Hasan Dosti: Politikan shqiptar

Hasan Dosti (Kardhiq, 7 apo 24 tetor 1895 - Los Angeles, 29 janar 1991) ka qenë jurist, anëtar i Gjykatës së Diktimit (1938-1941) dhe veprimtar i emigracionit antikomunist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore.

Për afro gjashtë muaj qe ministër Drejtësie (1941-1942) në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar. Pas Luftës së Dytë Botërore do ndihmonte aleatët në operacionet e tyre kundër regjimit komunist të Tiranës.

Hasan Dosti
Ministër sekretar shteti i Drejtësisë
Në detyrë
dhjetor 1941 – 22 maj 1942
Pasuar ngaMustafa Kruja
Të dhëna vetjake
U lind më7 ose 24 prill 1895
Kardhiq, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Vdiq më29 janar 1991
Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nënshtetësiashqiptar
FëmijëtShanishaja, Viktori, Luani, Tefta, Tomorri, Leka, Ernesti, Veronika
Punësimijurist, nëpunës

Biografia

U lind në Kardhiq më 7 (ose 24 tetor) 1895, pranë Gjirokastrës, i biri i Elmaz agë Dostit në një familje bektashie. Familja e tyre kishte dy degëzime të mëdha, e Hajdaragëve të Delvinës (nga vinin Sulejman dhe Namik Delvina) dhe e Dost-Selimajve të Kardhiqit. Një paraardhës i Dostëve të Kardhiqit, Demir agai, i përmendur nga udhëtari anglez William Martin Leake, qe mëkëmbës i autoritetit të Ali Pashait dhe kishte bashkëpunuar me të për të shtruar Hormovën. Por më tej qe pjesë e një aleance me kushëririn Mustafa pashë Delvinë dhe delvinjotin tjetër Selim bej Kokën kundër Ali pashë Tepelenës. Por sundimtari i Janinës e shtroi kryengritjen e tyre, duke e shtypur me gjak sidomos atë të krerëve kardhiqiotë, duke lënë gjallë vetëm një djalë të mitur të Dostëve, Latifin, paraardhës i drejtëpërdrejtë i Hasanit. Të rënë nga vakti si familje pas Tanzimatit, i ati pajtohej si qehaja nëpër çifligjet e bejlerëve të Çamërisë.

I vendosur në Llur, mori të birin, ku ndoqi arsimin fillor trevjeçar në një shkollë greke. Pasi më 1904 u çel një mejtep në Kardhiq, u kthye të vazhdonte mësimet në vendlindje deri më 1907. Më tej ndoqi mësimet herë në ruzhdijen e Gjirokastrës e herë në Janinë, sipas gjendjes financiare të familje. Gjatë viteve 1907-1908 mësoi prej Mihal Gramenos, kur ky vinte në Kardhiq me Çerçiz Topullin, shkrimin shqip sipas njërit prej alfabeteve të kohës.

Më 1912 fitoi një bursë shteti me konkurs për të ndjekur mësimet në kolegjin "Alliance Israelite Universelle" në Janinë, ku pikërisht kur po përgatiste provimet e maturës u detyrua të largohej drejt Vlorës në maj të 1914, ngaqë vendlindja e tij ishte djegur gjatë Luftës Ballkanike nga andartet greke dhe familjen e kishte te kulla e Runajve në Nivicë. Nga gjendja e jashtëzakonshme e muhaxhirëve, i vlerësuar nga punonjësit e administratës u caktua nëpunës në Dukat pranë mydirit Razi Cipos. Me hapjen e një shkolle xhandarmërie qershorin e 1915 nga italianët gjatë Luftës Botërore, në fillim si tetar e me radhë si rreshter e kapter i xhandarmërisë shqiptare, punoi si përkthyes deri në vitin 1917. Prej këtij viti e deri më 1919 u emërua arkëtar i prefekturës së Vlorës.

Në prill të 1919 u transferua në Gjirokastër, ku dhe atje u ngarkua arkëtar i prefekturës. Pranverën e 1920 me qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjes, u emërua kryesekretar i prefekturës së drejtuar nga Kol Tromara. Më 1922 në tetor, tashmë i martuar dhe me fëmijë, iu dha mundësia që të përfundonte studimet e ndërprera tashmë në Paris, për drejtësi dhe shkenca politike. Me të përfunduar studimet, u kthye në Gjirokastër më 1928 ku nisi veprimtarinë si avokat dhe u angazhua si sekretar i shoqërisë "Dele" që kishte kryetar Bajo Topullin.

