Hasan Reçi

Hasan Reçi (Tiranë, 17 janar 1904 - 22 mars 1948) qe arsimtar, themelues i Grupit Komunist të Tiranës, antifashist i burgosur nga autoritetet italiane dhe pas çlirimit i pushkatuar me grupin e dytë të deputetëve.

Referime

Lindur në Tiranë më 17 janar 1904, i biri i Selim Reçit, vinte nga një familje e thjeshtë. Hasani mbasi kreu filloren në Tiranë, në fillimvitet 1920 ndoqi Normalen e Elbasanit që e mbaroi më 1928. Më 1924 veproi me shoqërinë "Bashkimi".

Jep mësime në shkollën teknike të Tiranës. Më 1928 organizoi lidhjen sindikaliste të mësuesve. Ka qenë dy vjet drejtor i shkollës fillore, ka drejtuar dy vjet revistën "Edukata e re". Ra në kontakt me Skënder Muçon dhe Hysni Lepenicën të Komitetit Çlirimtar Nacional. Më 1930 pasi bashkëpunon me Ali Kelmendin për përpjekjen e organizimit të një celule, formon më 1931 grupin e vet komunist të përbërë nga Xhevdet Doda, Mustafa Gjinishi, Uan Filipi, Mustafa Kaçaçi, Isuf Kambo, Dali e Esat Ndreu, etj. - me rëndësi përbënin ushtarakët. Bazë pati konviktin "Vaso Pasha" ku zhvilloheshin bisedat dhe përhapeshin materiale propagandistike me nxënësit, shumë prej tyre nga viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze.

Në vitet 1935-1939 u burgos për pjesëmarrje në kryengritjen e Fierit dhe pjesëmarrës i "Grupit të Fshehtë" u burgos në kalanë e Gjirokastrës. Petro Marko e përshkruan që kishte marrë famë, se u kishte qëndruar stoikisht torturave në Fier.

Nga viti 1939 e deri më 1941 qëndron në Mbretërinë Jugosllave ku me Mustafa Gjinishin u bënë bashkë, u takua edhe me Myslym Pezën e Haxhi Lleshin. Rikthehet në atdhe dhe e gjen grupin e vet gati krejtësisht të shpërbërë. Në vitin 1942 dënohet sërish me vdekje, por dënimi i kthehet në burg të përjetshëm. Rasti i grupit me të cilin u arrestua, meqë s'u zbatua ligji i propozuar nga vetë Hasan Dosti, çoi në dorëheqjen e këtij ministri nga kabineti Kruja. Dënimin e vuajti në Itali për 20 muaj në ishullin e Shën Stefanit. Kur kampi lirohet prej amerikanëve të armatës së 8-të, u shërben atyre si përkthyes anglishteje. Kryeson një komitet shqiptarësh që u bënë ndërlidhës të shqiptarëve dhe amerikanëve, u trajnuan dhe më pas u kthyen Shqipëri më 1 maj 1944 me anë të një nëndetseje.

La të qenët përkthyes dhe vajti në mal tek Brigadat e 5 dhe e 7-të. Merr pjesë në kongresin e Përmetit e në mbledhjen e Beratit. Pas lufte u emërua shef i bursave dhe konvikteve në Ministrinë e Arsimit. Më 22 janar 1948 u dënua me vdekje me grupin e dytë të deputetëve dhe pushkatohet me Kolë Berishën, Spiro Ruçon, Sinan Gjonin dhe Islam Radovickën mëngjesin e 22 mars 1948.

Referime

Tags:

17 janar1904194822 marsDita e ÇlirimitGrupi Komunist i TiranësTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Liqeni i RadoniqitLigjet e KepleritKarnavalet brazilianePjetër BogdaniPejgamberët në IslamAmerikaDibraZhurmat në veshLionel MessiBateriaLedion LiçoPirro i EpiritKompjuteriOrikumiPolimeriRiciklimiAhmed KalajaVitamina CCikli menstrualAdolf HitleriXhorxh Gordon BajronMbreti Zogu I14 vjec dhëndërDitar (Anne Frank)Shqipëria OsmaneDeti AdriatikINTELEGJENCA ARTIFICIALENdërtimi i brendshëm i TokësDinozauriMuhammediAhmet KrasniqiThomas EdisonMësonjëtorja e KorçësPetro MarkoLahuta e MalcísBifurkacioni i lumit të NerodimësForcat e Armatosura të ShqipërisëAlkooliFigura stilistikeVektoriHistoria e BallkanitMikroorganizmatUNESCOFK Partizani TiranaAjriLista e filmave të ShqipërisëUniversiteti i PrishtinësSistemi i imunitetitEposi i kreshnikëveKaliDuhaniBashkësitëShirat acidikëPulsi i zemrësZvicraKosova dhe bukuritë e sajProteinaDon Kishoti i MançësElefantiAnastas KristoforiSikur t'isha djalëBakriLufta e FtohtëFiset ilireRrotullimi i TokësSistemi muskulorMaqedonia e VeriutMamuthi leshatorInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPierre CurieVitamina DFruthiSistemi i organeve të frymëmarrjesElektromagnetiNënë TerezaKiara TitoAntigona (mitologji)Teuta e Ilirisë🡆 More