Galera (gr.
Shumë galera kanë pasur direkë dhe vela që i kanë përdorur kur erërat ishin të volitshme. Tipe të ndryshme të galerave kanë dominuar luftërat detare në Detin Mesdhe, që nga koha e Homerit deri në shekujt 15 dhe 16, kur u përhap përdorimi i artilerisë.
Galerat kanë luftuar në luftrat e Persisë së lashtë, Greqisë së lashtë, Kartagjenës dhe Romës deri në shekullin e 4. Pas rënies së Perandorisë Romake, galerat janë përdorur më pak në flotën bizantine dhe në flotat e trashëgimtarëve të tjerë të Perandorisë Romake, dhe në shtetet e reja myslimane. Shtetet mesjetare mesdhetare, sidomos republikat italiane detare duke përfshirë Venecien, Pisën dhe Gjenoën, kanë përdorur galerat deri kur man-of-war (nga ang. "njeriu-i-luftës", man-of-war ishin anije të armatosura me shumë topa dhe lëviznin me anë të velave) i ka bërë të vjetëruara.
Beteja e Lepantit (më 1571) ishte një nga betejat më të mëdha detare në të cilën galerat kanë luajtur rol të rëndësishëm. Galera vazhdoi të përdoret si një fuqi e madhe detare deri në futjen në përdorim të luftanije me vela dhe trup të gjerë në Mesdhe në shekullin 17. Galerat janë përdorur në një masë më të vogël deri me paraqitjen e motorrit me avull, kur do të hiqen plotësisht nga përdorimi.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Galera, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.