Poezi Himni I Flamurit

Kjo poezi ose himn është përfshirë në vëllimin me poezi te zgjedhura të Nolit.

Rima e kësaj poezie është AAAB. Gjithashtu kemi edhe një rime të mbrendshme si : " S'te tremp Romani as Venecjani / As Serb Dushani, as Turk Sulltani. "Vëme re se stili i poetit është i veçantë, ai zgjedh qe te mos përdorë shumë folje kalimtare ne mënyre që t'i shtojë muzikalitet dhe ritëm vargut.

Noli i sheh flamurin si dëshmi historike, kulturore dhe politike. Kjo e vihet re ne strofat :

  1. Dëshmi historike pasi flet për fortesat qe kanë bërë shqiptarët gjatë shekujve duke filluar nga shekulli i 3 p.e.s. deri ne fillim te shekullit te 1 pas. K. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët i bënë qëndrese romakeve te cilët nuk arritën ta romanizonin dot atë. Me pas ai vazhdon te numëroje vendet dhe shtetet qe u munduan të bënin Shqipërinë token e tyre por që nuk arritën dot. Si Venediku qe ne shek. XIV pushtoi disa qendra bregdetare te vendit, duke vazhduar me pas me Stefan Dushanin e ne fund me sulltanatet e Turqisë te cilet e mbajten Shqipërinë te pushtuar nga shekulli i XV deri ne vitin 1912.
  2. Dëshmi kulturore ne kete strofe tregohen dëshmi kulturore. Një nga këto dëshmi tregohet ne vargun e 1. "Flamur qe lint Shën Konstandinin." Shën Konstandini ishte perandor romak por qe ne fakt kishte prejardhje ilire. Ndërsa ne vargun e dyte shfaqet hapur fakti se flamuri luftonte percarjet fetare te nxitura nga pushtuesit duke shfaqur kështu ne njëfarë mënyre kulturen shqiptare.
  3. Dëshmi politike pasi tregon gjithë ata persona dhe heronjë te cilët u morën me politiken e Shqipërisë duke ndryshuar shumë gjera ne trojet shqiptare e duke u bere simbole te dëshirës për liri, pavarësi e vetëqeverisje.


Hymni i flamurit nga Fan Noli

O Flamur s hkab I flamur akkx O none e cater I nene e bab Lager me lot djegur me flage Flamur I Kula flamur I zi

Teksti

O Flamur gjak, o flamur shkabë,

O vënt e vatr' o nën' e babë,

Lagur me lot, djegur me flagë,

Flamur i kuq, flamur i zi.


Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,

S'të trëmp Romani, as Venecjani,

As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i math për Vegjëli


Flamur që lint Shën Kostandinin,

Pajton Islamn' e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.


Me Skënderben' u lavdërove

Dhe në furtun' i funtmi u shove,

Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekshëm për Liri.


Sa shpesh pastaj per'dhe u shtrive

Me zjarr e zi u ndeze u nxive,

Po çdo mizor me shpat' e grive,

O fushë-kuq, o shkabë-zi.


Përpjetë pri'e Shqipërinë,

Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndrr' e qjell i ri.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sëmundjet e syritShiu acidikZorra e trashëKalendari katoliko-romak i shenjtorëveBernardin PalajSistemi operativZef PllumiSkeleti i njeriutJupiteriËndrraMutacioniKalaja e BeratitEnver HoxhaVjosaPozita gjeografike e ShqipërisëInsulinaShpërthimi në GërdecMercedes-BenzPushtimi italian i ShqipërisëTuberkuloziAminoacidetPashallëku i JaninësSistemi i qarkullimit të gjakutHistoria e kompjuteritBeratiNdre MjedaEmriKomunizmiGjeografia e KosovësTeuta e IlirisëKanuniLojërat Olimpike VerorePesë Shtyllat e IslamitSistemi muskulorVasfije KrasniqiSeksi analKalaja e PrizrenitAli Baba dhe Dyzet HajdutëtMuhammediZiadin SelaFotosintezaTë drejtat e fëmijëveRrethi i TropojësTrupi i njeriutVitamina CRespekt per te moshuarveFatos ArapiIbrahim RugovaPashallëqet shqiptareHasan PrishtinaTrekëndëshiKërpudhatEmrat e bukur të AllahutEzaniElektricitetiShtatzëniaGurguricaÇShqiptarët në Maqedoninë e VeriutViktor HygoKuvendi i ShqipërisëZgjoi /Hive (film)KarafiliMalet e SharritPlisi (lashtësi)Mehmet FatihuAngliaEritrocitiLista e shfaqjeve teatraleNjësia matësePsikologjiaTurqiaHistoria e BallkanitKlima e ShqipërisëZemraKrimet e regjimit komunist në ShqipëriMenstruacionet🡆 More