Hoxha Kadri Prishtina i njohur edhe thjesht si Hoxha Kadri nga bashkëkohësit (Prishtinë, 1878 - 21 janar 1925) ka qenë alim, hoxhë, politikan, publicist dhe jurist shqiptar.
Kadri Prishtina | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 30 janar – 14 nëntor, 1920 | |
Paraprirë nga | Petro Poga |
Pasuar nga | Xhaferr bej Ypi |
Në detyrë 6 dhjetor – 12 dhjetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Koço Tasi |
Pasuar nga | Qerim Çelo |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1878 Prishtinë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 20 janar, 1925 Tiranë, Republika Shqiptare |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Punësimi | Klerik, jurist, politikan |
Nënshkrimi | |
Lindi në vitin 1878 në Prishtinë, ishte një nga nëntë fëmijët e Lutfullah Halimit. Mësimet fillore i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”. Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Më pas u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm. Kreu gjithashtu Fakultetin e Drejtësisë; më 1904 Kadriu duke qenë myderriz (dijetar), fitoi edhe titullin profesor (persisht Hoxha). Vijonte studimet në shkollën e lartë të së drejtës fetare "Mekteb'i Nyvvâb". Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestua në Stamboll për arsye se nuk pranoi të tregonte autorin e dorëshkrimit "Fitret ul-Islâm" - dorëshkrim i Syrja bej Vlorës - një dorëshkrim shumë problematik në lëmë të fesë Islame dhe të drejtës fetare.
Sa ishte në internim në Sinope e në burg në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte amputimin e këmbës mbi gju. Mbas lirimit nga burgu, punon pak në degën e Gjykatës së Apelit të Këshillit të Shtetit Osman në Stamboll, më pas si avokat i Drejtorisë së Monopolit në Tokad. Nga kjo detyrë kalon më pas në detyrën e avokatit dhe këshilltarit ligjor të degës së Bankës Osmane dhe Monopolit të duhanit në Samsun. Më 1911 caktohet këshilltar ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës Osmane në Stamboll. Po atë vit ministria e Drejtësisë i lëshoi lejen e avokatit të klasit të parë dhe më 1913 caktohet këshilltar ligjor edhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Monopolit të duhanit në Stamboll.
Në prag të Luftës Botërore mundi me shumë vështirësi të largohej nga Stambolli e të kthehej në atdhe. Vendoset fillimisht në Durrës e më pas në Shkodër, ku më 1915 krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova më 1 maj 1918, në Shkodër, u themelua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxha Kadrinë, nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar Bedri Pejanin. Dota kryesonte këtë komitet deri kur u mbyll veprimtaria e tij në janar të 1925.
Qe ndër nismëtarët e Kongresit të Lushnjes, tek i cili përfaqësoi Shkodrën. Në qeverinë Delvina të dalë nga ky kongres Hoxha Kadri mbajti postin e ministrit të Drejtësisë dhe zëvendësisht atë të Arsimit e Punëve të Jashtme. Më 1921 sërish ministër Drejtësie, më pas nënkryetar i Këshillit Kombëtar. Me zgjedhjet e 1921 u zgjodh si përfaqësues i prefekturës së Dibrës dhe i pref. së Kosovës nga dhjetori i 1923.
Në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923 deri më 2 qershor 1924. Ndërroi jetë me 21 janar 1925, në moshën 47 vjeçare në Tiranë.
Për veprimtarinë atdhetare të Hoxha Kadriut janë shkrue shumë artikuj, punime, studime, janë organizuar Sesione Shkencore, është shkruar në Historinë e Shqipërisë, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në Fjalor Enciklopedik, Toena, Tiranë, 2002.
Është botuar edhe një monografi nga Eqber Skëndi me titull: ”Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk është shkrue për veprimtarinë e tij fetare, përveç nga studiuesi, Mr. Qemajl Morina, prof. në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili që në vitin 1997, në revistën “Dituria Islame”, revistë mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue në disa vazhdime studimin me titull: “Idetë Islame të Hoxhë Kadriut në revistën “Udha e s’Vërtetës”.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kadri Prishtina, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.