Et'hem ose Etëhem Haxhiademi (Elbasan, 8 mars 1902 - Burgu i Burrelit, 17 mars 1965) ishte arsimtar, nëpunës, shkrimtar, nëpunës dhe veprimtar politik i Ballit Kombëtar.
Ethem Haxhiademi | |
Emri | Ethem |
Mbiemri | Haxhiademi |
Lindur më | 8 mars 1902 |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | shkrimtar |
Leu më 8 mars 1902 në Elbasan, i biri i Emin Haxhiademit. Në një letër që i ka dërguar më 9 prill 1938 Lasgush Poradecit me titullin "Shënime mbi jetën t'ime" shkruan:
«Im at, Emin Haxhiademi, aktiviteti patriotik i të cilit fillon qysh me 1877, d.m.th. përpara Kongresit të Prizrenit (sikundër asht permendun dhe nga komisioni i 25-vjetorit në jetëshkrimet e patriotëve të cilët nuk u botuen nga qeverrija) njihet n’Elbasan si bashkëpunëtor i ngushte i Kristoforidhit dhe i dyti patriot mbas atij në vjetërsi në këtë qytet. Prej t’im eti kam mësue mbshehtazi gjuhën shqipe përpara shpalljes së Hyrrietit dhe, kur u hap e para shkollë shqipe n’Elbasan mbë 1908, kam qenë i pari nxënës që u shkrue n’atë shkollë. (Shkolla e parë shqipe asht hapun me inisiativen e disa patriotëve elbasanas ne krye të të cilëve ka qenë im atë. Kam edhe origjinalin e telegramit të urimit qi i bante asi kohe nga Londra Faik bej Konica dhe pergjigjen qi i ka dhanë im atë). Si gjithë ata qi merreshin me çashtjen shqiptare dhe im atë përdorte të gjitha librat, revistat e gazetat shqipe qi ishin botue n’atë kohë te rregullueme në nji odë të posaçme ku unë rrija shpesh herë mbasi nxuna shqipen dhe ushqehesha me ato botime të vorfëna por mjaft të pasuna për atë kohë dhe për moshën time të ngjomë.»
I ndikuar që në vogëli prej letrave shqipe, në po këtë letër përcjell edhe mbresën ndikuese që i kishte lënë drama Besa e Sami Frashërit.
Me të mbaruar Normalen e Elbasanit, më 1919 shkoi në Lecce të Italisë për të përgatitur vitin e katërt të gjimnazit, nxuri latinishten dhe i ndollën interesin "Bukoliket" e Virgjilit. Klasat e epërme të gjimnazit i ndoqi në Tirol të Austrisë, ku kreu edhe maturën. Më 1924 nis studimet në Berlin për Shkenca Politike sipas porosisë së familjes.
Në qeverinë Vërlaci, do të punonte drejtor i Zyrës së Enteve Lokale në ministrinë e Brendshme drejtuar nga Maliq bej Bushati. Ka qenë ndër vëzhguesit e takimit përgatitor që u mbajt në shtëpinë e Ihsan Toptanit në Tapizë mes palëve të ndryshme politiko-ushtarake të rezistencës shqiptare. Pas hyrjes së regjimit komunist, ishte kryetar i degës së Lidhjes të Shkrimtarëve në Elbasan.
Haxhiademi gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte me Ballin Kombëtar dhe me Mit'hat Frashërin, prandaj pas luftës, më 1947 u arrestua dhe u dënua me vdekje. Me ndërhyrjen e Aleksandër Xhuvanit iu fal jeta, mirëpo mbeti në burg ku vdiq disa muaj para se të përfundonte dënimin.
Ndër veprat:
5. "Shpend Sollaku Noé " Lyra" - Etëhem Haxhiademi dhe sizma në hiearkitë letrare të kombit https://gazetadielli.com/?s=sollaku+haxhiademi
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Et'hem Haxhiademi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.