Me termin formati i datës nënkuptohet forma, në bazë të së cilës shkruhen datat e kalendarit.
Ky shkrim i datës bëhet më qëllim të regjistrimit të datave në regjistra special të seleksionuara sipas viteve, muajve dhe ditëve.
Për shkrimin e datës në botë janë krijuar shumë forma të cilat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Këto forma nuk mund të kombinohen në mes veti. Kështu p.sh. një datë e njëjtë e përdorur në gjuhën angleze në gjuhën shqipe mund të interpretohet me një kuptim tjetër. Për shembull forma e shkrimit të datës 01/02/03 mund të interpretohet në disa mënyra :
Për të arritur një bashkëpunim në këtë drejtim në mes të shteteve të ndryshme përkujdeset norma e standardizimit ISO, e cila ka mbështetjen e anëtarëve të saj.
Në tekstin e mëposhtëm është bërë përshkrimi i standardizimit të formave të shkrimit të datës sipas normave standarde të përcaktuara në ISO, të cilat në shumicën e rasteve janë edhe norma të standardeve të Shqipërisë.
Formatet e datave të shkruara në Shqipëri janë të bazuara në normën ?
Sipas normës së lartpërmendur, e cila përcakton përdorimin e formateve të datave, rekomandohen këto mënyra përdorimi:
Këtu mund të bëni një krahasimin me disa shembuj përdorimi:
Tabelat e mëposhtme pasqyrojnë disa shembuj formatimesh:
Treguesi i plotë | ||
---|---|---|
20050704 | VVVVMMDD | Formati bazë |
2005-07-04 | VVVV-MM-DD | Format i zgjeruar (me vizë ndarëse) |
Treguesi jo i plotë | ||
Një muaj i përcaktuar | ||
2005-04 | VVVV-MM | Formati bazë (me vizë ndarëse) |
Një vit i përcaktuar | ||
2005 | VVVV | Formati bazë |
V=Viti (Shifra e vitit) sipas kalendarit gregorian; M=Muaj (Shifra e muajit); D=Ditë (Shifra e ditës) | ||
Përveç kësaj janë përcaktuar të ashtuquajturat "tregues të shkurtuar" tek shifrat e viteve pshm. (VV-MM-DD). |
Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Bolivia, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Ekuadori, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Guajana, Holanda, Hong Kong (anglisht), India, Irlanda, Italia, Izraeli, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Makau, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Norvegjia, Paraguai, Peru, Polonia, Portugalia, Republika Çeke, Republika Dominikane, Rumania, Rusia, Shqipëria, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Tailanda, Turqia, Ukraina, Uruguai, Venezuela, Zelanda e Re, Zvicra.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Formati i datës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.