Iljaz Pashë Çoku

Iljaz pashë Qoku i njohur në histori Iljaz pashë Dibra (1812 - ) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane dhe drejtues i mbledhjes së 18 qershorit 1878 ku u firmos Kararnameja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i komitetit qendror të saj.

Ebru Savner eshte stermbesa e tij, e cila tani eshte konsull nderie Shqiperise ne Turqi.

Iljaz Pashë Çoku
Iliaz Pashë Dibra

Biografia

Sipas burimeve, Iljazi u lind në fshatin Kllopçisht, por sipas Haki Stërmillit e ka prejardhjen nga Maqellara e Dibrës.

Më 1835 mori pjesë në një kryengritje kundër Tanzimatit. Më 1844 udhëhoqi kryengritësit kundër Hajredin Pashës në betejën e zhvilluar në fshatin Jançe në fushën e Gjoricës.

Më 1854 në krye të vullnetarëve dibranë kontribuoi në shtypjen e kryengritjes së Epirit. Më 1861 po prapë në krye të vullnetarëve dibranë u thirr në frontin e luftës osmano-malazeze.

Më 10 qershor 1878 kryesoi mbledhjen e parë të Lidhjes së Prizrenit në xhaminë Bajraklie të qytetit. Me takimin që u mbajt më 18 qershor ishte firma e parë në Kararnamenë e Lidhjes si përfaqësues i Dibrës, me gradën mir-i miran. Lidhja formoi një komitet qendror në krye të të cilit ishte vetë Iljaz Pasha.

Kryesoi gjithashtu Kuvendin e Dibrës më 1 nëntor 1878 dhe ishte një nga 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë.

Pasardhësit e Iljaz Pashë Dibrës: Malik Bej, Xhemal Bej, Numan(Olloman) Bej, Sejfedin Bej, Bekir Bej, Riza Bej, Shakir Bej, Lushe (Alushe) Hanëm, Sadbere Hanëm, Shazije (Shatule) Hanëm.

Fisi Çoku kan haplogrupi R1a-M458>L1029>Y133367. R1a, Rrenjet e kane bere kjo testim.

Shih edhe

Referime

Tags:

1812Lidhja Shqiptare të PrizrenitPerandoria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ZgjebjaMalësorjaLista e shteteve të EvropësGjarpriVjedullaPartia Socialiste e ShqipërisëRrethiBashkimi EvropianTuberkuloziGjeografia e KosovësKolesteroliVeshkaLulëkuqjaMia KhalifaKokainaLista e vendeve sipas sipërfaqesAK-47PitagoraKërcelliLista e aktorëve të teatrit shqiptarDermatiti atopikLiqeni i ShkodrësHajredin BarbarosaHomeriRrotullimi i TokësQarqet e ShqipërisëLista e filmave të ShqipërisëHistoria e KuranitBernardin PalajParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaRomantizmi në kulturën europianeRemix albumWarner Bros.VetinguMustafa Qemal AtaturkuVolejbolliGravitetiPresidenti i ShqipërisëDasma shqiptareLidhja e PrizrenitNuselalaFunksionet trigonometrikeSistemi nervorNjeriuZemraLinda RamaLushnjaQarku elektrikLufta e Parë BotëroreLiqeniHonore de BalzakMekaSinonimiaAnkthiPjesët përbërëse të kompjuteritLumi i DrinitSali BerishaTargat e automjeteve të KosovësAlgjebraKongresi i ManastiritEposi i kreshnikëveArabia SauditeAlfabeti arabZhurmat në veshAmerika VerioreINTELEGJENCA ARTIFICIALELumi i NerodimësSinuzitiNintendo Entertainment SystemShqiponjaLumi i ShkumbinitPetro MarkoJozefina TopalliKapitulliEkonomia e ShqipërisëFisnik QosjaAmerikaNamazi i SabahutBoza🡆 More