Boza

Boza është një pije disi e trashë, me një përmbajtje të ulët alkooli (rreth 1%) dhe shije disi të thartë.

Në Shqipëri prodhohet nga mielli i misrit e i grurit por gjendet e përhapur në shumë nga vendet e Ballkanit në variacione të ndryshme. Në Egjipt njihet si būẓa" (بوظة) dhe zakonisht prodhohet nga elbi.

Boza
Bozë Elbasani

Prodhimi dhe ruajtja

Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Në Shqipëri, boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të jetë gruri, elbi, meli ose/dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 °C, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Vlerat

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B. Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.

Emri dhe depërtimi i pijes

Boza 

Boza është një pije e lashtë që ka origjinën në Mesopotaminë e lashtë, ku përmendet që 8000-9000 vjet më parë. Turqit e sollën këtë pije në Ballkan pas shekullit të 13 me pushtimin e Anadollit. Emri boza vjen nga fjala perse buze që do të thotë miel. Boza që prodhohej në atë kohë ishte më e thartë dhe kishte një përqindje të vogël alkooli, rreth 1 %. Në shekullin e 17 sulltan Mehmeti IV e ndaloi përdorimin e pijeve alkoolike në Perandorinë Osmane duke përfshirë dhe bozën. Në shekullin e 19, boza shqiptare, që ishte më e ëmbël dhe joalkoolike, u bë shumë e kërkuar, duke u bërë dhe lloji mbizotërues i bozës në Perandorinë Osmane.

Boza shitej në të gjithë vendin gjatë komunizmit por e humbi popullaritetin pas rënies së komunizmit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur në jug të vendit. Para futjes në tregun e Tiranës së Bozës Pacara, kishte shumë pak prodhim boze në Tiranë. Tani Boza Pacara shitet pothuajse në të gjitha ushqimoret e Tiranës.

Po ashtu edhe në trojet shqiptare nën administratën jugosllave, boza ka qenë një pije e preferuar deri me daljen masive në tregun e ëmbëltoreve të kokakolës. Gjatë viteve '70, bozën fillojnë ta largojë nga tregu pijet tjera freskuese dhe në fund të viteve '80, po thua se ofrohej vetëm në ëmbëltore me traditë.

Kulturë Popullore

Duke qenë se prodhohet nëpërmjet fermentimit, boza përdoret në shprehje për të nënkuptuar që diçka është bërë monotone dhe e bezdisshme.

"E bëre bozë këtë punë."

Shih dhe

Lidhje të jashtme

Tags:

Boza Prodhimi dhe ruajtjaBoza VleratBoza Emri dhe depërtimi i pijesBoza Kulturë PopulloreBoza Shih dheBoza Lidhje të jashtmeBoza

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mjedisi natyrorKarakteristikat e së gjallësFjalë të urtaGjeografia e ShqipërisëTelefoniErnest KoliqiLista e shteteve sipas popullsisëGreta ThunbergDrini i BardhëDendësiaEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriInstrumenti muzikorDemencaVojo KushiSyriDielliPashallëku i ShkodrësPiramidat e EgjiptitNamazi i SabahutDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Pashallëku i JaninësNoizyLista e maleve të ShqipërisëDrogaFormat e pashtjelluara të foljesRajoni JuglindorPsoriazaBiologjiaRënia e komunizmit në ShqipëriAnemiaKëshilli EvropianIsmail QemaliGjenetikaPesë Shtyllat e IslamitGjeografia e IranitRilindja Kombëtare ShqiptareSlloveniaMartin CamajTrombocitiUltësira Perëndimore e ShqipërisëMerkuri (planet)AmerikaVloraEmrat e bukur të AllahutFigura stilistikeKryefjalaGlobalizimiFinlandaDemografia e KosovësIzraeliMitologjiaSistemi i frymëmarrjesXhensila MyrtezajBashkimi SovjetikLuledielliUrani (planet)MagnetiOqeaniPopullsia botëroreBashkimi EvropianKongresi i ManastiritHonore de BalzakSyri i kaltër, DelvinëShtetet anëtare të NATO-sValbona SelimllariHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Vitamina CMenopauzaAriuLigji i OmitIsa BoletiniEmiratet e Bashkuara ArabeDashuriaLuaniLojërat Olimpike VeroreLista e gjeografive të shteteveElena GjikaRomeo dhe ZhuljetaWilliam Shakespeare🡆 More