Gratë Në Forcën E Sigurisë Së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), u formuan me 21 janar 2009, pas shpërbërjes se TMK-se (Trupave Mbrojtëse te Kosovës).

FSK-ja përbehet nga 2500 pjesëtar aktiv dhe nga 800 pjesëtarë rezervë. Forca e Sigurisë së Kosvës është si rezultat i pakos së Martti Ahtisaarit.

Nga numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 206 janë gra të cilat mbajnë të veshur uniformën e FSK-së. Këto gra janë të shpërndara në pozita të ndryshme duke filluar nga nënkolonele, kolonele, majore e deri te kapitene. Disa nga gratë, të cilat aktualisht japin kontributin e tyre në FSK janë: Nita Vula (tetare, Deminere në Kompaninë e Deminimit), Jasmina SHabanovic (ushtare, detyra të përgjithshme në Kompaninë 2C të Batalionit të Dytë të Reagimit të Shpejtë), Valbona Kerolli (kapter, infermiere në Kompaninë e Mjekësisë), Manushaqe Nura (nëntogere, komandante Togu, Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë) e gra të tjera.

Në vitin 2017, sipas një raporti të publikuar, në Ministrinë e FSK-së janë 36 femra civile ose thënë në përqindje 27.69%, ndërsa në pozita udhëheqëse janë 9 gra në kuadër të numrit të përgjithshëm të stafit civil në MFSK. Ndonëse ky numër i grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës nuk është i kënaqshëm, kjo forcë ofron hapësirë të barabartë të të dy gjinive që të bëhen pjesë e saj. Pjesëmarrja e tyre është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për Forcën e SIgurisë së Kosovës. Ndërsa, vajzat në uniformë në MFSK janë 4 nga numri i përgjithshëm i stafit ushtarak. Ushtaraket në FSK mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si zëvendëskomandant, komandant kompanie, komandant togu etj. Ndërsa numri i oficereve ferma në FSK, është 22 ose 6.21% në kuadër të numrit të përgjithshëm të oficerëve në MFSK/FSK. Kurse, femra të uniformuara në FSK sipas gradave janë: 1 kolonel, 3 nënkolonel, 4 major, 5 kapiten, 6 toger, 3 nëntoger, 2 rreshter major, 12 kapter, 8 rreshter, 36 tetar, si dhe 120 në rangun ushtar, thuhet në raportin e publikuar.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar 13 vajza ushtarake dhe civile kanë pasur rastin të ndjekin trajnime jashtë vendit. Në raportin e fundit të pozitës së gruas në institucionet e sigurisë të vitit 2016, thuhet se numri i vajzave të dorëhequra në FSK, nuk konsiderohet i vogël, pasi Infrastruktura në disa kazerma të FSK-së nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për femrat në detyrë.

Edhe pse numri i grave në këtë forcë nuk është i kënaqshëm, megjithatë Kushtetuta e Kosovës përmes ligjeve të saj, përkatësisht nenit 3, garanton pjesëmarrje të barabartë të anëtarëve pavarësisht gjinisë apo etnisë.

Në vendet patriarkale, konkretisht në pjesën e Ballkanit Perendimor, puna në ushtri dhe në polici konsiderohet si punë për gjininë mashkullore dhe si jo e duhur për atë femrore. Këto gra jo vetëm që kryejnë punën e tyre, por ato edhe mbajnë mbi supe barrën e thyerjes së tabuve shoqërore dhe hapjen e rrugëve për vajzat e reja.

Emancipimi i grave në një shoqëri varet nga pjesëmarrja e tyre në fushën e sigurisë së vendit.

Referime

Shiko më shumë

Policia e Kosovës

Tags:

Forca e Sigurisë së Kosovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e vullkaneve aktivë në botëNamazi i SabahutGjallesat në zhdukjeAhmet KrasniqiSpanjaLidhëzat në gjuhën shqipeInsulinaFoljaDhelpraTurqiaForcat e Armatosura të ShqipërisëArti i RilindjesAli Pashë TepelenaAtomiUjëvarat e MirushësSemundja e malariasShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëNatriumiLiqeni i PrespësZef PllumiNeptuniBifurkacioniNgjyraPsikozaBeni ecën vetëTokaSintaksa e gjuhes shqipeShiu acidikKalendari katoliko-romak i shenjtorëveKanceriHëna e PlotëSkizofreniaKuvendi i ShqipërisëHashim ThaçiDita e TokësThonjëzatLista e bimëveZiadin SelaPlisi (lashtësi)Sindroma DownAthinaAutobiografiaHumanizmiMitologjia grekeTetovaRrotullimi i TokësAkiliJohnny SinsShtetet anëtare të Bashkimit EvropianAleksandri i MadhPërrallaHistoria HebrejeHolandaLibriLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneParahistoriaAfërditaPikëçuditsjaFjalë të urta14 vjec dhëndërÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriHistoria e TokësTrashëgimia kulturoreVitamina B12MasaSistemi i frymëmarrjesUlçera në stomakProdhimi i Brendshëm BrutoEzaniShumëllojshmëriaPingpongBusullaPolicia e KosovësNumrat e telefonit në KosovëBletaRomeo dhe Zhuljeta🡆 More