The Human League është një synthpop bend nga Anglia.
Të formuar në Sheffield në vitin 1977, ata e arritën popullaritetin pas ndërrimit radikal të anëtarëve në fillimin e viteve 1980. Bendi ka vazhduar të inçizojë dhe të performojë me sukses mesatar prej viteve 1980 e deri më sot.
The Human League | |
---|---|
Background information | |
Origjina | Sheffield, Angli |
Zhanret | Synthpop, dance-pop, muzikë elektronike, New Wave |
Vitet aktik | 1977 - prezent |
Labeli | Fast Product, EMI, Virgin, A&M, EastWest, Papillon |
Antar/ët | Philip Oakey Susan Ann Sulley Joanne Catherall |
Anëtarët e kaluar | Ian Craig Marsh Martyn Ware Philip Adrian Wright Ian Burden Jo Callis |
Fillimisht një avant-garde bend i bazuar në sintisajzerë, anëtari i vetëm që ka mbetur nga themelimi i bendit në vitin 1977 është vokalisti dhe këngëshkruesi Philip Oakey. Që nga viti 1987, bendi përbëhet nga Oakey dhe dy vokalistet Joanne Catherall dhe Susan Ann Sulley (të cilat ju bashkangjitën bendit në vitin 1980), duke mos përfshirë studio muzikantët tjerë. The Human League kanë influencuar shumë bende të tjera electro-pop dhe synthpop, si dhe aktet e rrymës qëndrore si Madonna dhe Moby. Këngët e tyre janë mbuluar nga artistë të ndryshëm, si YMO, Ministry of Sound, Craig David, George Michael, dhe Robbie Williams.
Që nga viti 1979, The Human League kanë lansuar 9 studio albume dhe kanë performuar në më shumë se 350 koncerte. Ata kanë shitur më shumë se 20 milion albume në tërë botën.
The Human League nuk kanë webfaqe zyrtare për shkak të pricipeve të bendit (Philip Oakey nuk beson se bendi është aq i "rëndësishëm" sa ta posedojë një).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article The Human League, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.