Më 1929 u emërua gjykatës në Berat dhe më 1931 u emërua ndihmës-anëtar i Gjykatës së Diktimit. Pas pushimit nga puna të të gjithë trupit gjykues me një dekret të Mbretit Zog, iu rikthye avokatisë tashmë në Berat. I angazhuar në radhët e një komploti të një sërë intelektualësh të pakënaqur, u arrestua më 22 gusht 1932 si pjesë e të ashtuquajturës "Lëvizja e Vlorës" dhe u dënua me 15 vjet burgim. Gjatë burgimit u njoh edhe me Mustafa Gjinishin. Pas një aministie u lirua edhe ai në sajë të faljes mbretërore më 28 nëntor 1935, kur dhe iu rikthye avokatisë po në Berat.

Më 1936 qe pjesë e delegacionit të qytetit të Gjirokastrës që shkuan në Shkodër për të marrë eshtrat e Çerçiz Topullit e Muço Qullit. Më 1937 u emërua si kryetar i gjykatës në Korçë dhe pa mbushur vitin, u emërua anëtar i kolegjit penal të Gjykatës së Diktimit, kryetar i të cilës ishte riemëruar Agjah Libohova.

Pushtimi italian

Me t'u pushtuar Shqipëria nga Italia prillin e 1939, brenda muajit u formua komiteti i fshehtë i rezistencës të kryesuar nga Mid'hat Frashëri, bërthama e Ballit Kombëtar. Vazhdoi të ishte anëtar i Gjykatës së Diktimit. Me formimin e qeverisë së Mustafa Krujës, pranoi emërimin si ministër i Drejtësisë, ku qëndroi vetëm katër muaj. Kohë kur shkoi në Tokat e Lirueme, siç quhej pjesa e Kosovës që iu bashkua Shqipërisë, për të krijuar dhe ndjekur organizimin e drejtësisë shqiptare, ku emëroi juristë si Abdulla Rami, Feti Selenica, Kudret Kokoshi dhe Mit'hat Aranitasi. Fundin e majit 1942, Dosti dha dorëheqjen nga posti ministror për dënimin kapital që ishte caktuar për pushkatimin e tre prej gjashtë komunistëve të zënë në të dalë të Fierit.

Më 10 mars 1943 u emërua anëtar i brendshëm i Institutit Mbretnuer i Studimeve Shqiptare për klasën shkencore morale e historike. Pas ndryshimeve politike me kapitullimin e Italisë, bashkëpunimi i Dostit me institutin u riformulua në lëmin e shkencave.

Më 1942 u shpall krijimi i Ballit Kombëtar dhe më 25 korrik 1943 u bë i mundur një takim në shtëpinë e Ihsan ToptanitTapizë të të dy palëve kryesore të rezistencës së deriatëhershme, Ballit dhe FNÇ-së. Takim prej ku u la të diskutohej më gjerësisht më 1-2 gusht në Mukje, mbledhje prej ku u ra dakord të formohej "Komiteti për Shpëtimin e Kombit" me kryesinë e Dostit dhe sekretar Gjinishin. U ra dakord për njohjen e Shqipërisë etnike dhe rrëzimin e vendimit të Asamblesë së 12 prillit 1939. Marrëveshja e arritur u dënua e u rrëzua nga kryesia e Frontit e ndikuar nga emisarët jugosllavë në shtator të atij vitit në Labinot duke bërë koka turku Gjinishin dhe Ymer Dishnicën.

Nga fillimi i nëntorit i 1944-ës, Dosti së bashku me krerët kryesorë të Ballit, vendosën që të largoheshin nga Shqipëria për t`ju shpëtuar hakmarrjes së komunistëve. Së bashku me Dostin, ishte dhe djali i tij Luani 17 vjeçar, i cili vendosi që ta shoqëronte babanë në atë udhëtim të gjatë. Pasi qëndruan për disa kohë në kampet e Italisë, aty nga viti 1947, Dosti me krerët kryesorë të forcave nacionaliste të "Ballit" e "Legalitetit", u larguan drejt shteteve të tjera perendimore. Pas largimit nga Italia në 1947-ën, Dosti u vendos në Nju Jork të SHBA ku dhe rifilloi aktivitetin e tij politik, me formimin e Komitetit "Shqipëria e Lirë", të cilën e kryesoi Mid`hat Frashëri. Pas vdekjes së Frashërit në krye të Komitetit "Shqipëria e Lirë" u zgjodh Dosti. Bashkëpunoi me personalitete të ndryshme të diasporës antikomuniste të Evropës Lindore duke qenë komiteti i drejtuar prej tij pjesë e më të gjërit Komiteti "Europa e lirë", si dhe me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, administrata e të cilit mbështesnin politikisht, materialisht dhe moralisht komitetin.

