Jungkook: Këngëtar koreano-jugor

Jeon Jung-kook (Koreanisht: 전 정국, i lindur më 1 shtator, 1997), i njohur më mirë si Jungkook, është një këngëtar koreano-jugor.

Ai është anëtar dhe vokalist i grupit të djemve nga Korea e Jugut, BTS.

Jungkook
Jungkook: Jeta e hershme, Karriera, Ndikimi artistik
Jungkook në maj 2022
U lind në
Jeon Jung-kook

1 shtator 1997 (25 vjet)
Busan, Koreja e Jugut
ArsimiShkolla e Arteve të Intrepretimit Seul
Global Cyber University
ProfesioniKëngëtar
ÇmimetJungkook: Jeta e hershme, Karriera, Ndikimi artistik Urdhri i Meritës Kulturore Hwagwan (2018)
Karierra Muzikore
Zhanret
  • K-pop
  • EDM
Instrument(et)Vokal
Vitet aktik2013–tani
LabeliBig Hit
Antar eBTS
Nënshkrimi
Jungkook: Jeta e hershme, Karriera, Ndikimi artistik

Jungkook ka lëshuar tre këngë solo si pjesë e diskografisë BTS: "Begin" më 2016, "Euphoria" më 2018, and "My Time" më 2020, të cilat të gjitha janë renditur në Gaon Digital Chart të Koresë së Jugut. Ai gjithashtu këndoi soundtrack për uebtonin 7Fates: Chakho me bazë në BTS, të titulluar "Stay Alive". Në vitin 2022, ai u shfaq në këngën "Left and Right" nga kantautori amerikan Charlie Puth, i cili arriti kulmin në vendin e 22 në Billboard Hot 100 amerikan. Më vonë atë vit, ai u bë këngëtari i parë koreano-jugor që publikoi një këngë për soundtrack të FIFA Kupës së Botës, me "Dreamers", të cilën ai e performoi më pas në ceremoninë e hapjes së 2022 FIFA Kupës së Botës. Këngët e Jungkook si solist kanë pasur gjithashtu sukses në listat e Spotify, me "Dreamers", "Stay Alive", dhe "Left and Right" të gjitha duke thyer rekorde si këngët me debutimin më të lartë të një solisti korean në Global Spotify chart.

Jeta e hershme

Jungkook u lind më 1 shtator 1997, në Busan, Korea e Jugut. Ai ndoqi shkollën fillore dhe të mesme në Busan. Kur u bë stazhier, ai u transferua në Shkollën e Mesme të Singu në Seul. Jungkook fillimisht në moshë të re ëndërronte të bëhej lojtar badmintoni, por duke parë G-Dragon teksa interpretonte këngën "Heartbreaker" në televizion, bëri që ai të dëshironte bëhej këngëtar.

Në vitin 2011, Jungkook bëri audicion për shfaqjen e talenteve - Superstar K gjatë audicioneve të mbajtura në Daegu. Megjithëse ai nuk u zgjedh, mori oferta nga shtatë kompani, ku edhe përfundimisht zgjodhi të bëhej stazhier në kuadër të kompanisë Big Hit Entertainment, pasi kishte parë RM, tani bashkë-anëtar i grupit të tij dhe udhëheqës në BTS, duke performuar. Për të punuar në aftësitë e tij të kërcimit në përgatitje për debutimin, Jungkook shkoi në Los Anxhelos gjatë verës së vitit 2012 për të marrë mësime kërcimi nga Movement Lifestyle. Në qershor të vitit 2012, ai u shfaq në videoklipin "I'm Da One" nga Jo Kwon. dhe gjithashtu punoi si kërcimtar rezervë për Glam përpara debutimit të tij.

Ai diplomoi në Shkollën e Arteve të Interpretimit Seul, në vitin 2017. Në nëntor 2016, ai vendosi të hiqte dorë nga marrja e CSATs, provimi pranues i universitetit mbarëkombëtar të Koresë. Në mars 2022, ai mori diplomën e tij nga Departamenti i Transmetimit dhe Argëtimit të Universitetit Global Cyber. Atij iu dha Çmimi i Presidentit, nderimi më i lartë i shkollës.

Karriera

2013-tani: BTS

Jungkook: Jeta e hershme, Karriera, Ndikimi artistik 
Jungkook nga prapaskenat e videos muzikore e grupit të tij, BTS - "Boy With Luv"

Më 13 qershor 2013, Jungkook bëri debutimin e tij si anëtar i grupit BTS me këngën "No More Dream" nga albumi i tyre debutues 2 Cool 4 Skool. Si anëtar i grupit BTS, ai ka dy këngë solo; 1. Nëpërmjet këngës "Begin" nga albumi Wings (i publikuar më 2016), ai trajton historinë e tij sesi u vendos në Seul në moshë të re për t'u bërë idhull dhe shpreh mirënjohjen e tij ndaj anëtarëve të tjerë për kujdesin vëllazëror ndaj tij gjatë asaj kohe. 2. Kënga e dytë, e titulluar "Euphoria", u publikua e shoqëruar me një film të shkurtër nëntë minutësh, më 5 prill të vitit 2018, duke prezantuar albumin e tretë të serisë "Love Yourself" nga BTS. Versioni i plotë i këngës u përfshi në albumin e tyre Love Yourself: Answer që u publikua më 24 Gusht, 2018. Ndër të tjera, DJ Swivel mori pjesë si producent i këngës, e cila u rendit në numrin pesë në listën e Billboard Bubbling Under Hot 100 Singles.

