleriNjohja ndërkombëtare e KosovësTrekëndëshi i BermudësFestivali i 11-të i Këngës në RTSHAmerikaLëkuraPaneli diellorFrancaNamazi i JacisëSistemi periodik i elementeveTingulliTë drejtat e njeriutTargat e automjeteve të KosovësAdoleshencaDita e TokësShqipëria e PavarurRrezet rentgenNumrat romakëIslamiHarta e BotësKongresi i LushnjesPresidenti i ShqipërisëRespekt per te moshuarvePashkëtEgjipti i lashtëTigriAleanca për ShqiptarëtIliriaAminoacidetRomeo VeshajBelgjikaMartin Luther KingFërkimiHerodotiAtletikaFlamuri i Shqipërisë🡆 More