Etruskët: Popull i vjetër

Etruskë është emri që i është dhënë një populli të Italisë antike, banues të zonës së Tuskanisë, Umbrisë perëndimore dhe Lazios veriore.

Romakët u referoheshin atyre si Tusci ose Etrusci ndërsa grekët i njihnin ata si Tyrrhenianë. Etruskët, në gjuhën e tyre, e quanin veten Rasenna ndërsa vendin e tyre Rasna.

Etruskët: Popull i vjetër
Shtritja e civilizimit Etrusk dhe dymbëdhjetë qytetet e lidhjes etruske.

Civilizimi etrusk përfundoi me asimilimin e saj në Republikën Romake, në shekullin IV PK.

Kultura e identifikuar si etruske u zhvillua në Itali pas viteve 800 PK. Në shtrirjen më të madhe, gjatë periudhës së krijimit të Romës dhe Mbretërisë Romake, civilizimi etrusk lulëzoi në tre konfederata të qyteteve: të Etrurisë, së Luginës Po me Alpet lindore, dhe të Latiumit dhe Kampanias. Pas vitit 500 PK, fati politik i Italisë u mor nga duart e Etruskëve, por rënia ishte graduale, me qytetet e fundit etruske të përvetësuara nga Roma, rreth vitit 100 PK.

Gjuha etruske dhe etimologjia

Etimologjia

Etruskët besohet se flisnin një gjuhë jo ind-evropiane, dhe besohet që ka qenë e lidhur me ato që njihen si gjuhët e familjes Tyrseniane, e cila është një familje e gjuhëve të izoluara. Qe prej Rixit (1998), pranohet gjerësisht se gjuhët e familjes Tyrseniane, gjuha Raetike dhe ajo Lemniane janë të lidhura me gjuhën Etruske.

Nuk ekziston ndonjë etimologji për Rasna, emrin me të cilin etruskët i referoheshin popullit të tyre, megjithatë, linguisti italian Massimo Pittau ka propozuar kuptimin "të rruar" ose "të pa mjekër", duke mbështetur kështu mendimin e autorit dhe koleksionuesit të figurave antike, Paolo Campidori. Etimologjia Tuski bazohet në thënien në Tabletën e tretë Iguvine, ky një burim i rëndësishëm i gjuhës Umbrike. Fraza është turskum ... nomen "Emri Tuskan", nga e cila rrënja *Tursci mund të rikonstruktohet. Një hipotezë tjetër mjaft e njohur thotë se *Turs, së bashku me fjalën latine turris "kullë", rrjedhin nga greqishtja τύρσις. Bazuar në këtë teori, tuskët ishin "njerëz që ndërtonin kulla", ose "kullë-ndërtuesit". Kjo e fundit është një hipotezë mjaft e lashtë, madje Dionisi i Halikarnës shprehej se "Nuk ka arsye pse grekët nuk duhet t'i quanin ata nga ky emër, për shkak të mënyrës së tyre të jetesës në kulla dhe nga emri i njërit prej sunduesve të tyre."

* Philipp Ammon: ''Ruma Rasna – Die etruskischen Wurzeln Roms''. http://www.academia.edu/28000848/Ruma_Rasna_Die_etruskischen_Wurzeln_Roms


Tags:

Italia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Roma e lashtëTeatriRajoni JuglindorPashallëqet shqiptareMuzika shqiptareLista e lumenjve në ShqipëriAtomiRuandaSëmundja infektiveSheshi i Skënderbeut (Shkup)ShpendëtSeladiniPenicilinaViolinaForcat e Armatosura të ShqipërisëHarta e BotësUjiPërcaktoriEnergjia e erësMali i DajtitThethiBylisiTemperaturaGjeometriaMiniera e TrepçësDaulljaGreta ThunbergNdotjaKategoria SuperioreTeuta e IlirisëKarnavali e PolenësEkologjiaTrekëndëshiEnergjiaKalendari katoliko-romak i shenjtorëveMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutAli Baba dhe Dyzet HajdutëtSistemi i frymëmarrjesAli AhmetiShqipëria OsmaneLuljaBiosinteza e proteinaveMuri i Madh KinezUlqiniGjendja agregateEnergjia e brendshmeMitologjiaSëmundjet e zemrësKarnavaletDisleksiaMargarita TutulaniKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipePunime artizanalePlazma e gjakutElektromagnetiADNKokainaOrgazmaDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveNdryshimet klimatikeKubi (gjeometri)PukaPiter PanEmriMëlçiaPikësimiPirro DhimaLigji i ArkimeditHerodotiDramaHolokaustiGreqia e lashtëReal Madrid C.F.Albert AjnshtajniMalësorjaZejtaria në Kosovë🡆 More