I përjashtuar nga Balli Kombëtar pas një mbledhjeje të mbajtur më 3 shkurt 1954 në Napoli nga Abas Ermenji, Vasil Andoni dhe Zef Pali, më 1956 dha dorëheqjen nga kryesia e komitetit, duke pasë ngelur pas operacioneve subversive kryesisht një organizim me funksion simbolik dhe humanitar, dhe u emërua Rexhep Krasniqi.

Ndërroi jetë ditën e martë në spitalin "Hancock Park" në Los Angeles29 janar 1991.

Përndjekja e familjes

Mbasditen e 16 nëntorit të vitit 1944, kur gjermanët po largoheshin nga Tirana, iu bë një pritë një autokolone të tyre që kalonte nga rruga e Kavajës. Si shenjë hakmarrje, gjermanët dogjën disa shtëpi e pushkatuan disa qytetarë të pafajshëm. Gjatë bastisjeve, gjermanët dogjën dhe shtëpinë e Dostit, dhe pushkatuan gruan e vëllanë e tij Kutbiun.

Pasi me vete mori vetëm Luanin, shtatë fëmijët e tjerë të ngelur jetimë ngelën në Shqipëri, më tej të përndjekur, dënuar, internuar e dëbuar nga regjimi komunist. Shanishaja (Gjirokastër, 1921 - Shkodër, 9 gusht 1998; burgim 1962-1972), Viktori (burgosur deri më 1950, më pas internuar për 41 vjet të tjera), Tefta 22 vjeçe, Tomorri (Gjirokastër, 1930; dënuar më 1953 me 25 vjet burgim), Leka (Tiranë, 1933; 1953-1966 burgim, më pas i internuar), Ernesti (Tiranë, 1936; internuar dhe dëbuar nga Tirana në Tepelenë, Kuç, Shtyllas, Gradishtë deri më 1991), Veronika (1938; internuar Tepelenë, Cërrik, Kamëz 1952-1969).

Referime

Tags:

Hasan Dosti BiografiaHasan Dosti Përndjekja e familjesHasan Dosti ReferimeHasan Dosti1895199124 tetor29 janar7 tetorBalli KombëtarGjykata e Lartë e ShqipërisëJuristiKardhiqiLos AnxhelesLufta e Dytë BotëroreMinistria e Drejtësisë e ShqipërisëMustafa KrujaShqiptarTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rënia e komunizmit në ShqipëriMesopotamiaUEFA Liga e Kampionëve - statistikatBiosferaPoeziaMjedisi natyrorLeje DrejtimiBeratiXhensila MyrtezajDeti AdriatikBletaZvicraMajat më të larta malore në KosovëUlçera në stomakAriEkrem KryeziuHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiMotori DiezelDita Botërore e MjedisitTeknologjiaPrishtinaTiranaRevolucioni i dytë industrialRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëAlfabeti shqipKroaciaElektricitetiDardanëtHistoria e gjeometrisëEnzimatKarizmaAnton PashkuAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianGordana KingjiUjiNdërtimi i brendshëm i TokësForcaLetërsia e vjetër shqiptareArkitektura islameLista e llojeve të sportitSaturniTargat e automjeteve të KosovësHIV/AIDSPankreasiKoniKatroriKiara TitoKalaja e ShkodrësDita Botërore e LibritDializaJupiteriMarin BarletiPërcjellësit elektrikPrincipata e ArbëritSportiGjarpriRomeo dhe ZhuljetaLumi i ShalësBateriaGjuha shqipeFabulaRoma e lashtëRiciklimiMamuthi leshatorAdolf HitleriMahatma GandiUshtria Çlirimtare e KosovësUlqiniAdoleshencaQeniEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreTretësiratSëmundja infektiveKontinentetSëmundjet e zemrësGjakovaEkonomiaHristijan MickoskiE drejta e autorit🡆 More