Jungkook është vlerësuar si producenti kryesor për dy nga këngët e BTS: "Love is Not Over" dhe "Magic Shop". Më 25 Tetor 2018, Jungkook (së bashku me pjesën tjetër të anëtarëve të BTS) u përuruan me Urdhrin e Meritës Kulturore të klasit të pestë nga Presidenti i Koresë së Jugut.

2015 – tani: Aktivitetet solo

Jungkook: Jeta e hershme, Karriera, Ndikimi artistik 
Jungkook duke interpretuar këngën e tij solo - "Euphoria" gjatë turit Speak Yourself në Rose Bowl, Pasadena

Në shtator të vitit 2015, Jungkook mori pjesë në fushatën "Një ëndërr, një Kore", duke marrë pjesë në një bashkëpunim këngësh përkrah artistëve të shumtë koreanë në kujtim të Luftës Koreane. Kënga u publikua më 24 shtator dhe u prezantua në Koncertin One K në Seul më 15 tetor.

Më 6 nëntor 2018, Jungkook interpretoi "We Don't Talk Anymore" në skenë me këngëtarin aktual të këngës, Charlie Puth, gjatë transmetimit të MBC Plus X Genie Music Awards. Ai tanimë ka bërë dy "cover" të kësaj kënge, solo dhe me bashkëanëtarin e grupit BTS si dhe mikun e tij të ngushtë, Jimin.

Ndikimi artistik

Në një studim të vitit 2018 të realizuar nga Gallup Korea, Jungkook u rendit si personaliteti më i dashur i vitit në Korenë e Jugut. Ai debutoi në listë në 2016 në vendin e 20-të, më pas u rendit i 17-ti në 2017, dhe më pas i 8-ti në 2018. Në vitin 2018, Jungkook u rendit i pari për 10 javë rresht për revistën Hi China, nën listën e të famshëmve më të dashur në Kinë. Jungkook është gjithashtu jashtëzakonisht i popullarizuar në rrjetet sociale në mesin e fansave. Në dhjetor 2018, një video e tij duke kënduar në studio u bë cicërrima më e ripërtërirë në Korenë e Jugut atë vit. Artistë të ndryshëm e kanë përmendur atë si një ndikim dhe model roli, si Kim Dong-han dhe Hyeongseop X Euiwoong. Jungkook ka përmendur Justin Bieber, Justin Timberlake dhe Usher ndër frymëzimet e tij muzikore.

Jungkook ishte idhulli mashkull i K-pop-it më i kërkuar i 2019-ës në Google sipas grafikut të tyre të mesit të vitit. Ai kryesoi sërish tabelën në vitin 2020, dhe ishte idhulli më i kërkuar i K-pop në YouTube në vitet 2019 dhe 2020. Në Tumblr, ai u rendit i pari në Top Yjet e K-Pop për 3 vjet radhazi. Në Twitter, ai kishte cicërrimen më të ripërtërirë të vitit 2019, dhe cicërrimen e dytë më të ripërtërirë të vitit 2020. Në mars 2021, Jungkook vendosi një rekord të ri të të gjitha kohërave për më shumë shikues në kohë reale në historinë e V Live kur transmetimi i tij i drejtpërdrejtë i vetëm kaloi 22 milionë shikues të njëkohshëm—ai për herë të parë theu rekordin në tetor 2018, kur transmetimi i tij tejkaloi 3.7 milionë shikues në mbarë botën.

Referime

Tags:

Jungkook Jeta e hershmeJungkook KarrieraJungkook Ndikimi artistikJungkook ReferimeJungkookBangtan BoysGjuha koreaneKoreja e Jugut

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndryshimi i klimësTransportiVeshkaTigriAzotiPolianaPankreasiKafshëtTeoria e probabilitetitVaginaSindroma DownPjesëtimiShfletuesi i internetitNatyraSteve JobsTemperaturaGjeografia e KosovësKloriPasqyratDendësiaZhani CikoEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriLista e festave në ShqipëriPrometeuMigrimetPolifoniaEvropa PerëndimoreArtan HoxhaËDramaTurbinat me erëTë drejtat e fëmijëveEtikaSëmundjet e gjakutKoronarografiaHumanizmiAnemiaFieriPushtimi italian i ShqipërisëPrizreniPiramidat e EgjiptitKylian MbappéKarakteristikat e zeritTretësiratRomaDua LipaKështjella (Ismail Kadare)ShkencaElektromagnetëtKushtetuta e KosovësOdisejaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPrincipata e Gjon KastriotitGjermaniaPlanetiGjirokastraBajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)Namazi i JacisëDibraFruthiYlberiEuroHIV/AIDSEnergjia e erësRilindja Kombëtare ShqiptareShenjat e qarkullimit rrugorZgjedhjet vendore në Shqipëri 2023AlgoritmiRamazaniDeti AdriatikNjohja ndërkombëtare e KosovësRevolucioni industrialZeusiInduksioni ElektromagnetikInflacioniXhyzeHidrocentralet🡆 More